31 C
Prizren
E enjte, 2 Korrik, 2020

Panairi i Tiranës hapet me thirrjen për heqjen e taksës mbi librin

Vizitorë të shumtë kanë mësyrë stendat e librave pavarësisht se viti 2019 nuk ka nisur mbarë për botuesit. Tarifa e re, çmimet e larta të librit dhe fondet e kufizuara të Ministrisë së Kulturës në Tiranë kanë qenë kryefjalë në vendtakimin tradicional mes botuesve dhe lexuesve.

Të mërkurën, edicioni i 22-të i Panairit të Librit “Tirana 2019” ka hapur siparin në Pallatin e Kongreseve ku rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të shpalosin për pesë ditë prurjet më të reja nga botimet shqipe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në ceremoninë e hapjes të mbajtur në sallën ovale, organizatorët kanë bërë me dije agjendën e Panairit, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 17 nëntor.

Shkrimtarë, krijues e përkthyes do të marrin pjesë në rreth 100 veprimtari të ndryshme, nga promovimet e titujve të rinj e deri te një seminar për përkthimin e letërsisë evropiane. Edhe një nga shkrimtarët më të njohur sllovenë, Drago Jançar, do të jetë mysafir në njërin nga aktivitetet e këtij panairi.

Në fjalën e hapjes, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka thënë se Panairi i Librit nuk duhet të shihet vetëm si një vend për shitjen e librave.

“Unë e shikoj librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin”, ka thënë Margariti.

Në vijim, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, ka vlerësuar se veprimtaria e larmishme e botuesve ka bërë që lexuesit të shijojnë kulturën evropiane.

Teksa ka përmendur se botuesit po përballen me probleme e mangësi, Ymeri ka ftuar Ministrinë e Kulturës që të punojnë bashkërisht për të përmirësuar gjendjen e librit.

“Korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë, kjo është e sigurt. Me libër do të ecim përpara”, ka nënvizuar ai.

Ndërkaq, Edon Zeneli, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka përsëritur thirrjen për heqjen e taksës mbi librin.

“Na është premtuar një kohë të gjatë që do të kemi një treg të unifikuar të librit, por në fillim të këtij viti ne morëm një lajm jo të mirë për botuesit nga Kosova, ku të gjitha botimet tona i nënshtrohen një tarife prej 6 për qind me të hyrë në Shqipëri. Kjo nuk i shërben aspak tregut të unifikuar që duam ta kemi”, ka thënë Zeneli.

Edhe sivjet, botues nga Kosova kanë ekspozuar botimet e tyre në stendën e përbashkët të Shoqatës së Botuesve të Kosovës e disa veç e veç, ndërkohë që MKRS-ja ka dhënë një mbështetje financiare për ta.

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, botuesi, Edon Zeneli, ka vlerësuar se botuesit e Kosovës janë gjithnjë e më të pranishëm në Panairin e Librit në Tiranë.

E botuesit e Kosovës, sipas tij, po ringrihen në tregun e librave shqip pavarësisht barrierave burokratike.

Ndërkaq botuesja e “Skanderbeg Books”, Flutura Açka, ka vlerësuar pjesëmarrjen e autorëve të rinj shqiptarë. Duke e quajtur si festë libri, ajo ka thënë se pret që ky panair të jetë i suksesshëm.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë nga ora 9:00 deri në orën 21:00.

Të shtunën, më 16 nëntor, në sallën ovale në ora 12:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve, ndërsa të dielën, që është edhe dita e fundit për këtë edicion, panairi do të ulë siparin një orë më herët.

- Advertisement -

Më Shumë

Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Prizren

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpi, transmeton...

Zyrtare: Ylli i Kosovës bëhet me skuadër të re

Shkëlqim Demhasaj nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Grasshopper.Sulmuesi i Kosovës, pas tri sezonesh largohet nga Luzern, për t’iu bashkuar Grasshopper. Lajmi...

Rocku përballë racizmit

Nuk ka arsye përse duhet mohuar se heavy metali ka një lidhje më të komplikuar me racën sesa shumë prej ndjekësve të saj do...

Nëntë vdekje nga koronavirusi në Prizren, detaje rreth gjendjes në këtë komunë

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është regjistruar vdekja e 49’të nga koronavirusi në vend. Klinika Infektive njoftoi se viktima ishte...

Ishin në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, mjekët kërkojnë paga shtesë pasi u rrëzua Ligji i Pagave

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur për situatën e re në këtë sektorë pas anulimit të Ligjit...

Arrestohet pasi kapet me marihuanë në Xërxë të Rahovecit

Policia në fshatin Xërxë të Rahovecit ka konfiskuar një sasi prej 2.54 gram marihuanë, tek një mashkull kosovar, transmeton PrizrenPress. I dyshuari është arrestuar, sipas...

Rama sot takohet me këta politikanë kosovarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike. Rama do...

Vetëm dje 18 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 18 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit,...

Pse po përhapet kaq shumë koronavirusi në Kosovë

Gjendja në Kliniken Infektive në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar dhe kapacitetet e klinikës janë pothuajse të mbushura, thotë për Radion Evropa e Lirë,...

Akreditohet Qendra e Kompetencës në Prizren(Vendimi)

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka akredituar Qendrën e Kompetencës në Prizren. Sipas vendimit, kjo qendër i plotëson të gjitha kushtet e punës për nxënësit, transmeton...

Munishi për fitoren e Ballkanit: I lumtur me fitoren, respektuam edhe kundërshtarin

Ismet Munishi është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Ballkanit ndaj Vushtrrisë. Suharekasit fituan 3-1 ndaj vushtrriasve në kuadër të javës së 27-të në...

Marko Gjuriq rezulton pozitiv me Covid-19

Mediat serbe sot kanë raportuar se Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka dalë pozitiv për Covid-19. Gjuriq thuhet se u  testua...

Vetura e policisë përfshihet në aksident trafiku në Landovicë(Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Landovicë të Prizrenit, në të cilën është përfshirë një veturë e Policisë. Indeksonline sjellë pamje...

Prizren, 22 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Prizren janë ngritur 22 aktakuza kundër 23 personave për...

“Hidroregjioni Jugor” në Prizren hap konkurs për kryeshef

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka hapur konkurs për pozitën e kryshefit në këtë ndërmarrje. Konkursi është publikuar sot, shkruan “PrizrenPress”. Këtë...

122 raste të reja me koronavirus, 7 në Prizren

81 TË SHËRUAR DHE 122 RASTE ME COVID-19! Sot më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Lajmet e Fundit

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja...

Voto 4 Ermina-Lekaj Perljaskaj

Seremb Gjergji  Voto një shqiptare e cila ka parime, cilësi dhe dituri, por mbi të gjitha, drejtësi dhe fuqinë për t’i realizuar projekte që i...

Muharremaj: Në Suharekë vetëm 12 raste aktive me COVID-19, u importuan nga Universiteti i Prizrenit

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj, ka treguar se në këtë komunë janë 12 raste aktive me coronavirus. Muharremaj në RTV Dukagjini ka thënë se këto...

Rahovec, e infektuara me COVID-19 shetitet nëpër qytet

Përkundër thirrjeve dhe vendimeve të shumta për kujdes gjatë pandemisë COVID-19, jo të gjithë po i respektojnë ato. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka...

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që...