10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Xhevat Berisha shpirti i UÇK-së në Prizren

Shkruan: Shani Berisha

Në përkujtim të betejës së lavdishme të UÇK-së në Vërri –shtator 1998.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kudo andej në vendin tonë,zhvilloi luftë trimërie e beteja të lavdishme që lanë gjurmë të pashlyer.Beteja e shtatorit e vitit 1998 në Vërri ishte e do jetë njëra nga ato, ku burrat e djemët e kësaj treve si pjesë e pandarë e UÇK-së , dinijtetshëm e me guxim luftuan kundër ordhive pushtuese Serbe.Kjo betejë do mbetet në historinë e pupullit tonë si një betejë që do kujtohet brez pas brezi,ajo sot zenë vendin e vet në mesin e betejve më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ç’do luftë e betejë i ka njerzit e vet që dëshmuan e dhanë të tërën që patën me dhanë nga vetvetja për lirinë e atdheut e të popullit të tyre.A ka dëshmi e gatishmëri ma të madhe se sa njeriu me pushkë në dorë me ra në vijat e frontit për liri ?(pa koment).

Heroi ynë Xhevat Berisha ishte i tillë. Me plotë kuptimin dhe forcën e fjalës e themë se heroi ynë ky burr ishte e do mbetet shpirti i UÇK-së për Komunën e Prizrenit,shpirt që lëngonte për lirinë e atdheut e të popullit të tij.Liria i ka heronjët e vet, Xhevati ishte e do jetë fuqishëm njëri nga ata.
Xhevati ishte e do mbetet themeluesi i celulave të para të UÇK-së për Komunën e Prizrenit,shtëpia e tij ishte shenduar në shtëpi të shumë djemve ma të mirë e të guximshëm të kësaj treve.

Shpirti i tij prej çlirimtari ishte kalitur qysh në rininë e hershme,rinia e tij kaloi duke shkruar poezi kushtuar atëdheut të robëruar e rrugës së lirisë .Pjestar i organizimit ilegal politik,mësues patriot dhe petagog i kompletuar.

Madhështia e këtij burri qëndrronë aty që rrall kush mund ta bënte,la ditarin e nxënësve dhe lapsin në tavolinë, dhe ato zëvendësoi me pushkën e kushtrimit për liri a vdekje.Më 1 shtator pasdite pas luftimeve titanike që bëni s’bashku me shumë djemë trima të kësaj treve ,në fshtin Lez ra heroikisht për most ë të vdekur kurrë Xhevat Berisha .

Ramja e Xhevatit aq sa ishte e dhimbshme aq ishte edhe krenare, të gjithë njërzit do vdesin por ata që ranë për lirinë e atdheut do rrojnë e do kujtohen brez pas brezi.

Sot emrin e Heroit tonë mbanë nipi tij djali i Bearit.

Sot në Sheshin Shatërvan në Prizren,kokë lartë me qantë në krahë e pushkë në dorë qëndronë krenare shtatorja e heroit tonë. Kjo shtatore këtu u vendosë këtu do mbetet për gjithmonë si dëshmi e kohës, duke thënë se në këtë vend ka patur një luftë e ajo i kishte djemët e burrat e saj që luftuan e ranë për lirinë e kësaj toke..

Lavdi e përjetshme për Heroin tonë Xhevat Berisha.

Më Shumë

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit