10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shqiptarët pa shtet

Enis Veliu

Thuajse asnjë tabelë orientues e komunikacionit në gjuhën shqipe, nuk mund ta gjesh në komunën e Kumanovës, ndonëse gati gjysma e popullatës që jetojnë në këtë qytet janë shqiptarë. Situatë të njëjtë mund të hasësh edhe në komuna tjera, ku shqiptarët janë shumicë, apo të barabartë me numër me ata maqedonas.

E sa i përket Shkupit, ai që viziton për herë të parë këtë qytet, e ka të vështirë të krijojë përshtypjen sa aty jeton ndonjë qytetar shqiptar.

Dhjetëra përmendore të personaliteteve të historisë maqedonase kanë “pushtuar” sheshin qendror të Shkupit. Aq shumë lapidare e skulptura të ndryshme janë ndërtuar aty sa që ka disa prej tyre nuk i njohin as vetë maqedonasit.

Projekti “Shkupi 2014” vlerësohet se synon ta ndryshojë jo vetëm pamjen e sheshit qendror të kryeqendrës maqedonase, por edhe të historisë e popullit shumicë dhe ka karakter një etnik.

Në anën tjetër të qytetit, në pjesën ku jetojnë shqiptarët, nuk është ndërtuar me para të buxhetit asnjë përmendore e historisë. Diku në një cep të qytetit gjendet përmendorja e heroit kombëtar “Skënderbeut”, e cila është ndërtuar nga donatorët shqiptarë, e jo nga buxheti i shtetit.

Tentimi për ndryshim të historisë përmes ngritjes së përmendoreve gjigante shtetit maqedonas i kanë kushtuar rreth 1 miliard euro. E në anën tjetër rreth 30 për qind e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këtë shtet përballen me vështirësi të shumta, duke nisur nga arsimimi, infrastruktura, por edhe siguria.

Edhe më tutje shteti maqedonas po luan me qytetarët shqiptarë të këtij shteti, ku ata gjithmonë po i përdor për të mbuluar skandale e afera të mëdha qeveritare.

Dyshimet për inskenimin e sulmit mbi stacioni policor në fshatin Goshincë të komunës së Likovës, përfundimisht treguan se shqiptarët e Maqedonisë edhe më tutje po përdoren nga shteti si vegël për të arritur qëllimet e tyre politike të maqedonasve, por edhe mbulimin e parregullsive të shumta që po dalin në shesh si pjesë e përgjimeve nga Zoran Zaev, lider i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, i cili gëzon mandatin e tretë të kryetarit të komunës së Strumicës.

Banoret e Livokës ditëve të fundit janë gjendur nën rrethimin e forcave të shumta policore maqedonase. Këta në vazhdimësi po mbahen nën presion si nga shteti, ashtu edhe nga liderët shqiptarë që iu kanë dhënë votat në zgjedhjet e fundit.

Liderët shqiptarë në këtë shtet që përfaqësojnë rreth 30 për qind të popullatë së Maqedonisë në vazhdimësi po vrapojnë pas interesave të tyre personale, duke harruar qytetarët nga të cilët kanë marrë votat.

Politikanët shqiptarë, thuajse janë të vetmit shqiptar që i gëzojnë benifitet e shtetit, por jo edhe qytetarët shqiptarë të cilët po akuzohen dhe po dënohen përmes inskenimeve të shumta që bën drejtësia maqedonase.

Edhe më tutje biznesmenët shqiptarë në Maqedoni i paguajnë taksat shtetit maqedonas, por qytetarët shqiptarë të këtij shteti thuajse nuk ndiejnë fare të mirat dhe benifitet e mjeteve që paguajna ata.

Infrastruktura nëpër vendbanime shqiptare edhe më tutje vazhdon të jetë e rëndë.

Të dëgjueshmit dhe militantët partiakë po “rehatohen” si nëpunës nëpër institucione publike, e të tjerët edhe më tutje vazhdojnë jetën me probleme që ua krijon shteti.

Madje në disa raste ata i privon edhe nga gjëja elementare, siç është shtetësia, duke ua pamundësuar dhënien e pasaportave me emra dhe mbiemra shqip.

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit