10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pse dhe si dështuan veteranët e UÇK-së në Vërri

Shani Berisha

Në historinë e popullit shqiptarë Ushtria Clirimtare e Kosovës padyshim që do të mbetetë si organizata më e organizuar luftarake, e cila platfotmën e vetë çlirimtare e shtriu dhe koordinojë në tërë territorin e Kosovës. Si pjesë unike gjeografike e këtij unifikim e koordinimi ishte edhe treva e Vërrinit, në kufijt administrativ të Komunës së Prizrenit, gjithmon si unifikim e koordinim e udhëhequr nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës. Fillet e lidhjeve dhe të koordinimit për organizimin dhe shtrirjen e frymës çlirimtare për lirinë e Kosovës në trevën e Vërrinit ishin veprimet e vazhdueshme të djemëve e vajzave të kësajë treve nëpër vite e dekada, deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

E vërteta e organizimit UCK – së, në Vërri.
E vërteta mbi themelimin, orgamizimin, zhvillimin dhe funksionimin e UCK-së në Vërri është e mbështeturë në këto fakte, që nuk ka forcë që mundë t’i mohojë:
1. Në vazhdimësi në vite e dekada djemët e vajzat e Vërrinit ishin si pjesë e pashkëputur e veprimtarive politike e ushtarake për çlirimin e Kosovës.
2. Në lidhje e koordinim me përfaqësuesit qëndror të UCK-së , në vitet 1996 / 97 në Vërri u themeluan celulat e para të UCK-së
3. Në Prillin e vitit 1998 me Vendim të SHP të UCK-së formohet Shtabi Lokal i UCK-së për Komunën e Prizrenit (SHLP) me pikë vendosje në Vërri gjegjësisht në fshatin Jeshkovë

4. Nga Prilli e gjerë në Korrik 1998 nën komandën e SHLP uniformohen mbi 600 luftëtar nga të gjitha fshatrat e Vërrinit (Shënimet e faktet janë).
5. Në mesin e muajit korrik1998 , si platformë organizative e SHP të UCK-së, themelohet brigade 125 e definuar me të gjitha nivelizimet e organizimit ushtarak të saj.

6. Me vendim të SHP të UCK-së pika e vendosjes së brigadës 125 mbetetë në Vërri gjegjësisht në fshatin Jeshkovë.
7. Nën komandën e Brigadës 125, mbi 600 djemë e vajza të Vërrinit, pas përgatitjeve ushtarake dhe konfrnontimit dhe përleshjeve të kohë pas kohshme me forcat policore – usharake serbe, prej 1 e deri më 5 shtator të 1998 luftuan guximshëm, heroikisht kundër forcava të armikut, me vendim luftë deri në vdekje, ku si përfundim i kësajë beteje në altarin e lirisë ranë shumë djem të kësajë treve.

8. Pas luftimeve dhe Betejes së Shtatorit 1998, djemët e vajzat e Vërrinit në pamundësi të rrethanave për të vepruar në Vërri, përkohësisht kalojnë në territorin e Shqipërisë ku pa ndërprerje vazhdojnë angazhimin e tyre luftarak deri në çlirimin e Kosovës.
Faktet e paraqitura në këtë shkrim për veprimtarin e UCK-së në Vërri, mund të konsiderohen vetëm si fakte bazike, kjo e vërtetë nuk mund të përfundojë vetëm me kaq.

Mbështetur në këto fakte e dëshmi mbi UCK-në në Vërri , besonë dikush (që i ka vetëm dy kokrra mend) se Komisioni Qeveritar për verifimin dhe kategorizimin e e luftarve nuk e bëri punën e djallit, kur nga kjo trevë (Vërrini) nxorri vetëm 80 lufëttar me status të Veteranit.

Kush duhet të ndjehet jo mirë për këtë padrejtësi ndaj luftëtarve të Vërrinit.
Ata të cilët paturpësisht shkelën me apo pa vetëdije mbi mundin e sakrificën e djemëve e vajzave luftëtar të UCK-së së Vërrinit, herët a vonë do të marrinë dënimin e merituar, e këta janë :

1. Përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithëshëm të UCK-së të cilët e kan diturë të vërtetën mbi UCK-në, në Vërri.
2. Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Verifikimn e kategorive të dalura nga lufta, të cilët u pah se bënë punën e djallit.
3. Përfaqësuesit ( si pjesë e komisionit) nga brigata 125 e trevës së Vërrinit, të cilët në pesëmbdhjetë vjetshin e fundit kanë tundur mjetet e informimit me intervista trimërie e burrëri, dhe tani na del e vërteta se, jo që nuk e paskan kuptuar ligjin mbi kategorit e daluara nga lufta , por as që e paskan lexuar atë ligj.
Një përpjekje për përmisimin e gabimit.

Mundësia për përmisimin e gabimit është e atyre që vetë e bënë këtë gabim, ata që e bënë këtë padrejtësi me djemët e vajzat e Vërrint, është koha e fundit që më rastin e shqyrtimit të ankesave , ta pyesin vetveten, ta dëgjojnë zërin e arsyes, e padrejtësin ndaj djemve e vajzave të Vërrinit ta përmisojnë dhe ta shëndrrojnë në drejtësi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit