5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Shpata e Demokleut…!

 

Doctorant Naser M. BRESA 

Kosova, paslufta, sprovohet me shumëcka, fatëkeqesisht mjedisi asnjëherë deri me tani nuk u trajtua si temë me prioritet në nivel vendi, përkundër peshës specifike që ka në apsekt shëndetsor por edhe në imazhin e përgjithshëm të vendit.

Portat hyrëse në vendin tonë janë reflektim i veprimit institucional dhe përgjegjësisë konformë detyrave te përcaktuara, kulturës qytetareske dhe normës morale-sociale që bartim në korelacion me ambientin që na rrethon!
Kosova në shumëçka vendnumron sa i përket politikave zhvillimore R.R.R. më konkretisht problemet esenciale qendrojnë fazën fillestare, fatkeqësisht zbatimi në praktikë i strategjive dhe projektrregulloreve të parapërcaktuara nga lartë/posht dhe shtrirje horizontale lenë për të dëshiruar.

Nëse referohemi mitologjise Greke ‘’shpata e Demokleut’’ që konsiston me vendime te shpejta të cilat mund të jenë jo të qëndrueshme!

Parimisht çdo qytetar i ndërgjegjëshëm pajtohet me qëndrimin e mëparshëm nga MMPH ’’Jo, thengjillit, Jo ngrohjes me karburantë’, por edhe nuk duhet të jetë alternativë ngrohja me dru!

Druri është vlerë apo aset kombëtar aq që sa edhe thëngjilli në aspekt ekonomik, por efektet në mjedis janë krejtësisht të ndryshme, si, pyjet, parasëgjithash kurora e tyre si prodhues i O2, rregullimit të mikroklimës dhe makroklimë si në aspekt lokal dhe ate rajonal.

Politikat bashkëpunuese në mes të institucioneve janë të domosdoshme: sektorit të hartimit politikave mjedisore dhe sektorit të pylltarisë në pasqyrimin e gjendjes aktuale në pyje tona e të cilat duhet të janë plotika të ndërsjellëta, në shfrytëzim, mbrotje dhe rehabilitim relevant!

Bazuar ne rregullat e ‘’FSC’’-Organizata për Certifikimin e Pyjeve, Kosova dhe shfrytëzimi i drurit është në suficite për arsye se pak shfrytëzohet druri por edhe ai që shfrytëzohet keqpërdoret sepse masa drunore që është afër qarkullimit shfrytëzohet pa ndonjë përzgjedhje, jo sipas kërkesave të FSC!

Bazuar në praktikën e përgjithëshme, rreth 35-40 % shfrytëzohen pyjet e Kosovës, nga këtu mund të konkludohet se pyjet tona në zona më specifike fare nuk trajtohen, nuk bëhet pastrimi i tyre që do mundësonte rritje sipas bazës gjenetike të drurit!
…më e keqja që ndodh në pyje tona është masive ose e pa kontrolluar edhe në zona të mbrojtura siq është edhe Parku Nacional SHARR dhe Bjeshkët e Nemuna…!
Kush është alternative që ofrohet, përveq drurit/naftës dhe rrymës?

Nëse i referohemi praktikave të vendeve të zhvilluara ekonomikisht, psh. Gjermania stimulon ekonomitë familjare për tu ngrohur në mënyrë alternative, ngrohje qendrore në nivel fshati(si lëndë djegëse përdornin mbetje drunjësh dhe lëvore), shteti merr përsiper sigurimin e sistemit të ngrohjes duke filluar nga kalldajat e deri te gypat shpërndarës, ndërsa klientela paguante shërbimet, gjithçka e organizuar brenda fshati!

A ka mundësi diçka e këtillë të funksionojë edhe tek ne, apo i ofrohet alternativë qytetarit të mos ngrijë dimrit, për t’ju than stop abuzimeve-prerjeve ilegale, stop gazrave helmuese-thëngjillit, stop rëndesës së rrjetit shpërndarës elektrik-ngrohjes me rrymë.

Iniciativë për ndalim emitimi të gaseve helmuese (CO2, CO, SO2,SO3, NOx) është për t’u përshëndetur, vendi ynë domosdoshmërisht ka nevojë të riorganizohet në bazë të rregullave mjedisore.

CO2 si gas me ndikim në efektin Serrë është disavantazh për vendin ton bazuar në direktivat e BE 20/20/20, të cilat obligojnë prodhimin alternativë të energjisë elektrike, ndonëse vendi ynë për moment është ojentuar maksimalisht burimit energjitik-thëngjili-Ligniti i dobët, me masë jo shumë kualitative dhe me lagështi të madhe në përmbajtjen e tijë!
Lingiti si lëndë djegëse nuk është e kualitetit të vendeve të BE-së (Gjermanisë), ndonëse pjesa kuantitative-voluminoze e kompenzon të parën!

Parametrat tregojnë se duhet djegur gati dy herë ma shumë masë për të prodhuar të njejtën energji, ndonëse dëmet mjedisore janë dy fish më shumë, po ashtu dhe ekploatimi i xehes.

Diraktivat e ndërkombëtare ‘’Ndotësi paguan’’, në rast se tejkalojm kuaotat e lejuara ne si shtet duhet të blejmë nga shtete në rajon të drejtën për emitim të CO2 në atmosferë, gjë që mund të ndodhët pas futjes në përdorim të termocentralit Kosova e Re, nëse nuk mbyllet apo konzervohet Kosova A me seritë e saja degraduese në mjedis?!
Kosova me 3 basene thengjilli, siq është ai rrafshit Kosovës, Drenicës dhe Dukagjinit, pra pasuri që janë në shërbim të qytetarëve por jo të eksploatohen vërbërisht, Kosova rrezikon të shëndrrohet në fosile guacash. Vendi ynë urgjentisht të ndërtohej rrjeta ndërlidhëse të energjive alternative, siq janë prodhimi nga Hidroenergjia dhe energjisë përmës mullinjëve të erës dhe jo vetëm kaq edhe përmës biomasës.

Zëri i arsyes duhet të sfidojë nismat të cilat nuk janë në sinkron me proceset e ngutshme apo ‘‘ad hock’‘ por duhet hapur rrugët për të çartësuar strategjitë operuese për zgjidhje të qëndrueshme, gjithnjë në mbrojtje të mjedisit.
Të dëgjosh është etikë, të pyesësh është përgjegjësi, të koordinohesh është vlerë, mjafton të dominojë energji pozitive e cila do të subkoordinojë zingjirët e lëvizjes motorike, konsistente me kërkesat e kohes…!

Më Shumë

Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

Ka vdekur dje, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova. Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova.  Ai do...

Luhet në Malishevë, Gjilan dhe Lipjan, ndeshje interesante në xhiron e 25-të në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 25-të që do të zhvillohen në mesjavë. Në program janë tre sfida...

Lajmet e Fundit