14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Pas kalimit në grupin e Nismës Socialdemokrate, Duda Balje ka disa fjalë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë arsyet se pse ajo dhe kolegët e saj i janë bashkuar sot Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Një një postim në profilin e saj në Facebook, transmeton Gazeta Express, Balje shkruan se ajo dhe tre deputetët e tjerë kanë vendosur ta ruajnë emrin e grupit të tyre dhe të krijojmë një koalicion me grupin Nisma dhe AKR.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të mbrojtur interesat e komuniteteve tona”, shkruan tutje ajo.

Ndryshe, lajmin për Grupin Parlamentar “Nisma-AKR-6+” për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.

LEXO EDHE: Nisma Socialdemokrate bëhet me katër deputetë të rinj

Shala ka shtuar se deputetët, Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të funksionojnë në kuadër të këtij grupi të ri parlamentar. /Gazeta Express/

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit