9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Teuta Rugova dhe ndarja e LDK-së

Shkruan: Qazim THAÇI

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,Teuta Rugova, vajza e Presidentit emblema, Ibrahim Rugova, e ka thyer heshtjen në situatën para dy ditësh derisa takohet më të nominuarin e PAN-it, për kryeministër Ramush Haradinaj. Ajo shkroi “Babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova,gjithmonë ka punuar për një Kosovë të Pavarur,Demokratike e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të.

Presidenti Rugova nuk e ka krijuar LDK-në për opozitë, sepse LDK është thelbi i shtetësisë së Kosovës dhe gjithmonë do të jetë .Sot, familja jonë priti në një vizitë miqësore z.Ramush Haradinaj në shtëpinë tonë. Ishte një takim shumë miqësor sepse z.Haradinaj, është një mik i madh i familjes tonë që nga viti 2004 kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi Kryeministër,prandaj vizitat e tij gjithmonë janë shumë të mirëseardhura për ne.”

Kur portalet nxorën këtë deklaratë, filloi”bombardimi”,nga anëtarë e besa edhe nga deputetë të subjektit politik nga vije Teuta Rugova. Ata natyrisht tashmë kanë krijuar vijën e kuqe, pa e ditur asnjëherë se ashtu mund të bëhet “vijë e kuqe” me PDK.

Por, rrethanat e krijuara dhe së fundi opinioni ndërkombëtarë, po kështu tashmë edhe opinioni i gjerë ka ra në dilemë pas deklaratës tjetër të postuar e shkruar në portale se ajo do të votojë sipas vendimeve të kryetarit Isa Mustafa.

Kjo tani ka sjellë dilemën se cila është e vërteta e Teuta Rugovës. Por,sipas disa analizave, Ramush Haradinaj do ta ketë votën e Teuta Rugovës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse deklaratat e krerëve të LDK-së janë qëndrime të partisë,atëherë kjo,mund t’i kushtojë më largim nga subjekti politik Teutës, partisë që e themeloi babai i saj.

Por, kjo tani sjellë dilemën tjetër ky vendim Teuta Rugovën,do të rikthejë në një llojë princeshë, apo,do të bëhet shkas i ndarjes së LDK-së në dy tabore.
Kur them në dy tabore e kam parasysh faktin se brenda përbrenda LDK-së ka edhe zëra tjerë si të Teuta Rugovës, por, që nuk kanë guximin ta bëjnë publike, ose nëse këmbëngulësia dhe uniteti i kësaj partie është i vërtetë ajo do të ndahet gjithsesi. Kritikat e hershme të njërit nga njohësit e mirë ose do të mund të them më i miri i këtij subjekti politik dr. Eqrem Kryeziu, se “partive të mëdha po u vie fundi” kjo jep paralajmërimin se LDK-ja do të ndahet gjithsesi.

Por, tash edhe shumë pjesë elektoratit pas kësaj situate dhe deklaratave shumë të ulëta në raste të veçantë të LVV,që lidhen me laboratorë të spermës, apo edhe më keq me kërcenim për vrasje të gazetarëve e oponionistëve. Të gjithë këto qojnë drejt tashmë një fakti të vetëm se përsëri duhet të mënjanohen natyrë dhe përsëri pjesa e ndritur e LAA tashmë duhet t’i harrojë inatet dhe të formojnë qeverinë e mos të bëhet viktimë e një neglizhence 6 mujore. Ngase shteti dhe liderët që nuk munden të bëjnë një Qeveri për aq kohë ata as që e meritojnë të mbeten në Kuvendin e Kosovës, ngase ata aty janë zgjedhur për të bërë zgjidhje më fatlume të Kosovës e jo të ngrisin “penda betonimi” për interesa personale, ose edhe më keq klanore.

Ajo që tashmë dihet se vetëm pjesa e vetëdijshme e PAN dhë LAA mund ta bëjnë një shtet të fortë dhe një shtet që mund të merr vendime kombëtare..Idea e një Qeverie të gjerë nuk është edhe shumë e preferuar tani kur duhet se ka projekt kaq kundërshtuese politike bie fjala mes PAN-it dhe LVV.
Por,siç duket po kaq ndasi duket të ketë edhe mes LAA dhe LVV,kjo për faktin e ditur botërisht sepse LVV ende i ka në Prokurori dhjetëra akuza në adresë të kryetarit Mustafa.

Prandaj, secila lidhje që mund të bëhet mes LDK-së dhe LVV,mund të jetë e faktuar vetëm nëse tashmë krahu i ri ose siq po quhet i Vjosa Osmanit është më i fortë, por,që megjithatë e tërë kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Tash ka edhe zëra tjerë të opinionistëve të ndryshëm se afërsia mes LAA dhe LVV është e pamundur duke u bazuar edhe në disa deklarata tashmë të deputetëve të LVV të cilët rastin e Teuta Rugovës kanë theksuar se kjo është nisma e bashkimit PAN -LAA, apo edhe Teutën e kanë quajtur me epitete jo të natyrshme për një vajzë të ish presidentit që Kosova akoma e respekton shumë.

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit