7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizreni hambar i Republikës së Kosovës

Nga Shani Berisha

Vetëm kur dëgjohet emri i qytetit të Prizrenit për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat e kombit është mëse e diturë se bëhet fjalë për qytetin ma të bukur dhe më të begat për të kaluarën e tij historike shqiptare.

Prizreni si vendbanim nuk mund të kuptohet vetëm si qytet i Lidhjes së vitit 1878, historia e themelimit dhe egzistimit tij datonë që nga koha e dardanëve e më herët.Pastaj, Prizrenin duhet ta kuptojmë edhe si qytet i kohërave të Perendorive: Romake, Bizantine e Osmane,pra si vazhdimsi e egzistimit të tij nëpër vite e shekuj.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të pasqyrohet e kaluara historike e këtij qyteti, që nga lashtësia e këndej, por kësaj radhe dëshirojmë që t’i mbesim besnik titullit të këtij shkrimi.

Kontributi i prizrenasve si përpjekje e përgjithëshme e qytetrave të Kosovës pë liri e pavarësi

Në të gjitha periudhat dhe ngjarjet e historiesë së re të Kosovës, në përpjekjet e saja për liri e pavarësi,kontributi i prizrenasve ka qenë koherent si përpjekje e përgjithëshme e çytetarve të repuplikës së Kosovës.

Kujto:
1. Periudhën e pasë luftës së Dytë Botërore-Informbyron-.
2. Periudhën e Rankoviqit(Cicës në Prizren) shpërngulja e Prizrenasve për në Turqi.
3. Periudhën e demonstrateve të vitit 1968.
4. Periudhën e demonstratave të vitit 1981.
5. Periudhën e organizimit të veprimtarive ilegale
6. Periudhën e demonstartave të viteve 1988/89.
7. Periudhën e organizimit paqësor politikë e luftarak të viteve 90.
8. Periudha e themelimit dhe organizimit të celulave të UÇK-së.
9. Periudha e krijimit të shtabit lokal dhe brigadës 125 me miratimin e Shp të UÇK.s.
10. Periudha e pasë luftës 1998/99 dhe pluralizmi politikë.

Në të gjitha këto periudha e ngjarje të lartëcekura të historisë së re të Kosovës,angazhimi ,përpjekja dhe sakrifica e Prizrenasve për asnjë moment nuk ka munguarë, për secilën perudhë të këtyre mgjarjeve, numri i emrave të Prizrenasve paluatshëm e me shumicë qëndrojnë me dinijtet , faqebardh e kokëlartë si kontribues për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.

Pse Prizreni hambar i Republikës së Kosovës?

Jo vetëm për nga e kaluara historike,por edhe nga begatit ekonomike ,tregtare e biznisore, si dhe nga vyrtytet tjera civile e kulturore, qytetit i Prizrenit është për tu lakmuarë. Si që janë:

1.Pozita gjeografike
2.Tradita për punë
3.Urtësia,mirësjellje,dhe respekti për të tjerët
4.Bashkjetesa me komunitetet.

Këto cilsi e vyrtyte qytetin e Prizrenit e kanë bërë dhe e bëjnë të veqantë si qytet i bukur buzë lumbardhit e nënkalës historike.

Por lindë pyetja ?: Ata që sot çeverisinë me Kosovë sa janë duke i respektuarë dhe vlersuarë këto vlera e vyrtyte të Prizrenasve, e vërteta tregon se fare hiqë !!!..Ata që sot janë në kupolën e politikës Kosovare, jo vetëm që nuk i kanë vlersuar ose qmuarë këto vyrtyte ,por përkundrazi prej stilit të kapadaive e kapobandave kanë shkelë rëndë mbi këto vlera e vyrtyte të qmuara .Arsyet se pse konsiderojm se Prizreni është shfrytëzuar nga partitë dhe personat politikë vetëm si hambar për ti plotësuar egot dhe qëllimet e tyre personale e bazojm në këto të vërteta.
1.Shiko përfaqsimin e Prizrenasve nëpër strukturat qëndrore të partive
2.Shiko përfaqsimin e Prizrenasve nëpër organet e çeverisè së Kosovës
3.Shiko përfaqsimin e Prizrenasve nëpër organizatat dhe agjensit e ndryshme.
4.Shiko Përfaqsimin e Prizrenasve nëpër Ambasada dhe Konzullata.
5.E qka tjetër jo përfaqsim të Prizrenasve të shikojm .

Pra askund bash askund, qytetari i Prizrenit i cili i ndejti besnik kontributit për liri e pavarësi të Kosovës, sot plotësisht është i injoruar i nënqmuar e ndoshta edhe i poshtruar,nga ata që dëshmuan dhe po dëshmojn se nuk dojnë ti vlersojnë këto kondribute, nuk munden ti kuptojnë pranojnë vlerat e trashiguara Prizrenase,ata që nuk ditën dhe nuk mundën ta bëjnë këtë, ata pa rreshturë shkelën dhe po shkelin mbi këto vlera dhe vyrtyte të qutetarve të Prizrenit historikë.

Besojmë se ka ardhurë koha që Prizrenasit të thonë mjaft më.

Më Shumë

Lajmet e Fundit