9.1 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Pas dorëheqjeve, vjen reagimi i PDK’së në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas largimit të dy anëtarëve nga partia.

Pas dorëheqjes nga partia të anëtareve të Partisë Demokratike të Kosovës, Kastriot Berisha e Fatmir Shurdhaj, ka reaguar Dega e PDK-së në Malishevë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ata thanë se arsyetimet e ish-anëtareve që dhanë dorëheqje nga partia nuk janë bindëse.

”Sot nga radhët tona u larguan dy aktivistë. Arsyetimi i tyre nuk ishte bindës. Ne sapo përfunduam procesin zgjedhor nga ku dolën organet e reja të Degës. PDK-ja, por jo vetëm, nuk kishin organizuar zgjedhje më demokratike, të hapura e konkurruese se sa këto. Patëm 4 kandidatë për kryetar Dege”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, kandidatët që dhanë dorëheqje kishin qëllime jo të mira ndaj partisë.

“E para, kishin hyrë me çdo kusht, të fitojnë, dhe këtë fitore ta përdornin për të shantazhuar PDK-në dhe kryetarin Veseli! E dyta, u pa qartë se ata që i shtynin dhe i inkurajonin ishin anëtarë të subjekti NISMA që Shurdhaj edhe më 2013 i kishte mbështetur hapur! E treta, me pozitat e fituara të kalonin në AAK. E katërta, të realizonin interesa personale dhe të kushtëzuara”, kanë shkruar ata në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtar dhe aktivistë të PDK-së, Dega në Malishevë. Sot nga radhët tona u larguan dy aktivistë. Arsyetimi i tyre nuk ishte bindës. Ne sapo përfunduam procesin zgjedhor nga ku dolën organet e reja të Degës. PDK-ja, por jo vetëm, nuk kishin organizuar zgjedhje më demokratike, të hapura e konkurruese se sa këto.

Patëm 4 kandidatë për kryetar Dege. Të gjithë kandidatët në paraqitjen e Programit të tyre u shprehen se procesi ishte madhështor, demokratik e i organizuar shkëlqyeshëm nga monitoruesit e zgjedhjeve nga Prishtina. Kandidatët që humbën ishin të zhgënjyer e të pakënaqur me votat që morën! Demokracia duhej të zbatohej në jetë, por Shurdhaj e Berisha dështuan edhe këtu.

Ata shprehen pakënaqësi që nuk fituan. E lëshuan partinë! Në arsyetimin e tyre njëri tha se kishte organizuar 30 nëndegë të reja por që nuk e votuan atë, dhe tjetri tha se shin manipuluar ato! Kontradiktore kjo! Vet z.Shurdhaj kishte marrë pjesë në të gjitha nëndegët por jo edhe kandidati fitues!

Por sot e pamë qëllimin e tyre në këtë garë. E para, kishin hyrë me çdo kusht, të fitojnë, dhe këtë fitore ta përdornin për të shantazhuar PDK-në dhe kryetarin Veseli! E dyta, u pa qartë se ata që i shtynin dhe i inkurajonin ishin anëtarë të subjekti NISMA që Shurdhaj edhe më 2013 i kishte mbështetur hapur! E treta, me pozitat e fituara të kalonin në AAK. E katërta, të realizonin interesa personale dhe të kushtëzuara!

Por PDK-ja, Dega në Malishevë mbetet e fuqishme si partia opozitare më e madhe dhe e cila është e bindur se do të dalë partia fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Gjithmonë të humburit kanë të drejtë të ankohen, sidomos Shurdhaj i cili nga ky largim nuk fitoi asnjë mbështetje nga Banja e tij, por e fitoi epitetin e “Piratit të PDK-së” që i quante ai dikur të larguarit-vendasit e tij banjas nga PDK-ja në NISMA!

Ne vazhdojmë fuqishëm me PDK!

- Advertisement -

Më Shumë

Edhe 3 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me koronavirus në Prizren. Rastet pozitive janë...

Kohë të mira, kohë të këqija

Nga: Led Zeppelin në ditët e rinisë sime m’ tregonin se çka do të thotë me qenë burrë, derisa e arrita atë moshë u përpoqa t’i bëj gjërat...

Vdes ish-kryetarja e FG-së së LDK-së në Prizren

Ka vdekur në moshën 65 vjeçare, ish-kryetarja e FG-së së  LDK-së në Prizren, Xhyle Krasniqi. Siç bëhet e ditur, e ndjera Xhyle Krasniqi, ka humbur...

IKShPK apelon për kujdes ndaj rriqrave – japin rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë pos pandemisë Covid-19 po përcjell me vëmendje edhe situatën epidemiologjike në komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo. Sipas...

Veturat e qeverisë së Kosovës, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes

Prej më shumë se dy vitesh qeveria e Kosovës po shfrytëzon vetura me qira me çmime që marrin kosto më të lartë se vlera...

Paraburgim dhe arrest shtëpiak ndaj dy personave që dyshohet se sulmuan fizikisht punëtorin e një pike të derivateve

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten dhe të premten, ka marrë dy vendime të ndara për një rast të njëjtë, ku ishin të përfshirë...

Mozzik takon më në fund të bijën Hana pas karantinës (Foto)

Reperi Mozzik është takuar me të bijën Hanna pas dy muajsh në karantinë. Ai ka ndarë disa foto në Instastory me të bijën, teksa...

Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit është personi që humbi betejën me COVID-19

Mësuesi Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, humbi sot jetën nga COVID-19. Hoxha ka qenë aktivist i LDK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i...

Tërnava: Keni durim, shmangeni vizitat te familjarët për festë

Myftiu Naim Tërnava në mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka kërkuar nga besimtarët mysliman që të ketë durim në këtë kohë...

Të shtunën testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, nesër pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Zyrtari për informim i...

Dy të arrestuar në Prizren për mosrespektim të masave gjatë epidemisë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi nuk kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Siç është bërë e ditur...

Mbi 40 raste të dhunës seksuale për pesë muaj në Kosovë

Më shumë se 40 raste të dhunës seksuale janë shënuar vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2020 në Kosovë. Sipas të dhënave që...

Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Nga Aurenc Bebja  “La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për...

COVID-19: Edhe sot pa të infektuar në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe 1 rast i ri me koronavirus në vend. Numri i të...

KB Bashkimi mbledh arkivin, thërret për përkrahje

Klubi i Bashkimit që është më i vjetri në Kosovë, themeluar që në 1945,ka lluar të bëj grumbullimin e dokumenteve, fotograve, artikujve dhe gjërave...

60 milionë euro për Icardin, Juventusi parakalon PSG-në

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...