5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Vija ignata!

Naser Bresa

Prizreni ishte, ku është dhe çdo të bëhet!?

Besoj e para qe duhet filluar është thirrje mendjes së shëndosh për të kthyer ndërgjegjën e thyer të qytetarëve, pa marrë parasysh se ku jetojnë, por që janë administrativisht të Prizrenit.

Dua të listoj disa nga pikat emergjente që kërkojnë zgjidhje të shpejt!
Plani zhvillimor i qytetit duhet të ridizajnohet konformë kërkesave zhvillimore apo trendeve të zhvillimit ekonomik rajonal!
Qytetarëve dua t‘ju rikojtoj se Brukseli ishte shumë afër humbjes së rëzidencës së Natos përshkak të ngulfatjes së lirë, me marrjen e ultimatumit u detyrua të bëj ndryshime drastike në plotësim të kushteve të kërkuara për mbatjen e qëndres Europiane-Botërore.

Prizreni, krenari kombëtare sa i përket vlerave kulturo-historike, por në fakt në c’gjendje janë këto vlera, deri ku kan degraduar, sa dhe si janë të konzervuara dhe së fundi në c’masë janë të promovuara! Kësaj pytjeje edhe laikët do i përgjigjeshin jo lakmitarët e gënjeshtrërat sistematike të cimentuara në vite pa dallim ngjyre partijake!

Andaj edhe Prizreni meriton të ketë planë zhvillimor bazuar në kërkesat ranitabël, përndryshe deformimet do të përshkallëzohen dhe me këtë humb epiteti i qytetit edhe muze-ale! Prizreni vetëm në letër e ka Zonën Historike të konzervuar, në fakt kjo zonë ka degraduar dhe degradohet në forma nga më të ndryshmet drejt humbjes së identitetit kulturorë qëndisur në vite!

Prizreni po shëndrrohet në shëmtirën e kohës, parking-shtëpi, paramendo sikur dicka e këtillë të ndodhëte në Firenca apo Dubrovnik që njihen si qendra me kulturë dhe vlerë qytetareske, e hic larg as Prizreni nuk është sa i përket autencitetit dhe trashëgimisë, me mbi 104 objekte kulturo-historike!
Pyetje është a po ndrydhemi në vetëvete apo jem të ndrydhur nga mungesa e guximit për të menduar se si të konstruktojmë frymimin e lirë!
Flitet shumë për difekte, bazuar në disa debate që kam dëgjuar, por nuk debatohet për masat preventive por gjithnjë në sanim të tyre, që në vehte bart edhe koston e rikoperimit pos asaj të parandalimit!
Gojë plotë në investime, por aspak si të parandalohen falimentimet, edhe më pak në rritje të investimeve në lëminë e shkëncës, sportit dhe kulturës!
Dua t’ju rikujtoj se investim crucial, substancial dhe afatgjatë duhet të ketë në arsim, tamam dhe jo sa për sy e faqe, ndryshe jemi këtu ku jemi!
Shtete që kanë investuar në arsim kanë zgjidhur problemet në kohë, kanë ecur në kohë dhe janë shpërblyer po ashtu në kohë! Pytje është, pse ne mos të mësojmë nga sukseset e tjerëve, prof.dr.A. Sheriati, thoshte “nuk është turp të kopjosh idenë pozitive por këtë ide përshtate në kushte dhe rrethanë ekzistuese”!
E dhimshme Prizreni renditet në pozitën nr 3 në nivel vendi sa i përket vizitave turistike, larg pas Prishtinë, por edhe nga Peja, gjithnjë bazuar në të vetmin Institut për Statistika, apo Agencionit te Statistikave të Kosovës.
Cfarë duhet punuar, që të mburremi, jo me kundërthënje apo polarizime, se jem më mirët, se statistikat nuk janë të sakta, apo të vjetëruara, me mbishkrim të viti 2016, por të thërrasim ndërgjrgjen, të punojmë në përgaditjejn e një PIAR për pasqyrimin e vlerave multidimensional, kulturore, fetare, gjuhësore dhe shumë nacionale!

Tendenca e gllabrimit të sa më shumë hapsirave të gjelbruara vazhdon të ndodhë, jo vetëm në Prizren për mbanë Kosovës, e ne na na dhemb këtu, gojën plotë kulturë qytetareske e në realitet ndodhë hipokrizi dhe dinakri, gjithnjë në dëm të vlerës natyrore, pa ngjyra politike!

Thembra e Akilit është mirëmbajtja dhe menagjimi i qëndrueshm i hapsirave të gjelbërta, deri më sot nuk shifet se qëndrojnë gjërat mirë, ka investime por mungon platformë ekuivalente për të dhënë zgjidhje afatgjate dhe jo parciale

Duhet fuqizuar dy elemente, R.R.R.(Reduktim, Ripërdorim dhe Riciklim) si dhe 20-20-20 bazuar në konventat ndërkombëtare për zvoglim emitimi ndotje, për energji të ripërtrishme dhe alternative tjera që zvoglojnë emisionin e ndotësve dhe rrisin kredibilitetin e qytetarisë funksional.

Faktor shumë determinues në politikat zhvillimore është qështja e kualittit të ujit të pishëm, nyje e patejkaluar për cdo individ, thuhet ‘’Pa uje s’ka jetë”, por me ujë të helmuar a ka jete?! E them këte duke patur parasysh gendjen aktuale, a mund të paramndohet, shekulli 21, qytetarët e Kryeqendres kulturo-histrike të Kosovës të pijnë ujë nga gypa me përbërje azbesti, ironi e fatit(viti) trishtë(brishtë), do të thonte Kadare!

Prizreni me apo pa infrastrukurë rrugore relevante, thënje popullore ”Ma mirë dicka se hic”, po ta konvertojmë në kërksa dhe mundësi që do të dukej ‘’Prizreni din po s’don”, sepse resurset njerëzore janë, mundësi kompjuterike ka, Zoti ka dhan boll, por ndodh më e keqja ndrydhje truri, “Ti puno, unë mendoj”!

Vlerat janë dukuri që duhet kultivuar, Prizreni me përshkimin e lumit Lumbardhë ka qenë zili për shumë qytete jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë-Ballkan! Ai Lumbardh që dikur bartëte aromën e maleve të Sharrit (kuruese) si shpërblim i mbrojtjes nga qytetari. Sot ndodh e kundërta, kundërmimi krijuar poshtë Sharrit, dënon të drejtën e qytetarit, “Dikur njeriu frigohej nga natyra, tani natyra frigohet nga njeriu”, do i shtojmë thënjen e menqur të I. Gandit “Ndotja më e madhe është injoranca dhe mosdija”!
Ka punë për të bërë, pastaj do numrohen rezultatet…!
n.b.

Më Shumë

Moti sot i përzier me diell, vranësira e reshje shiu

Këtë të shtunë pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Lokalisht do të ketë reshje shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites...

Gruaja e bën burrin për spital në Rahovec

Një burrë ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit...

Lajmet e Fundit