9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ti gjejmë teknokratët…

Shqiprim PulajShkruan: Shqiprim PULA

Kultura qytetare gjatë garës elektorale dhe procesit zgjedhor u dëshmua se, po ecim drejt një konsolidimi demokratik, perëndimor. Po, kultura politike e akterëve politikë, në veçanti e lidershipit të partive, me një mendësi paksa inatesh, e bllokimesh, prej muajsh tashmë (nga 8 Qershori), ngritën dilemën nëse do të mund të konsolidohen institucione të qëndrueshme dhe demokratike?! Krejt e natyrshme, plotësisht legjitime, krejtësisht ligjore, që të zgjedhurit nga populli të synojnë formimin e institucioneve, por, duket të jetë një domosdoshmëri rrethanore, nevoja, për ndjekjen dhe respektimin e procedurave si të parapara me legjislacionin në fuqi. Dy blloqet, ai para-zgjedhor dhe fitues i zgjedhjeve dhe ai pas-zgjedhor, duket të jenë fokusuar në dy plane; së pari, në përshtatshmërinë e tyre në kontekst social dhe politikë, së dyti, në pritshmërinë mbi efektet që po prodhohen brenda sistemit tonë politikë parlamentar.

Një shprehje sa artistike e filozofike, po aq edhe politike, thotë; ‘çdo publik ka shfaqjen që kërkon’. Andaj dhe, publiku-qytetarët janë pritje dhe po e përcjellin shfaqjen.

Qeveri teknokratësh, pse jo?
Forma e qeverisjes ku drejtuesit dhe vendim-marrësit e institucioneve nuk janë të zgjedhurit nga vota, por të zgjedhurit me kompromis mbi ekspertizën e tyre profesionale, natyrisht se, ndryshon nga ato demokracitë tradicionale ku të zgjedhurit janë ata/ato që me njohjen, aftësitë përshtaten me kërkesat dhe interesat e shumicës së popullsisë votuese. Mbi këtë, edhe vendim-marrja e teknokratëve është e bazuar në ekspertiza dhe jo opinione politike. Për më tepër, teknokratët, nuk e kanë as edhe karizmin politik që zakonisht duhet ta ketë një politikan që të ndikoj dhe imponojë një opinion tek publiku, por një teknokrat-e mund të dëshmoj aftësi drejtuese e vendim-marrëse në zgjidhjen e problemeve me pragmatizëm profesional. Pas rezultatit të zgjedhjeve, ri-pozicionimet e faktorit politik nga të dyja anët, mund edhe të jenë kërcënim i kësaj demokracie që e kemi, me këtë ri-pozicionim mund t’a konsiderojmë edhe mohim të demokracisë, andaj një qeveri teknokratësh, do të ishte tejkalim i situatës, pa pasoja të mëdha politike e sociale. Jam në dijeni, se disa do të ishin kundër kësaj ideje, madje për disa do të ishte dhe absurde, por, çfarë mund të bëjmë tjetër kur durimi po bie. Fundja, qeveritë e teknokratëve janë formuar edhe në demokracitë shumë mirë të konsoliduara, -kujto- gjatë depresionit të madh në SHBA, kur u mendua se vetëm profesionistët e fushave, do t’i jepnin zgjidhje kompleksitetit të ekonomisë atë kohë. Raste të tjera janë, ekonomistët e përmasave Europiane, Mario Monti i emëruar si Kryeministër i Italisë dhe Lukas Papademos i emëruar si Kryeministër i Greqisë.

Pse vendi ta emëroj një qeveri teknokratike?
Në vendet me sistem parlamentar, si i yni, ku qeveria miratohet nga parlamenti mund të gjej hapësirë konsoliduese, se sa, në sistemet presidenciale ku Presidenti, ka të drejtë të zgjedh dhe propozoj kabinetin qeveritar. Meqenëse, dy blloqet janë pozicionuar dhe nuk lëshojnë rrugë për konsolidim institucionesh, atëherë, për tejkalim situate kërkohet zgjidhje, dhe zgjidhja mund të jetë krijimi i një qeverie teknokratike, ku do të mandatohej për një periudhë jo më gjatë se dy (2) vjeçare; do pregadiste vendin për zgjedhje; do t’i përfundonin reformat zgjedhore dhe kushtetuese, ndoshta të dhimbshme por të domosdoshme (dykuptimësia e dispozitave kushtetuese dhe procedurave të procesit elektoral do përmirësoheshin); askush nuk do të mund të thoshte se, kjo qeveri është e ‘kësaj partie’ por e mbështetur nga të gjitha; kjo legjislaturë do qëndronte dy (2) vite dhe deputetëve do t’u njihej mandati; kjo qeveri mund të ri-organizoj dikasterët qeveritar dhe shkurtu shpenzimet; krejt në thelb të çështjes, është se, faji pjesërisht ndahet tek të gjithë nga pak, për shkak edhe të ri-konfigurimit të skenës politike si e domosdoshme.
Shqiprim Pula, Njohës Ligji dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Më Shumë

Fqinji i theu hundën 4-vjeçarit në Prizren, flet prindi i tij: E mori nga duart e nënës sime dhe e goditi

Një akt brutal ka ndodhur në Prizren pasi një katërvjeçar është sulmuar nga fqinji i tij. Në një intervistë për Kosova Today të Klan Kosovës,...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit