7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Rojet e reja të ideve demokratike!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Njohuritë historike flasin se shtetet e para skllavopronare janë krijuar ne mileniumin e katërt (4) para erës së re, ato përbëheshin prej dy klasave skllevërit dhe skllavppronarët. Ky proces shoqëror historik ka zgjatur me shekuj. Këto shtete u klasifikuan si shtete skllavopronare të lindjes dhe perëndimit.Shtetet më të njohura të lindjes ishin: Egjipti, Babilonia, Kina, India, Persia, Asiria, Fenikia, dhe shteti Hebrenj. Shtete më të njohura perëndimore ishin: qytete – shtete Ilire, Greke, dhe shteti i Romës. Shtetet skllavopronare qëndruan deri në shekullin e pestë (5) të erës së re. Pas shembjes së shoqërisë skllevërit dhe skllavopronaret, lindi një organizim i ri. Feudalizmi ky emërtim vjen prej fjalës gjermane “feud” që do të thot prone bujqësore. Në shoqërin feudaliste poashtu egzistuan dy klasa shoqërore feudalet dhe bujkrobërit. Sistemi feudalist sikurse ai skllavopronar zgjati me shekuj.Ky sistem shoqëror u zhvillua nga shekulli pestë (5) të erës së re deri në shekullin tetëmdhjetë (18) të erës së re. Gjatë këtyre shekujve u zhvillua një luftë e ashpër klasore ndërmjet bujkërobërve dhe feudalëve. Sikurse klasa sunduese sklavopronare dhe ajo feudale, klasën e skllevërve dhe bujkërobërve i përçmuan, persekutuan, dhunuan, djegën në turrën e druve, varen në litar, dhe masakruan, duke mos u ngopur me zingjirët në qafë e pranga në këmbë e duar të sklevërve dhe bujkërobërve në shekuj tmerrësisht të gjatë. Tashmë këto dy sisteme – ide i takojnë të kaluarës. Dy shekujt e shkuar dhe fillim shekulli i tretë njëzet e një, XIX – XXI, po jetojmë në sistemin e idesë kapitaliste. Idealistë të kapitalizmit thonë kapitalizmi është: ” Pula që bënë vezën e artë”? Burim i kësaj pasurie të madhe që ne e gëzojmë është periudha e zhvillimeve të mëdha ekonomike, krahasuar me të gjitha periudhat e mëparshme.

Në shkollë mësohet që kapitalizmi shfrytëzon pamëshirshëm pasurit natyrore, ujore dhe klasën punëtore.Kështu thuhet se kapitalizmi i njerëzëve super të pasur ka sjellur rritjen e papunësisë, kapitalizmi po prodhon pabarazi? Kështu ai po rrëshqet drejt në autoritarizëm, masa popullore vështir se do ta pranoj autoritarizmin. Jetojmë në shekullin e zbulimeve të mëdha të teknikës.Pothuaj çdo ditë flitet për fitore të reja që prodhon mendja e njeriut në këtë fillim shekull.Pushtohen elementet e panënshtruara, të kohës dhe hapsirës, tashmë po i tregohen këto të fshehta njerëzimit.Qytetërimet e ashpra e primitive të njerëzve tanë parahistorik, këto shoqëri drakoniane ndiqnin logjikën e një ideje. Paçka se çdo ide – besim shënonte në një fare mënyre dhunën për ta vë në zbatim ideimin e ideve dhe besimeve në kohën e vetë.

Spartanët vënë në zbatim ligjin e disciplines deri në marrëzi, qëllimi i kësj discipline ishte pastrami i racës për krijimin e një brezi burrëror e të aftë për të luftuar. Kurse çifutët e luftonin kënaqësinë, për shpëtimin e shpirtit, kisha më e ditura e psikologëve, i kundërvihet kënaqësisë fizike përmes idealit të shpirtit, kokëfortësisë së dietarëve të materializimeve idealiste i thyente duke i dënuar në burgje e djegie në turra drush për ta kthyer shpirtin në portën hyjnore, mbase edhe kjo logjik mizore, po më këtë ata donin ta mbronin idenë e besimit kristian.

Kjo dukej sikur i nënshtrohej përulësisht idesë së besimit shpirtëror të besimeve fetare.Njeriu modern i shekullit XXI, mendon se puna e sundimeve me anë të mizorive ka mbaruar, prej shumë kohësh dhe ajo ndezje e here pas herëshme e njeriut të “kulturuar” bashkëkohorë janë vetëm vetëtimat e fundit të stuhive të së kaluarës. Na duhet të durojmë edhe disa vite të tjera dhe raca njerëzore, e cila ka bërë një ngritje kaq të lartë teknologjike, do ti pastroj nga primitivizmi përpëlitjet e kafshërisë plakë që po jep shpirt. Kujdes thotë njeriu i “kulturuar” mos e trembni me fjalime njeriun e së kaluarës të burgosur prapa hekurave të besimeve fetare. Mos e pyesni shumë për idealin e tij dhe ai do të zbutet, kaloni aty pranë sikur nuk ju intereson asgjë nga e kaluara e tij. Ky është morali i sukseseve të jshtëzakonshme të shkencës së shekullit që lame prapa. Zbulimet e reja shkencore luftojnë idetë e vjetra, por në njëfarë mënyre edhe sundimtaret e ideve bashkëkohore demokratike kanë vënë në levizje një armatë të tmerrshme rojesh të veshur si mësues të ideve të reja demokratike, janë ngritur në këmbë idealistet e ri për t’ia rrëmbyer popujve lirit kolektive e kombëtare, për mbrojtjen e lirisë së individit – kapitalistit. Si është e mundur që ideja e pluralizmit demokratik të zhvillohet pa drejtësi e ndershmëri, si ka mundësi të përhapet dije dhe dritë nga mësuesit injorantë ? Kur dihet se injoranca sjell mizori edhe më të keqe se të njeriut të së kaluarës! Kjo ashpërsi mizorie nga një brez pedagogësh të pamëshirshëm, kur atyre u mungon dituria e përhapjes së ideve të reja.

Për shkak të ideve kundër sundimtarëve të tyre Iksionni u lidh me gjarpërinjë në rrotën e qerrës dhe vërtitej në tatar; Prometeun e kishin ngujuar për shkëmbi, pse ai kishte sjellur dritën njerëzve; Sizifin e kishin dënuar me bartjen e gurit, pse ai i kishte mashtruar zotrat; Laokontin e kishin mbështjellur me gjarpërinjë helmues pse ai s’kish pranuar të futej kali i danajve në Trojë.; Sokrati ishte denuar nga Sundimtari i tij me kupen e helmit pse ai kishte përhapur ide të reja për lirin e të shtypurve; Gjordano Bruno ishte djegur në turrën e druve pse ai kishte thënë të vërtetën se toka sillet rreth bushtit të tij; Adem Demaçi ishte dënuar nga pushtuesi jugosllav me 28 vite burg, pse ai kishte dashur lirin e shqiptarëve dhe bashkimin e tyre me një shtet të vetëm Shqipërinë; Ukshin Hoti po dergjej burgjeve dhe më nuk dihet asgjë për fatin e tij, pse ai kishte kërkuar të drejta kombëtare për shqiptarët e robëruar nën Jugosllavi; Albin Kurti lider i Lëvizje “Vetëvendosje” për disa here është burgosur nga qeveritar të Kosovës, pse ai po kërkon që populli të vetëvendosë për fatin e tij me anë të referendumit, e jo popullin të mos e pyes askush, por t’u imponohet gjithçka nga të huajt, nëpërmjet liderëve tanë politikan servil.

Kohë më pare kisha lexuar mendimet filozofike të: “ Demokratit, Rousseaut, këtij teoriticienti të demokracisë dhe sovranitetit të “Vullnetit të Popullit”, dhe nga gjithë këto mendime e fraza të paraqitura nga ai, bien në antagonizma me idetë e tjera filozofike, por që të gjith disi shprehin mendimin e një të vërtete, dhe kur lexoni librin e Isaiha Berlinit “Katër ese mbi lirinë”, ka një argument krejt tjetër mbi lirin e pluralizmit. Berlini thotë: “…Po shikoni, e gjithë kjo është një gjë e bukur, për këto që po proklamojnë, dhe që besojnë vetëm në një të vërtetë nuk është liri. Liri do të thotë të të lënë vetëm. Liria është sferë e autonomisë, dhe hapësirë e pacënuar politike të cilën nuk mund ta prekë asnjë autoritet apo grupim politik.” Në të vërtetë thotë Berlin, këto pseudo liri të larta: “… Që na i shesin profetët e njëshit janë paksa të rrezikshme.

Ata proklamojnë se një vlerë e vërtetë është mbi të gjitha të tjerat. Kështu më në fund lirit e popujve shkilen nga më të fortit. Kokat hiqen.Madje me miliona. Ndërsa shpirti i traditës liberale politike është besimi se askush nuk e di sekretin e qëllimit, dhe secila nga këto meriton të respektohet..”. Mu nga ky pluribus del edhe liria jonë.Bukuria sublime e demokracise është një frazë boshe. Politikanët pushtetarë idenë e demokracisë e kanë përshtatur për interesa të veta personale dhe klanore, dhe as që duan t’ja din se po shkilen interesat e popullit dhe të kombit.Ky edukim sistematik i ideve që nga lashtësia e deri sot u perhap nga profetët e ideve me anë të frikës dhe dhunës, kështu tronditi baraspeshimin e brendshëm të races njerëzore. Kundërshtarët e këtyre ideve i denuan në burgje dhe i keqtrajtonin në mënyra më mizore. Kjo marrëzi njerëzore e sundimtarëve dhe kundërshtarëve të ideve të tyre është mire të marrë fund në shekullin XXI, se vitet në vijim do t’i lënë prapa kapitalistet, ashtu siç i lane skklavopronarët dhe skllevërit, ashtu siç i lane feudalet dhe bujkërobërit. Tani më klasa punëtore e shfrytëzuar mizorisht nga kapitalisti po e kupton për ditë e më shumë se duhet ndërtuar një sistem të ri me ide të reja për barazi sociale. Kjo ide mbetet të shihet se a do të ndërtohet nga njerëz të ditur, të cilët nuk do të lejonin heqje kokash për një mendim ndryshe, ku njerëzit do të jetonin të kulturuar si në “Qytetin e Diellit” të Tomanzo Kampanelas ?Ç’farë në të vërtetë duan të jetejë botoa e qytetruar njerëzore.

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit