7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ramush Haradinaj heq dorë nga Kryeministri, dhe “përplase” përfundimisht Thaçin në opozitë!

AstritGashi-gazetarShkruan:Astrit Gashi
Ramush Haradinaj, duhet të tregojë lidership dhe të dëshmojë se e mendon Kosovën më shumë se pozicionin e tij, duke hapur rrugë për zgjedhjen e qeverisë së Kosovës nga LAN, edhe me kushtin që ai të mos jetë kryeministër.

Haradinaj ndonëse i përzgjedhur për kryeministër me shumë vullnet dhe pas asnjë kushtëzim nga të gjitha partitë përbërësë të bllokut, tash e ka mundësinë e vetme që këtë “nder” e “rrespekt” i cili i është dhënë- ta kthej prapa, për hatër të vendit.
Gjatë këtyre më shumë se 5 muajve prej se është formuar fillimisht blloku politik LAN pastaj më një marrëveshje me VV-në edhe LVAN, në vazhdimësi janë krijuar përveçse pengesave të vendosura haptazi nga PDK-ja, edhe rrethana të reja- politike të brendshme dhe të jashtme.
Tashmë është e qartë që LVAN-it i janë paraqitur aq shumë pengesa sa që ai e ka thjeshtë të pamundur me ardhë deri te mundësia për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Është kjo hera e parë pra në historinë e re të Kosovës, që në kombinim koalicionit qeverisës i mbetet vetëm një post, ta quajmë i madh, ai i Kryeministrit dhe me këtë edhe Qeverisë së Kosovës. Deri më tani, dhe kështu ishte edhe me qeverisjen e fundit, partitë qeverisëse ndanin mes vete kryetarin e shtetit, kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Sot kjo nuk është e mundshme, dhe një Gjykatë Kushtetuese e cila pa asnjë dyshim ka marrë dy vendime shumë të kontestueshme, nuk do të jap përgjigje tjetër.

Puna pra ka ngecur të ridefinimi i marrëveshjes se LAN-it dhe te ndryshimet këtu- posaçërisht për pozitën e Kryeministrit.

Këtu Ramushi ka një mundësi politike, e cila është shumë me vlefshme se pozita e Kryeministrit. E ka mundësinë për ta krijuar një rrëfim i cili do ta formësoj karrierën e tij politike.
Ramush Haradinaj, nuk duhet që vet ta ndjek rrugën e atij që po don me e largu nga pushtetit. Rrugën e Hashim Thaçit e PDK, që kursesi nuk po pranojnë të lëshojnë pushtetin.

Haradinaj duhet sot të dëshmojë se e ka seriozisht në dëshirën e tij për të ndërruar pushtetin, dhe se këtë konstatim nuk e ka thjesht vetëm një maskë përmes së cilës dëshiron që ta merr pushtetin.
Dyshimet në këtë drejtim tashmë ekzistojnë- por atyre duhet t’ju bie shuplakë vetë Haradinaj.

Ai duhet të ofrojë para partnerëve të tij që heqë dorë nga pozita e Kryeminstrit, nëse kjo është ajo që duhet për të ndërtuar një qeveri të re në vend- tashmë sa më parë.Dhe këtë i përket Haradinajt që ta thotë vetë. T’ja thotë vet Isa Mustafës e Fatmir Limajt dhe me këtë ta njoftoj edhe Albin Kurtin.

Nëse Haradinaj pret që këtë temë do ta hap , tjetri, në këtë rast Isa Mustafa (Limaj thjesht nuk paraqet një pikë thyese apo kthyese), e ka gabim. Mustafa thjesht sot e ka të pamundur ta bëjë këtë, sepse i duket sikur po bënë tradhëti dhe sikur me ketë ai po e prish koalicionin.

Bisedën pra duhet me e hap Haradinaj- sepse vetëm kështu nga ajo krijohet një vlerë. Heqja dorë nga pozita, dikujt mund t’i duket dhe një padrejtësi, por liderët e burrështetasit janë lindur edhe si produkt i padrejtësive personale, për një të mirë më të madhe të vendit.

Haradinaj, sot si kryeministër i përzgjedhur nga LAN-i, duhet t’i mbledh “ministrat” e tij dhe t’ju thotë vetëm një fjalë: unë tërheqëm nga pozita, që PDK-në dhe Thaçin ta dërgojmë në opozitë.
Të kapërcejë pra nga një kryeministër në dëshirë- në një burrështetas. Kapërcim të cilin Thaçi nuk arriti ta bëjë deri në fund- edhe pse të gjithë ja kërkuan.Nesër mund të jetë vonë- dhe historia në këto gjëra di të jetë e pamëshirshme!/Gazeta Blic/

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Lajmet e Fundit