8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Ringjallja e populizmit evropian

Shkruan: Shlomo Ben-Ami

Që të jemi të sigurt, forca më e madhe e Bashkimit Evropian mbetet në aftësinë e saj për të mbrojtur idealet demokratike dhe të projektojë vlera përparimtare në krejt botën. Dhe, me një Evropë kaq shumë të rrethuar nga forcat liberale, dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u tërhequr nga përgjegjësitë globale, Bashkimi Evropian ka mbetur e vetme për të mbrojtur rregullin e vjetër

Kur “European Economic Community”, paraardhësi i “European Union”, ishte formuar në vitin 1957, mendohej se integrimi ekonomik do ta inkurajonte rritjen, do ta forconte demokracinë dhe do të varroste fantazmat e të kaluarës së dhunshme të Evropës. Me fjalë tjera, qëllimi i largimit të Evropës nga sëmundjet e nacionalizmit, populizmit dhe autoritarizmit ishte shndërruar në ADN-në e pas Luftës së Dytë Botërore të Integrimit Evropian. Por çrregullimi deri në vitet 2008-2009 ka prodhuar krizën financiare, dhe masat e ashpra që e kanë përcjellë, duke minuar premtimet fondamentale të Bashkimit Evropian dhe duke asfaltuar rrugën për rikthimin e ideologjive toksike. Nëse solidariteti evropian është të mbijetojë sfidën e vet të fundit, një tregim i ri urgjent është i nevojshëm. Ringjallja e populizmit pa kurrfarë dyshimi është ndihmuar nga institucione anonime të Bashkimit Evropian, në kontrast ndaj institucioneve tradicionale që ofrojnë mirëqenie të kombit-shtet.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian pas Luftës së Ftohtë kishte për qëllim të forcojë të ardhmen e gjeneratave

Për këtë arsye, politikëbërësit e Bashkimit Evropian duhet ta përqafojnë edhe më shumë iniciativën e përgjegjshme shoqërore që promovon mirëqenie dhe të drejtat e punëtorëve. Por, vetvetiu, një marrëveshje më e mirë socio ekonomike për qytetarët e Bashkimit Evropian nuk do ta parandalojë projektin evropian nga thyerja. Lidhjet komunale mund të përballojnë tendosje ekonomike; ata shpërndahen kur shkelen vlera të përbashkëta dhe humbet ndjenja e përkatësisë. Dështimet e tashme kanë më pak të bëjnë me mjerimin ekonomik se sa me paaftësinë kolektive për të krijuar atë që dikur Winston Churchill e kishte quajtur “Familja Evropiane” lidhur nga ajo që ndajnë “patriotizmi dhe qytetaria e përbashkët”. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës disi mbesin të bashkuara pas shkatërrimit të presidencës grabitqare të Donald Trump-it, kjo do të mbetet falë rezonancës emocionale të të ashtuquajturës ,Ëndrra Amerikane. Evropianët nuk kanë një lidhje të tillë, dhe krijimi i një të tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos pasi lëvizjet nacionaliste rajonale, si ajo në Kataloni, shtyjnë në drejtim tjetër. Zgjerimi i Bashkimit Evropian pas Luftës së Ftohtë kishte për qëllim të forcojë të ardhmen e gjeneratave. Në vend të kësaj, me politikan populist që marrin forcë në Evropën Qendrore dhe Lindore, zgjerimi është shndërruar në kërcenim për bllokun. Sot, ndarja Lindje-Perëndim ka ngritur një pyetje: a janë kufijtë e përbashkët të Evropës bazuar nëse në asgjë tjetër më shumë se në gjeografi? Organizata të shumta gjithmonë janë të lira për ta ndryshuar kursin kur ndryshimet reale diktohen.

Populizmi autoritar

Për shembull, NATO ka ndryshuar mandatin e vet dy herë në tri dekadat e fundit – së pari në fund të Luftës së Ftohtë, më pas kur doktrina strategjike bëhet irrelevante dhe krejt në fund, për t’u mbrojtur kundër revizionizmit rus. Por reagimi i butë nga fuqitë kryesore evropiane ndaj tendencës joliberale në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk përbën një korrigjim të kursit; ajo mishëron, në vend të kësaj, pragmatizëm që nuk sjell parime. Vetëm nëse status kuoja ndryshon, shtetet më në lindje të Bashkimit Evropian, sidomos Polonia, kur ideja për një “Polexit” është shtuar – mundet të tërheq më shumë nga Bashkimi Evropian për të formuar një aleancë autokrate me Azinë. Populizmi autoritar nuk është një devijim nga procesi demokratik, gjithmonë ka qenë një shoqërues që nuk i shmanget. Tani që Bashkimi Evropian duket i paaftë për të bllokuar ngritjen midis shteteve formuese të bllokut, kohezioni i mbetur do të kërkojë një tregim të ri panEvropian, një që përfshin histori të ndryshme kombëtare dhe veçoritë politike. Kjo do të thotë se duhet dëgjuar dhe duke bërë një dialog për politikat liberale që vijnë nga lideri polak, partinë e drejtësisë Jaroslaw Kaczynski, dhe kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban. Për aq kohë sa elasticiteti demokratik lejohet të punojë, politikat mund të ringjallen. As Donald Trump-i nuk është i përjetshëm, si është shprehur presidenti francez Emmanuel Macron. Për më shumë, përkundër se Presidenti Recep Tayyip Erdogan është shtrënguar në pushtet, që ju ka thënë liderëve evropian një pretekst për të suspenduar bisedimet për anëtarësim, ai vazhdon të avokojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Paaftësia e Evropës për të krijuar një tregim të përbashkët ka lënduar “fuqinë e butë” të saj, derisa përparësia rreth shteteve jo demokratike si Kina dhe Rusia nuk vërehet shumë. Që të jemi të sigurt, forca më e madhe e Bashkimit Evropian mbetet në aftësinë e saj për të mbrojtur idealet demokratike dhe të projektojë vlera përparimtare në krejt botën. Dhe me një Evropë kaq shumë të rrethuar nga forcat liberale, dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u tërhequr nga përgjegjësitë globale, Bashkimi Evropian ka mbetur e vetme për të mbrojtur rregullin e vjetër. Por për të qenë në gjendje për të frymëzuar, Evropa po ashtu duhet të jetë e aftë të trembë. Në Bashkimin Evropian mund të ngrihet kundër agresionit rus, për shembull, blloku do të kishte më shumë dorë në shtetet e Evropës lindore, sidomos nga ato që mëtojnë apo flirtojnë drejt Rusisë dhe ku mund të ketë ndikim rus. Presidenti rus President Vladimir Putin për kohë të gjatë e ka përdorur historinë si suitë për tregimin e tij politik. Bashkimi Evropian duhet të jetë po aq i aftë.

(Shlomo Ben-Ami, ish-ministër i Jashtëm i Izraelit, është zëvendës president i “Toledo International Center for Peace”. Ai është autor i “Scars of War”, “Wounds of Peace: The Israeli-Arab Tragedy”)

Më Shumë

Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë. Në...

Guardiola i do vetëm më të mirët te Man City: Ylli i Serie A pritet të kalojë në Etihad

Manchester City ka vënë syrin te talenti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Sipas raportimeve nga Graeme Bailey në HITC, klubi anglez po konsideron seriozisht nënshkrimin...

Lajmet e Fundit