7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ringjallja e kanunit si relikt i së kaluarës

Av. Ethem Rogova

Në Ligjin penal të Kosovës për dallim prej njësive tjera të ish RSFJ-së parashihej një dispozitë e veçantë e veprës penale, gjakmarrje, me të cilin dispozitë parashihej një dënim kapital për kryerësit e kësaj vepre penale. Këtë dispozitë që e veçonte Ligjin penal të Kosovës prej ligjeve penale të njësive tjera të ish federatës jugosllave arritën të fusin në Ligjin, penal në rend të parë juristët kuptohet me bekimin e politikanëve të mirë apo të keq të asaj kohe. Qëllimet kanë qenë të mira sepse tentohej të çrrënjosej një e keqe arkaike nga e kaluara jonë.

Me ndryshimet kushtetuese dhe mohimin e autonomisë shqiptarët rënë nën sundimin diktatorial të regjimit të Millosheviqit. Shqiptarët në këtë periudhë u përjashtuan nga shkollat, puna, dhe institucione tjera, çka është më e rëndësishme u përjashtuan nga vendimmarrja dhe nuk ishin në situatë që t’i rregullojnë çështjet e veta dhe të vendosin për vetveten. Situata e krijuar diktoi vetë organizimin. U krijuan institucionet paralele dhe në këtë mënyrë u krijua një pushtet paralel i cili u kundërvu regjimit kolonizues të Millosheviqit.

Këto institucione paralele funksionuan aq sa i lejoi hapësira e veprimit nga pushteti i Millosheviqit.
Regjimi i Millosheviqit nxiti përçarje fetare, klanore etj.dhe i ngjalli traditat e vjetra në mesin e shqiptarëve të cilët si relikt i së kaluarës nuk përkonin me kohën e tanishme, siç është gjakmarrja të cilin e nxiste me përkushtim në mesin e popullatës shqiptare. Intelektualët shqiptar të të gjitha kategorive duke vërejtur se ky relikt i kohës do të shkatërronte popullatën në njërën anë dhe në anën tjetër se po afrohej beteja përfundimtare në regjimin e Millosheviqit, i cili kërkonte një unitet, filloi aksioni për pajtimin e gjaqeve. Ky aksion ishte domosdoshmëri e kohës sepse mungonte mekanizmi shtetëror për të luftuar këtë dukuri të keqe. Pajtimi i gjaqeve nga ana e regjimit të Millosheviqit nuk shikohej me sy të mirë andaj edhe tubimet për pajtimin gjaqeve shpërndaheshin nga policët, ndërkaq pajtimtarët ndiqeshin.

Sot, kur jemi duke ndërtuar një shtet me të gjitha institucionet, pushtetarët na i ngjallin reliktet e së kaluarës, bëjnë pajtim gjaqesh nëpër oda duke zbatuar kanunin, në vend se të njëjtat të kanalizonin në institucione. Kuptohet se këto pajtim bëhen për qëllime personale të pushtetarëve, me anë të cilave mundohen të rregullojnë çështjet e ndjeshme të pazgjidhura të kohës së luftës çlirimtare.

Sjelljet e këtilla me apo pa vetëdije janë mohim i institucioneve dhe të shtetit dhe cenojnë ekzistimin e shtetësisë, andaj shteti duhet të reagojë ndaj kësaj dukurie sepse gjërat duhet të kanalizohen dhe të bëhen në kuadër të institucioneve shtetërore. Në mënyrë që të mos krijohen paralelizma në një anë e në anën tjetër të jepet mundësi institucioneve të zgjidhin problemet brenda shoqërisë për çka edhe janë krijuar, ashtu që askush të mos e mohojë autoritetin e shtetit.

 

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj...

Lajmet e Fundit