16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Restaurimi i Kalasë së Prizrenit, nismë për zhvillim të qëndrueshëm

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenShkruan: Samir Hoxha

Duke pasur parasysh faktin se kalaja e Prizrenit gjendet brenda qendrës historike të qytetit që njëfarë mënyre e ndërlidhë pjesën urbane me ate ambientale-natyrore të saj e bën këtë monument mjaft tërheqës dhe të vizituar gjatë gjithë vitit.

Kalaja e Prizrenit është një nga monumentet më të rëndësishme kulturo historike të Prizrenit e cila është trajtuar disa herë që nga braktisja e saj në vitin 1912. Një studim serioz dhe një qasje më profesionale është bërë në fund të viteve ’60 dhe në fillim të ’70 të shek XX. Në ndërkohë deri në luftën e fundit (1999) janë bërë gjurmime dhe renovime sporadike por jo voluminoze, derisa pas vitit 2008 u fillua sërish me studimin dhe restaurimin e saj.

Siprfaqja rreth 1.5 ha e kalasë në qendër të qytetit është një pasuri dhe potencial që duhet trajtuar dhe shfrytëzuar me urtësi. Tani për tani përveq panoramës së qytetit, viztorëve të shumtë në këtë monument kulture nuk iu ofrohet asnjë aternativë tjetër për kënaqësi ose edukim. Në anën tjetër deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret në menagjimin e këtij potenciali turistik dhe ekonomik.

Kalaja, në njërën anë duhet të ruhet dhe të prezentohen vlerat e saj kulturo – historike, dhe në anën tjetër këtë sipërfaqe kaq të madhe duhet rishfrytëzuar dhe ridestinuar (të paktën disa pjesë të saj) ashtu që ky monument të rigjallërohet dhe të jetë edhe më tërheqës dhe atraktivë për vizitorët. Pra kalaja nuk duhet të jetë (siç është tani) vend kalimthi për natyralistët që vizitojnë ambientin për rreth, as për kurreshtarët që ngjiten deri në kala vetëm për të vrojtuar dhe fotografuar qytetin nga perspektiva e zogut, por duhet ofruar vizitorëve mundësinë për të mësuar për të kaluarën e kalasë, respektivishtë të qytetit si dhe të kenë ambiente për ç’lodhje dhe dëfrim pas një ngjitje relativishtë të mundimshme.

Memorandumi i nënshkruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës së Republikës së Kosovës, ku nga fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Kulturës, programi kryesor i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, u ndan 700 mijë dollar, do të jenë një shtytje për institucionet e trashëgëmisë kulturore në Kosovë, që kalaja e Prizrenit të jetë një monument me qendrueshmëri afatgjate.

Nuk duhet të mungoj as vullneti i institucioneve lokale të Komunës së Prizrenit, që në planifikimet buxhetore të destinoj më shumë mjete financiare, për rregullimin e infrastrukturës përcjellëse për qasje më të lehtë në këtë monument të rëndësisë së veqant!

(Samir Hoxha, Drejtor i QRTK, Prizren)

Më Shumë

Ish-zëvendësministri për vrasjet në Kosovë: Duhet të angazhohet edhe AKI-ja, kjo është shndërruar në problem kombëtar

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka folur mbi ngjarjet e fundit në vend, ku është rritur numri i vrasjeve. Ai tha se pjesën...

Latifi në Kavajë mbjell pemën e miqësisë në emër të Komunës së Rahovecit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, bashkë me kryetarët e komunave...

Lajmet e Fundit