13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Reflekto, o Isë!

Albrim Badallaj

Mbi pjekurinë politike, mungesën e përgjegjësisë dhe izolimin..

Pjekuria politike e liderëve botëror vërehet nëpër takime me presione të larta e shumë-palëshe. Të tillë kanë qenë presidenti i Francës Zhak Shirak e kancelari gjerman Gerard Shroder, në bisedemet jetike për zgjerimin e BE-së, në samitin e Nyonit. Interesat ndër-shtetërore siq njihen në zhargonin diplomatik, e që në realitet janë interesa kombëtare të trashëguar nga Europa e Mesjetës dhe e luftrave, peshojnë shumë më rëndë karshi atyre multilaterale.

Mirëpo në sfondin më të ngushtë, në vendin tonë, hirezia më e madhe qëndron në atë se lojaliteti dhe demagogjia e kryeministrit Isa Mustafa ka arritur vlerat ekstreme. Dualist dhe Donkishot, nuk shkojnë të dyjat. Në të gjitha marrëveshjet e deritanishme, gjatë bisedimeve, kryeministri ynë ështëtreguar tolerant duke bërë lëshime e kompromise, jorralleherë të pafavorshme për popullatën tonë, e që realisht ai nuk është duke i përfaqësuar.Që nga mënyra e trajtimit të ngërqit politik, ardhja në krye të ekzekutivit, mazhoranca e përqarë, Trepqa, ikjet masive, Jabllanoviqi e deri tek bisedimet aktuale për krijimin e Asosiacionit të Komunave serbe, nën koordinimin e Bashkësisë Europiane, Mustafa nuk ka treguar tipare të udhëheqjes së drejtë, duke mos qenë burrështetas real i vendit.
Reflekto, o Isë!

Në një takim ku palët arrijnë kompromis për më shpejt se 12 orë, le shumë për të dëshiruar. Direktivat nga lartë e arritën qëllimin e tyre sepse liderët ballkanas janë tejet dorëshlirë dhe kokulur kur vie para tyre superfuqia diplomatike siq është BE. Banaliteti më i madhë qëndron në atë se shqiptarët realisht paskan luftuar për më shumë të drejta të minoriteteve. Këtë po e dëshmon koha. Jemi dëshmitar të asaj se si ne populli që para një dekadë e gjysëm, ishim potencialisht të rrezikuar per gjenocid etnik dhe shfarosje, pas luftës kartën e viktimës e spostuam tek minoriteti ardhacak serb.Ku mbetën këngët që nuk lirohet asnjë pëllëmbë toke, apo u gëlltitën nga vet toka. Trajtimi i kësaj qështje, që tani po aktualizohet me rastin e AKS-së, duhet të ket një vlerësim më të drejtë, duke ia kujtuar edhe bashkësisë nderkombetare se vet Pako e Ahtisarit dhe Kushtetuta e vendit, e punuar në koordinim me miqtë tanë ndërkombëtarë na garanton sovranitet dhe integritet të plotë territorial. Qdo tolerim më tutje do të thotë më shumë humbje. Në këtë rrafsh duhet të përdoret një politikë e egërt e tipit gjerman dhe një demokraci më e mirëfilltë e jo vetëm sipërfaqësore.

Në vendet e BE-së, ku synojmë të inkuadrohemi edhe ne në një të adhme të afërt, trajtimi i qdo qështje që kërkohet të ndryshohet nga Parlamenti apo Qeveria, bëhet me anë të referendumit. Referendumi është treguesi më i mirë i një demokracie të drejtë e liberale, që buron direkt nga populli. E njëjta do duhej të aplikohej si me rastin e Asosiacionit të Komunave serbe, po ashtu edhe tek rasti i Demarkacionit me Malin e Zi. Në qoftëse kryeministri ja ka mësy që një qështje të tillë si demarkacioni ta bëjë, ashtu siq di vet ai, pa konsulta ligjore dhe duke i kritikuar pa rreshtuar mediet dhe “opozitarët” e tij, duhet ta ketë parasysh që do e shkel Kushtetutën e vendit, si akti më i lartë ligjor.

Reflekto, o Isë!

Reflekto o kryeministër, duke i lënë anash bizneset e djalit tuaj, e mos i pengo prokurorët në punën e tyre, se tanimë je kryeministër. Nuk je profesor i rregullt në fakultet, ku mungesa juaj arsyetohet, se të zëvendësojnë asistentët, e as që vrehesh. Shumë lindin meshkuj, por pak vdesin burra. Qytetarët e mashtruar, anipse ishit i dyti në zgjedhje të pranuan ngrohtësisht në krye të ekzekutivit, por cinizmi juaj nuk le shpresë tek ta për ndryshime. Ndrysho llukun, veshjen, Q7, q’të mundesh, vetëm e vetëm bëhu i pelqyer tek populli dhe reflekto karshi interesave të tyre. Numri i ditëve për ju është duke shkuar së prapthmi, në regres e duke ju hyr në thes, siq njihet në zhargonin popullor. Reflekto, parase kjo shoqëri e mbushur energji negative të reflektoj ashtu siq dinë vet ata, me ajkën e lëvizjeve surrealiste, përdorimin e gjithë mekanizmave demokratik. Trimëri është të reflektosh edhe kundrejt temave që ju i shfni ende si tabu, e ku akuzoheni goxha shume. Prona private konsiderohet e shenjët, andaj cënimi i saj është anarki, e kësisoji edhe shtetit tonë i duhet një “kadastar” i mirëfilltë. Me nënshkrimin për krijimin e Asosiacionit ju i dhatë dritën e gjelbërt krijimit të enklavave kriminale serbe.

Ajo pjesë do jetë vatër e lulëzimit të të gjitha këqijave. Pranoje sa më parë se ke dështu në negociata dhe kërko shkëmbimin e territoreve si masë reciprociteti, duke ua marr Luginën. Reflekto në një reciprocitet të duhur dhe real. Jeni kthyer në një udhëheqës as mini-bashkiak bilem, sepse popullariteti juaj le shumë për të dëshiruar. I papërgjegjshëm ishit edhe ahere kur nuk mundët të fitonit me duar ne xhepa, i tillë mbete edhe kur tentove të bëheshe puqist, e vazhdove avazin duke e mbrojtur thuajse deri në fund ministrin qetnik Jabllanovic, e si për “koeqidenc” shpëtuat kokën tuaj në zgjedhjet e brendshme partiake, që më shumë ngjasonin meKongreset e Partisë Punës. Përveq asaj që më së miri dini ta bëni kohëve të fundit, duke i dhënë traktorit, kthehu në vete e jep kontribut për atë qe tani e mban titullin akademik. Qdo litër naftë qytetarëve të Kosovës iu kushton +50 cent më shumë, falë tarifave shtetërore dhe si kërkoni të merren me bujqësi për ta zhvilluar vendin. Ushqime të importuara pa asnjë kontroll fare, shëndetsi “agrare” dhe katrahurë sociale. Është realitet se nuk jeni burrështetas sepse shumica e popullatës nuk pajtohen me politikën tuaj, e siq thuhet se politikani është ai person me politikën e të cilit nuk jeni dakord; nëse jeni dakord me të ai është burrështetas. Pra ju nuk jeni i tillë!
Reflekto, o Isë!

Gjykata Speciale, Asosiacioni, MSA, Demarkacioni, e shumë qështje tjera për të vetmen arsye – lëvizjen e lirë të shtresës së pasur të shoqërisë. Biznismenët mund të udhëtojnë ku të duan nëpër vendet e Shengenit, e sa për shoqërine e mesme e të varfër kjo qështje është tejet sfiduese. Kriteret për liberalizim të vizave do duhej të ishin ulja e papunsisë, rritja e standardit jetësor, ulja e korrupcionit e siguria juridike. Qytetarët tanë nuk mund të paguajnë biletën e avionit, duke e ditur se do të kenë të drejtë të udhëtojnë vetëm si turist, e le më të shkojnë e të pushojnë. Bastuni i liderit kërkon zotnillëk e kreativitet, e jo ndëgjueshmëri të tepruar karshi tjerëve e përulje.

Kafazi, sado i gjerë të jetë, prap kafaz mbetet. Populli ynë nuk është i izoluar vetëm nga Europa, sepse liria me varfëri i robëroi për të dytën herë. Gjërat nuk ndryshohen me shkop magjik, por ideali për ndryshime nuk humb asnjëherë, sado që situata të jetë nëamulli. Kosova kishte ngritur në këmbë opinionin botëror, por ky imazh u thye e u përbaltos, saqë lodhja juaj pa bërë asnjë progres nuk solli kurrfarë ndryshime në rrafshin e inkuadrimeve euro-atlantike. Bashkësia ndërkombëtare ta jep udhërrefyesin, mirëpo realisht udhën e përcaktojnë udhëheqësit, sepse populli ka mbetur i ngratë e pa ndikim, ku muaj e vitet për ndryshime janë shëndrruar në javë, gjegjësisht ditë, e që s’dojn me u ndal. Kryeministër, guxo dhe ndrysho, se lideri është ai i cili edhe kur të gjithë këshilltarët i thojnë të mos e ndërmerr një hap, ai i beson mendimit dhe supozimeve të veta. Një gjë e mirë e liderit është, se ai e sheh vetën në pasqyrë ashtu siq do dëshironte të ishte realisht. Gjithë ata këshilltarë e ministra që i ke emëruar, me grada goxha akademike, nuk po tregohen produktiv fare. Europa na ështëbërë një kafshatë e madhe për ne, si molla e Adamit që të jetë në mes të fytit. As nuk po kapërdihet, po as nuk po mundemi ta “vjellim”. Proceset drejt saj jane të dhimbshme dhe sakrifikimi i pasurive të vendit janë te patolerushme, të ulta dhe përbëjnë një humbje tejet të madhe për popullin tonë dhe rininë, si e adhmja e pasuria me ë madhe e këtij vendi.

(Autori është Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Veprim dhe Progres)

Më Shumë

Lajmet e Fundit