16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Qeveria e ardhshme, pa dosje kriminale

Seremb Gjerigji14-03Shkruan: Seremb Gjergji

Shiu i nëntorit duke se ka qenë i bereqetshëm, pasi që ‘solli’ krijimin e koalicionit më të qëndrueshëm në 15 vjetët e fundit në Kosovë, por edhe në Ballkan. Një Qeveri që në Kuvend i ka mbi 81 deputetë. Tash kërkoj që të ofrojnë mençuri dhe urtësi dy liderët z. Thaçi dhe z. Mustafa në përzgjedhjen e njerëzve për postet udhëheqëse!

Kërkoj, lutem dhe shpresoj që do të krijonë një Qeveri që përfaqëson interesin nacional, e cila nuk ka dosje kriminale dhe që përfaqëson të gjitha etnitë në Kosovë; ndër ta edhe shqiptarët katolik.

Më kujtohet gjatë luftës kur numëroja rreth 7% të luftëtarëve të UÇK-së ishin shqiptarë të besimit katolik – kjo tash duhet të reflektoj edhe në institucionet qeveritare në Kosovë. Mos e harroni jetën, trupin dhe shëndetin që dhanë këta djem e vajza? Mjaft janë harruar deri me tash! Uroj që ka ardh koha e ndryshimeve.

Kosova duhet dhe besoj, se do ta ketë një Kryeministër pa dosje kriminale, pa lëndë të proceduara në Gjykatë. Do të jetë IMAZH-i më i mirë që do të ketë Kosova. Një Kryeministër që ndër të tjera edhe rrjedhshëm flet anglisht. Ai apo Ajo, do t’ia hapë Kosovës portat dhe do të bëjë që më në fund vendi ynë ta zë vendin e tij në mes kombeve. Të gjithë liderët botërorë do të donin ta takonin, ta dëgjoni dhe ta ndihmonin një Kryeministër të Kosovës pa dosje. Andaj, mos ia mbyllni portat Kosovës me një përzgjedhje interesi? Udheheqësit tjerë nuk do t’iu takojnë, sepse mbrojnë parimet mbi të cilat kanë ardhë në atë post; por mbi të gjitha reputacionin dhe kredibilitetin e tij personal dhe atij nacional.

Krijojeni një Qeveri të shëndoshë pa abuzime dhe akuzime. Një Qeveri e cila pikë së pari mbron interesin e qytetarit të Kosovës. Një Qeveri që krijon perspektivë për gjeneratat e reja deri në 35 vjet që përfaqësojnë 73% të popullsisë. Hapeni perspektiven për të gjithë. Kosova ka nevojë për integrim në BE, e jo që të rinjtë të marrin rrugën drejt Sirisë. Basta, basta!

Një Qeveri e fortë e ndalon emigrimin ilegal në BE, migrim ky që rregullisht vë në pikëpyetje institucionet e sigurisë. Institucionet e Kosovës duhet ta zhvillojnë, avancojnë dhe përparojnë popullatën e vet – e cila është me e reja në Evropë.

Tash është shanca ! Aleatët tanë po na thonë rregullisht se i kemi të gjitha mundësitë të prosperojmë – andaj shfrytëzojeni këto mundësi? Tregojini botës se e keni përnjëmend. Punoni që fjalët e ambasadores amerikanë, mos të dalin të vërteta. Populli i Kosovës nuk e meriton varfërinë, padrejtësinë dhe përbuzjen, por ta kenë dhe ta përjetojnë shancën, zhvillimin, avancimin dhe perspektiven pa dallim. NE meritojmë më mirë!?

Më Shumë

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Dhimbja

Lajmet e Fundit