14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Pse do të rrëzohet qeveria e Ramushit?

RESHAT SAHITAJ

Kosova është shteti i parë në botë ku qeveria nuk ka jetë të gjatë. Iniciativat për rrëzimin e qeverisë dalin nga partitë politike opozitare të pakënaqura jo nga puna e qeverisë, por nga karrierizmi i disa liderëve, të cilët me çdo kusht duan të jenë në ballë të shtetit, si dhe faktorë të tjerë të fuqishëm, pa të cilët liderët nuk do të ishin liderë. Pse rrëzohet një qeveri? Në shtetet primitive të porsadala nga kolonializimi qeveritë rrëzoheshin pasi që në krye të tyre vinin ish- bashkëpunëtorët e vendeve kolonialiste, e veprimtarët e shquar të pakënaqur e shfrytëzonin popullin dhe e rrë- zonin qeverinë. Këtij procesi i ndihmonte edhe faktori tjetër, ku Fuqitë e Mëdha, si Rusia, Franca, Anglia e SHBA-ja, dëshironin që në krye të shteteve të pavarura të shtrinin ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Kemi shumë raste kur një shtet i pavarësuar nga një fuqi të bjerë nën ndikimin e një fuqie tjetër ose përsëri t’i nënshtrohet të njëjtit shtet, por në formën bashkëkohore. Çka nënkuptojmë me formën e nënshtrimit bashkëkohor? Kjo nënkupton se i njëjti shtet që deri dje e kishte koloni tani në shtetin e pavarë- suar bën ndryshime në sistemin e qeverisjes duke i futur marionetat e veta në qeveri që paraprakisht kanë nënshkruar fshehtas eksploatimin e pasurisë nëntokë- sore dhe mbi tokësore. Shtetet e formuara në ketë mënyrë pushtuesin e djeshëm nuk e quajnë pushtues, por mik që u ndihmon në zhvillimin ekonomik dhe politik. Pas prishjes së BRSS dhe daljes nga Pakti i Varshavës u krijuan edhe disa shtete të reja mbi të cilat nuk mungoi imponimi i shteteve të fuqishme që të shtrinin ndikimet e veta si në ekonomi, politik dhe në strategjinë ushtarake. Sistemi i ri botëror që të vetëvendosin popujt më shumicë aty ku jetojnë u ka dhënë mundësi të shumta popujve që të çlirohen nga kolonialistët e veçmas nga diktatura komuniste. Në këtë mënyrë shpartallohet edhe Jugosllavia bashkë më Bashkimin Sovjetik, duke u dhënë hapësirë për krijimin e shteteve të reja e në mesin e të cilave është edhe Kosova. Për t’u shkëputur nga robëria është e nevojshme që të gjendet një shtet i fuqishëm si aleat, pa të cilin aleat nuk fitohet pavarësia, edhe pse vriten mijëra miliona njerëz. Ka shumë shembuj në botë që popujt kanë bërë luftëra të tmerrshme për liri ku kanë pësuar me miliona viktima, por ende nuk e kanë fituar pavarësinë. Fati i shqiptarëve është që ne si aleat e kemi SHBA dhe Evropën, pa të cilët shqiptarët nuk do jetonin të çliruar nga okupimi serb. Nga kjo nuk duhet të nënkuptojmë se Serbia është ushtarakisht më e fortë, por serbët gjithmonë e kanë pasur përkrahjen e Rusisë, e cila e ka krijuar artificialisht Malin e Zi mbi tokat autoktone shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim se çdo luftë në botë fillimin e ka të baza materiale, ndërsa si pretekst dhe nxitje për luftë e përdorin nacionalizmin. Nuk duhet pasur asnjë dyshim se pas çdo okupimi, shteti armik para se të largohet i ka lënë spiunet e vetë në mënyrë që ata herdokurdo t’i përdorin për interesa të veta, sepse asnjë pushtues nuk heq dorë nga tokat e pushtuara më parë. Shërbëtorët e tyre edhe nëse dëshirojnë të radhiten në krahun e shtetit të pavarur nuk kanë mundësi, ngase Serbia i mban peng me dosjet për veprat antishqiptare që ata dhe prindërit e tyre kanë bërë gjatë kohës së okupimit. Kosova është e mbushur më dosje të tilla dhe kjo është arsyeja pse në Kuvendin e Kosovës nuk kërkohet Ligji për lustrim, apo më thjesht Ligji për zbardhjen e dosjeve gjatë sistemit gjersa Kosova ishte nën okupimin serb. Një pjesë e madhe e personaliteteve politike sot janë në qeveri dhe në kuvend, të cilët janë pengesa kryesore për aplikimin e Ligjit për zbardhjen e dosjeve të UDB-së. Kjo është pjesa e cila më çdo kusht tenton rrëzimin e qeverive tona kurrë pa i mbushur katër vjet.

Kush fiton me rrëzimin e qeverisë?

Tani, nuk bëhet fjalë për qeverinë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, por për të gjitha rrëzimet e qeverive tona që janë bërë në Kosovë. Qeveritë tona rrëzohen për të shkatërruar imazhin e shtetit tonë, që t’ia konfirmojmë propagandës së diplomacisë të Beogradit, se ne shqiptarët ende jemi të paaftë për të ndërtuar shtet të mirëfilltë. Edhe pse u rrëzuan qeveritë tona, kurrë deri sot nuk kishte ndryshime rrënjësore për mirëqenien e popullit tonë, ose ndryshime lidhur më forcimin e shtetit dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës të rënë në fund të pusit. Kot ne i rrë- zojmë qeveritë njërën pas tjetrës, sepse kurrfarë ndryshime pozitive nuk ndodhin, madje punët na shkojnë edhe më keq. Kujt i konvenon rrëzimi i qeverisë? Mendoj se në këtë lojë debile dhe tragjikomike më së shumti përfiton politika e Beogradit. Imagjinoni që deri vonë e tërë bota Millosheviqin dhe Serbinë e konsideronin kriminel e popullin shqiptar viktimë, ndërsa tani po ndodh krejt e kundërta. Si ka ardhur që sot shqiptarët e Kosovës të konsiderohen të parehatshëm e serbët të fitojnë simpatinë e botës?! Kjo përmbysje e opinionit botëror ka ardhur nga vetë ne shqiptarët. Ne jemi ata që në të gjitha institucionet i kemi punë- suar ish-bashkëpunëtorët e UDB-së, duke i lënë strehë mbi kokë luftëtarët e lirisë. Ne jemi ata që nga një aktivist i thjeshtë i para luftës i kemi shndërruar në heronj dhe e kemi ngritur numrin e veteranëve pafundësisht deri sa edhe fëmija i porsalindur të vitit 1998 është bërë veteran. Ne pasi jemi bërë ministër apo deputet kemi vjedhur pasurinë tonë. Ne nuk i respektojmë ligjet e shtetit tonë dhe shumë veprime tjera të dëmshme që kanë ndikuar humbjen dhe prishjen e imazhit të shtetit tonë. Ne nuk duhet që për të gjitha të këqijat ta akuzojmë Serbinë. Serbia e ka për detyrë e madje me Kushtetutë të tyre që të destabilizojnë pavarësinë e Kosovës, mirëpo shtrohet pyetja pse deri sot asnjëra nga qeveritë tona të rrëzuara e të kapura kurrë nuk ndaluan tregtinë më Serbinë ?! Pse asnjëra qeveri e jonë kurrë nuk e akuzoi Serbinë për masakra që ushtria e tyre ka bërë në Kosovë ?! Pse asnjëra qeveri kurrë nuk bëri asnjë hap për të kërkuar dëmshpërblim nga Serbia për vrasjet mbi popullin shqiptar ?! Pse asnjëra qeveri kurrë nuk e pengoi Serbinë që të kërkonte kushte super speciale për serbet që jetojnë në Kosovë e që nuk i kanë shqiptarët. Pse asnjëra qeveri kurrë nuk u kujdes për kthimin e 20 mijë shqiptarëve në vendbanimet e tyre në Mitrovicën Veriore ?! Pse asnjëra qeveri kurrë nuk kërkoi zbardhjen e dosjeve të UDB-së ?! Pse…, ka edhe shumë pyetje tjera që mbesin pa përgjigje.

Pse të rrëzohet qeveria e Ramushit pa pasur nevojë?

Rasti më tragjik për fatin e Kosovës është dëbimi i gjashtë gylenistëve, që Kosovën e ka larguar nga Bashkësia Evropiane me dekada. Ky rast do të shënohet në analizat perëndimore si kufiri që deri ku dhe sa duhet t’i besojnë shqiptarëve. Nga ky rast, Kosova radhitet në krahun kundër aleatëve tanë që na çliruan. Nuk ekziston asnjë argument tjetër që mundemi të arsyetojmë, se pse Kosova u tregua mosmirënjohës ndaj Amerikës dhe Evropës. Kosova e ka edhe një shans të vetëm për t’u arsyetuar se vendimi për dëbimin e 6 gylenistëve ishte kryer nga disa personalitete politike e të cilët duhet të dënohen me burg. Shkarkimi i tyre nga postet që i kanë pasur nuk është e mjaftueshme, sepse këta kanë bërë tradhti ndaj shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës, cilado qoftë ajo, në të tashmen apo të ardhmen, duhet të deklarohet haptas se është pro amerikane apo pro islamiste me Erdoganin. Nuk mund të mashtroni as amerikanet e as evropianet kur gjatë takimeve me ata u thoni se jeni pro-perëndimorë, e kur takoheni me turkor-arabët u flisni se ne jemi myslimanë. Erdogani i paguan me para kesh bashkëpunëtorët, ndërsa euroamerikanët investojnë në fabrika dhe zhvillimin e mirëqenies se popullit. Qeveria duhet të zgjedhin: me Erdoganin bëheni milionerë e me Perëndimin e zhvilloni Kosovën. Me Erdoganin do e humbim edhe këtë pavarësi të brishtë, e me Perëndimin e forcojmë shtetin. Qëndrimi i Ramushit në krye të qeverisë është duke e penguar dukshëm politikën e Beogradit për shumë shkaqe. Fillimisht Ramushi ka shpërbërë grupin negociator dhe në krye të këtij grupi e ka emëruar Avni Arifin, i cili është një djalë që me Serbinë nuk bën kompromis. Negociatorët tjerë të qeverive tona kurrë nuk janë treguar efikas dhe në çdo takim ata i kanë dhënë hapësirë Serbisë që më shqiptarët të luajnë sipas qejfit të tyre. Grupi negociator i asaj kohe e ka krijuar Asociacionin e Komunave Serbe me një status të barabartë më shtetin e Kosovës, që sipas asaj marrëveshje serbët e kanë krijuar një shtet në shtet. Rrëzimi i qeverisë së Ramushit do t’i përshtatej shumë Serbisë, sepse Avni Arifi do shkarkohet e në vend të tij do të vijë pa dyshim Blerimi me Editën që nga asgjë krijuan pasuri përrallore. Rrëzimi i qeverisë së Ramushit do t’i lejonte krijimin e kushteve më të mira për serbët e Kosovës që nuk i kanë as serbet e Beogradit, sepse në grupin negociator do të jenë ish-bashkëpunëtorët e sistemit okupues. Ka edhe shumë fakte të tjera që janë për t’u cekur, por do i vërtetojmë me kalimin e kohës. Shpresoj që shqiptarët të pajtohen njëherë e përgjithmonë që të jenë shtetformues e jo shtetshkatërrues.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Lajmet e Fundit