-2.7 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2020

Panairi i shitjes dhe promovimit të librit

Librat6-04Edicioni i 15 i Panairit të librit, i cili është hapur të hënën në Prishtinë nën organizimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka sjellë në kryeqytetin e kosovar mbi 100 botues të vendit, të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe nga diaspora, kanë njoftuar organizatorët e panairit.

Sipas tyre, këto shtëpi botuese, përveç botimeve të viteve më të hershme, do të prezantojnë edhe mbi 1 mijë e 300 tituj të rinj.

Misioni i këtij panairit, sipas organizatorëve, është ofrimi i volumit dhe i kualitetit të librave për lexuesit, në mënyrë që këta të fundit ta kenë mundësinë që ta gjejnë një gamë të gjerë të literaturës që u intereson.

Por, a është Panairi i librit në Prishtinë një panair i shitblerjes së librit apo promovimit të tij te lexuesit?

Organizatorët dhe pjesëmarrësit vlerësojnë se ky panair përmban të dy këto karakteristika, ndonëse kanë mendime të ndryshme ose edhe hamendje se cila është më parësore në këtë rast, transmeton REL.

Daut Demaku, kryetar i shoqatës së Botuesve të Kosovës, vlerëson se panairi përmban të dy karakteristikat, të balancuara dhe të cilat janë të arsyetueshme.

“Panairi i librit është një ‘librari’ e madhe, komplete e të gjithë botuesve shqiptarë. Do me thënë, është shitje, por Panairi i librit, në të njëjtën kohë është edhe promovim. Deri më tash unë nuk kam parë elemente që e rëndojnë njëra tjetrën më shumë. Prandaj, panairi integron shumë vlera”.

“Shitjen po se po, për arsye se të gjithë pjesëmarrësit e paguajnë hapësirën dhe po të mos kenë shitje nuk kanë se si ta paguajnë, sepse edhe ashtu e kanë buxhetin e vogël. Është promovim, informim, komunikim mes njerëzve. Me fjalë të tjera, është mozaik i plotë i një feste kulturore të librit”, shprehet Demaku.

Por, çfarë thonë botuesit? Gentian Çela nga shtëpia botuese “Ideart” nga Tirana, vlerëson se panairi, më të rëndësishmen e ka karakteristikën e promovimit të librave se sa atë të shitjes.

“Më shumë është për të promovuar librin, për arsye që edhe lexuesit njihen me librin në mënyrë më të qartë, sepse në librari mbase librat janë më të kufizuara. Kurse, këtu në panair, librat janë të ekspozuar gjithandej dhe kanë mundësi më tepër që t’i shohin të gjitha”, thekson Çela.

Mendim të ngjashëm ka edhe Fevzi Tërrnava nga shtëpia botuese “Libri Shkollor” nga Prishtina. Sipas tij, pjesëmarrja në Panairin e librit nuk ka të bëjë shumë me leverdinë financiare.

“Më shumë është si promovim dhe ekspozim i librit. Ne duam ta mbajmë traditën shumëvjeçare. Kjo është arsyeja pse marrim pjesë. Nuk ka ndonjë leverdi të madhe”.

Por, Afet Bejadini, drejtor i shtëpisë botuese “Thesari” nga Gostivari, vlerëson se në Panairin i librit janë dy favore, e shitjes dhe e promovimit të librit, ndonëse sipas tij, kësaj të fundit i kushtohet më shumë rëndësi.

“Në këtë rast janë prezente që të dyja. Por ne si botues, më tepër në panair e vlerësojmë promovimin e librit. Sado që dikush mund ta quajë si treg të librit, përsëri, panairi zgjat vetëm disa dit. Ndërsa, libri vazhdon të jetë brenda vitit dhe ne si botues, kur marrim pjesë nëpër panaire, qëllimi kryesor i yni është që ta promovojmë librin, në mënyrë që brenda vitit ta kërkojnë lexuesit”, bën të ditur Bejadini.

Mirvijen Kokona, e cila prezanton shtëpinë botuese “Kokona” nga Tirana, vlerëson se edhe shitja por edhe promovimi i librave në këtë panair kanë rëndësinë e tyre dhe nuk e përjashtojnë njëra tjetrën.

Por, sipas saj, më e rëndësishme është që libri të shkojë deri të lexuesi.

“Të gjitha (librat) janë në një vend. Fiton (lexuesi) një ide të përgjithshme edhe mbi botimet e reja dhe mbi ato që nuk i ka parë, kështu që nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, është shumë mirë. Më lirë shiten (librat). Pothuajse 20 për qind janë më lirë”.

“Vijnë lexuesit dhe flasin me botuesin dhe kontakti direkt me botuesin është shumë i rëndësishëm, sepse botuesi i udhëzon ose u jep hollësi mbi botimet që ka dhe pak a shumë,për kategori të ndryshme, jep edhe ide se çfarë librash mund të lexojnë”, thotë Kokona.

Ndryshe, Panairi i librit “Prishtina 2013” do të zgjasë deri më 9 qershor.

- Advertisement -

Më Shumë

Mullisët e Kosovës paralajmërojnë pezullimin e prodhimit

Pezullimi i përkohësisht i disa masave tarifore ndaj importit të miellit nga ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka ngjallur...

‘E diela e vajtimit’/ Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si “të dielën e lotëve”.  Ati i Shenjtë,...

Si do ndryshojë bota gjatë 18 muajve të ardhshëm?

Autor: Chris Stokel-Welker Jemi nën karantinë. Raftet e supermarketeve janë boshatisur. Fluturimet janë anuluar. Punëtorët kanë lënë punën, dhe janë shndërruar në mësues të fëmijëve të tyre...

Prizren/ Hajnat i vjedhin kompjuterat e laptopat

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur disa kompjuter dhe laptop, transmeton PrizrenPress. "Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar...

Morena me pozë në të brendshme para tavolinës plot, shan duke përmendur lokacionin

Morena Taraku shan derisa shfaqet joshëse nga dhoma përplot ushqim. Modelja e cila tani po merret edhe me muzikë, Morena Taraku, së fundmi ka qenë...

Dy Sindikata i drejtojnë kërkesë publike Qeverisë

Dy sindikatat ajo e Shërbimit Civil të Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës i kanë dërguar kryeministrit në detyrë, Albin...

Suharekë/ Gjuan me gur policinë në orën policore, arrestohet

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Suharekë pasi ka dalë me veturë në kohën kur është e ndaluar. Policia ka urdhëruar që...

SBASHK: Veprim zhgënjyes i Kushtetueses ndaj Ligjit të pagave

SBASHK reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese për shkak të vendimit të kësaj të fundit për të shtuar kohën e pezullimit edhe për tre muaj ndaj...

1 rast i ri me COVID-19, e infektuara është nga Korisha e Prizrenit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast të ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të...

Kastrati- Haskukës: Prizreni po kalon ditë të rënda

Prizreni po kalon ditë të rënda, pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë. Kuvendari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati, kërkon nga kryetari i...

Dr Fauci: Koronavirusi mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë

Pandemia e koronavirusit mund të vrasë deri në 200 mijë amerikanë dhe me miliona tjerë mund të infektohen, ka paralajmëruar eksperti kryesor i qeverisë...

Liverpool në panik, presidenti i UEFA-s nuk e mohon hipotezën e pabesueshme

Futbolli është në kaos. Federatat po bëjnë të pamundurën për të mbyllur kampionatet e ndërprera në mes, por fitorja ndaj koronavirusit është ende larg...

Barnatoret do të punojnë me orar të ri

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që barnatoret e licencuara në Kosovë të punojnë prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të...

Arrestohet një i mitur në Prizren, nuk e respektoi orën policore

  Policia në Prizren ka arrestuar një të mitur për shkak mosrespektimit të orës policore. “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K pasi që i...

Qorrolli: Pa VV-në s’mund të bëhet Qeveria, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ajo heq dorë

Analisti Vigan Qorrolli, ka thënë se debati aktual në Kosovë se kush ka të drejtë, presidenti apo kryeministri, është i drejtuar keq. Sipas tij, në...

Prizren, një muaj paraburgim për dhunë fizike ndaj vëllait

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj të dyshuarit N.B. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë në familje. Sipas...

Lajmet e Fundit

Kryetari i Malishevës: Nga 39 të prekur me COVID-19, dy janë shëruar (VIDEO)

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se nga 39 raste sa kanë qenë të infektuara me pandeminë COVID-19, dy...

Quni: Një pjesëtar i FSK-së me mision jashtë vendit është infektuar me COVID-19

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me COVID-19. Megjithatë Quni, në...

Fshati Korishë i Prizrenit futet në karantinë

Pas tri rasteve pozitive me Covid-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky...

Qeveria Kurti emëron deputetin Artan Abrashi në komisionin qeveritar

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen elektronike sot ka emëruar Artan Abrashin anëtar të komisionit qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të...

Pandemia, qeveria dhe buxheti i Kosovës

Faik MIFTARI Në këtë vështrim do të ndalem në efektet e rënduara që do të shkaktojë pandemia e korona virusit buxhetit të Kosovës, të cilin...