9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Zonja Apostolova , Kosova nuk është vend i kriminelëve ata i keni në Serbi

Shkruan:Qazim Thaçi

Zonja Apstolova gjatë konferencës për Raportin e Progresit për Kosovën ka thënë se emërtimi i kriminelëve të luftës në pozita të larta drejtuese është zhgënjyese, si dhe ka shtuar, se tarifa 100 për qind ndaj Serbisë, nuk është në dobi të askujt. Zonja shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ky është një paragjykim i madh i Juaji kur ju jeni personalitet që fjalën duhet ta matni së paku tri here e tek njëherë të thuani, Sepse tani lind dyshimi mbi përgjegjësitë e Juaja të fjalës publike.

Si mudet të thuhet kriminelët ?!!, Athua cila gjykatë e ka konstatuar këtë? Kush janë ata dhe tani është radha të na i thuani ata me emëra e mbiemra, sepse Kosova ka instucione që nga shkollat atje ku mësimdhënësit e sukseshëm janë edhe drejtorë deri tek presidenti i cili deshtët ju apo jo ai ende nuk ka asnjë aktakuzë krimi, pos, asaj të Serbisë,Por, në këtë rrethana kur ne po kalojmë si popull një gjendje të rëndë të kishin lutur shumë në thuaj nese ju e dini se kush është i gjykuar dhe ka marrë dënimi për kriminel???.

Në të kundërtën ne jemi Ballkan dhe e di se edne përgjegjësia është e padefinuar sa e si duhet, por nuk dua të jetojë këtu nëse liderët tanë politikë janë të dënuar për kriminel . Qindra miqë e qyteatrë më kanë pyetur se cili nga liderët kosovarë ka marrë dënimin dhe në cilën gykatë për kriminel. Kjo nuk i shërben Kosovës, tani në këto kohë trazmimesh sepse vertetë e dëmton imixhin tek ato shtete që na ndihmojnë pa pra si; Turqia, Gjermania e mbi të gjitha SHBA të dhe shumë shtete tjera. Por, kjo deklaratë ka irituar qindra e mjëra qytetarë të ndershëm. Sepse ata edhe kështu kanë barrën e tyre, barrën e rëndë të jetës dhe dyshimeve për udhëheqje joekspeditive.

Por, jam i bindur se dyshimet e këtyre njerëzëve pa u gjykuar e pa marrë dënim nuk e japin këtë konstatim dhe nuk e pranojnë këtë tiketë kaq të rëndë.Zonja Apostolova, ju më së miri e dini se kriminelët janë në Serbi, kërkoni atje dhe dërgoni në Gjykatën Ndërkombëtare për kaq shumë dhunime, për aq shumë shtëpi të djegura. Për libra të djegura si në kohën e inkuzacionit , Krimenelët janë ata që tash po shtiren si viktima, kurse ju këtë gjë e dini ,dhe mos etiketoni me këtë pasaktësi sepse askush nuk guxon të etiktojë dikend nëse nuk është gjykuar e nuk është dënuar. Kosova është shtet zonja Aposlolova dhe taksa 100 për qind ndaj Serbisë është masa që ishte nevojë e domosdoshmëri për të ndërmarrë këtë veprim .

Sepse ajo pas gjithë krimeve në Kosovë ende nuk e pranon as edhe faktin e faktuar se këtu ka bërë gjenocid, Zonja Apostolova më se miri është kur njeri fletë drejtë, di se është më së vështiri për vetëm drejta është mbi gjithëçka në këtë botë, e duhet të jetë edhe mbi ligjin.Kaq zonja Apostolova ,herave tjera s’do të harrojë të sjelli edhe me mijëra fakte se kriminelët i keni në Serbi.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit