13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

SBAShK-u!

Prof. asoc. dr. Shkelqim Millaku

Ndërtimi i mendimit apo mendimeve të qytetarëve për ju, në parim është ai, i cili, edhe e meritoni! Ju dhe gjithë mësimdhënësit që e kanë mbajtur gjallë arsimin, por edhe kombin jeni dhe janë pasuri e historisë së shtetit tonë.

Qenia njerëzore, në këtë rast njeriu, emocionues, shpeshherë pozicionohet në një drejtim dhe nuk e analizon se, a jam apo a jemi duke vepruar drejt dhe kujt i shërben një qëndrim i tillë!?

Sa jam i informuar, në Kosovë, pa asnjë presion politik ka shumë sholla që janë duke i plotësuar apo zëvendësuar orët e humbura. Ata, mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave po tregojnë kujdes ndaj obligimeve morale që i kanë për t’i përfunduar me suksese planet e tyre mësimor.

Tri arsyetime plotësuese:

a. Fëmijët tonë kanë shumë nevojë për mendime pozitive, qoftë nga MAShT-it apo SBAShK-u. Ata meritojnë të rriten në frymën e lirë dhe demokratike.

b. Informacionet publike, qofshin ato nga rrejtët sociale, televizionet apo media e shkruar në përgjithësisë janë duke luajtur një rol negativ në moszhvillimin e kreativitetit pozitiv të shoqërisë. Lajmet pozitive për të mirë të shoqërisë janë të pakta. Fëmijët janë duke u ndikuar nga gjitha rrymat socio-politike (…) dhe për këtë arsye, pra njëra ndër faktorët thelbësor që Kosova po boshatisët.

c. SBAShK-u qëllimin e ka arritur. Ku, si, pse dhe kur në këtë shkrim nuk do të flas!

Përmes këtyre fjalive mesazhdhënëse pozitive dhe jo politike, kërkoj të ndërroni qëndrimin tuaj dhe t’i bëni thirrje gjitha shkollave për kompensimin e orëve të humbura.

Një hap i tillë do ta ruan rolin, respektin dhe përgjegjësinë e SBAShK-ut.

Ju dhe ne nuk jemi trup që përfaqësojmë vetëm interesat e mësimdhënësve, por thelbësore i kemi të atyre që janë mësimnxënës, madje qoftë edhe moralisht, e gjithë shoqëria mban mbi supe edhe pasojat e tyre.

Më Shumë

Mot me diell dhe vranësira

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do fryjë kryesisht...

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit