6.3 C
Prizren
E premte, 4 Dhjetor, 2020

Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe se duhet të kontrollojë gjendjen mendore.

Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia. Presidenti Macron e argumentoi këtë hap me sulmet e presidentit turk. Deklaratat e tij janë të “papranueshme”, u shpreh presidenca franceze për agjencinë AFP. Ambasadori u tërhoq për këshillime me presidentin. Me këtë synohet të dërgohet “një sinjal i fortë” drejt Ankarasë, u tha.” Humbja e masës dhe pagdhendshmëria nuk janë metoda”, theksohet nga presidenca franceze. Erdogan duhet të ndryshojë kursin e tij politik, sepse “ai është në çdo kuptim i rrezikshëm”.

Fyerjet personale të Erdoganit

Të shtunën (24.10) në një kongres të partisë së tij, AKP në Kayseri në Anadollinë Qendrore, Erdogan bëri fjalë për “shenja shqetësuese të rritjes së armiqësisë kundër islamit në Europë”. Si shembull ai ndër të tjera mori edhe presidentin Macron, që pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty para një javë i shpalli luftë islamizmit radikal në Francë. Paty u vra nga një nxënës me rrënjë ruso-çeçene, pasi kishte treguar në orën e mësimit për të ilustruar temën e lirisë së mendimit karikaturat e profetit Mohamed, shkruan DW.

Macron kishte thënë në ceremoninë e përshpirtshme për mësuesin të mërkurën, se “ne nuk do të heqim dorë nga karikaturat dhe skicat”. Pas sulmit vdekjeprurës kundër mësuesit, autoritetet franceze kanë ndërmarrë disa aksione kundër shoqatave të dyshuara se i përkasin spektrit islamist apo janë të afërta me të. Atentatori vetë u qëllua pak pas vrasjes së mësuesit.

Erdogan nuk e la tek këto akuza, por vazhdoi me tone personale. “Çfarë problemi ka ky person me emrin Macron me islamin dhe myslimanët”, pyeti Erdogan në kongres. Macron duhet “të kontrollojë gjendjen e tij mendore”, shtoi Erdogan. Homologu i tij nuk e kupton lirinë e fesë.

Marrëdhënie të vështira Francë-Turqi

Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë ftohur edhe për shkak të temave të tjera: Macron e akuzon presidentin Erdogan për përzierje masive në konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nagorni-Karabakut, që ka disa javë që ka shpërthyer. Sipas Macron, Ankaraja zhvendos luftëtarë xhihadistë nga Siria për të mbështetur Azerbajxhanin.

Edhe në konfliktin për kërkimet për gaz në Detin Mesdhe, Macron ka dërguar paralajmërime ndaj Erdoganit. Franca përforcoi mbështetjen për Greqinë dhe Qipron duke ofruar edhe prezencën e saj ushtarakë në rajonin detar./DW/

- Advertisement -

Më Shumë

Pas uljes së dënimit të Darko Tasiq, banorët e Krushës nesër protestojnë

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël, por edhe fshatrat përreth nesër do ta mbajnë një protestë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Kjo...

Shtohen kërkesat për qasje në dokumente zyrtare në Prizren, Haskuka i quan absurde dhe sheh se “zgjedhjet janë afër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur absurde kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike të bëra së fundi. Sipas tij,...

Balje: Do të punojmë sërish në krijimin e Grupit parlamentar 6+, po e presim Etem Arifin të dalë nga burgu

Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar 6+, Duda Balje, ka treguar arsyet se pse ajo dhe një pjesë tjetër e deputetëve të këtij grupi...

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar...

Ministri Quni dhe gjeneral Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i...

Kriza me pandeminë, edhe 182 milionë euro për bizneset

Mbi 182 milionë euro ka paraparë Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen...

Vdekja e Maradonës, hetuesit kërkojnë komision mjekësor për të gjetur “fajtorët”

Prokurorët specialë, që po hetojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Diego Armando Maradonës, pasi të kenë përfunduar analizat toksikologjike mbi gjakun dhe urinën...

4 të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Edhe e shtuna ka regjistruar numër të lartë vdekjesh nga COVID-19 në Kosovë. 14 persona kanë humbur betejën me virusin në 24 orët e...

Xhemaj, PDK: Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje nga Komuna e Prizrenit me 28 Nëntor, të korrigjohet ky poshtërim

Bashmir Xhemaj i PDK’së, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, ka reaguar në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit, që Komuna e Prizrneit...

22 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë brenda ditës, 2 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79,...

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

Një person i kërkuar është arrestuar në Xërxë të Rahovecit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë. “Në bazë te urdhëresës...

Kryeministri: Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga Masa e 8

Ka nisur të bëhet nënshkrimi i kontratave për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2020. Në këtë ngjarje ka...

Fahri Musliu: Skënderbeu dhe Adem Jashari u poshtëruan në Prizren

Veterani i gazetarisë, Fahri Musliu ka kritikuar skulpturën e shtatores së Skënderbeut dhe Adem Jasharit që u zbuluan dje në Prizren. Sipas tij, dy figurat...

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren shton inspektimet

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka rritur numrin e inspektimeve si rrjedhojë të afrimit të festave të fundvitit. Me këtë rast, në inspektimet...

Liverpooli e ka nxjerr në shitje Shaqirin, këto janë klubet e mëdha që janë vënë pas yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror. Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe...

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet Kryeministër në detyrë

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se seanca e sotme dëgjimore ndikon në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit...

Lajmet e Fundit

Shtohen kërkesat për qasje në dokumente zyrtare në Prizren, Haskuka i quan absurde dhe sheh se “zgjedhjet janë afër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur absurde kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike të bëra së fundi. Sipas tij,...

Suharekë, arrestohet drejtori i kompanisë për falsifikim dokumenti për tenderin milionësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik. Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria...

Këto janë shenjat me fat të dhjetorit

Muaji dhjetor sapo ka filluar që do të thotë që po përgatiteni t’i jepni lamtumirën një viti tjetër që po largohet. Dhe çfarë viti! Sigurisht që...

Liverpooli e ka nxjerr në shitje Shaqirin, këto janë klubet e mëdha që janë vënë pas yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror. Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe...

Haskuka: Projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Në Prizren sot janë takuar kryetarët e tri komunave të këtij rajoni. Në një postim në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë shkruar...