9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

PDK: Prizreni po qeveriset keq, këtë e dëshmon edhe vlerësimi i MAPL-së

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kjo komunë po qeveriset keq, nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.

Sipas tyre, këtë e dëshmon edhe vlerësimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila Prizrenin e ka renditur ndër komunat me performancën më të ulët.

PDK, vlerëson se Prizreni ishte udhëhequr shumë më mirë nga kjo parti.

Komunikata  e plotë:

Edhe këtë fillim vit, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Agjensinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC, Suedinë dhe Norvegjinë, kanë ndarë 4,9 milion euro për Grantin e Performancës Komunale. Ky grant për vitin 2020, është bashkëfinancim i fondeve të MAPL-së, në vlerën prej 2,5 milion euro dhe donatorëve në vlerën 2,4 milion euro, me qëllim që të shpërblehen Komunat me performancën më të mirë, sipas një sistemi indikatorësh të shpërndarë në tre fusha kryesore:

1.            Qeverisja demokratike,

2.            Menaxhimi Komunal dhe

3.            Ofrimi i shërbimeve publike.

Ky sistem e bën Kosovën vendin e vetëm në rajon, ku ekziston një sisten i avancuar institucional, i cili nxitë konkurrencën ndërmjet Komunave dhe njëkohësisht u jep mundësi qytetarëve, të mbajnë përgjegjës lidershipin komunal, që të jenë llogaridhënëse dhe të punojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Vlerësimi i performancës Komunale për grantin e vitit 2020, shpërblen 23 komuna, si dhe ndanë shpërblimin shtesë për 3 komunat me performancën më të mirë.

Komunat përfituese janë: Pejë, Junik, Gllogoc, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Shtërpcë, Mamushë dhe Leposaviq.

Ndërkaq, 3 komunat me performancën më të mirë, të cilat marrin një grant shtesë janë:

1.            Komuna e Pejës-vendi i 1-rë,                                                                      

2.            Komuna e Junikut-vendi i 2-të dhe                                                           

3.            Komuna e Lipjanit-vendi i 3-të.

Sikur që po vërehet, Komuna e Prizrenit nuk e ka arritur as minimumin e pikëve, për të konkuruar e lëre më për të fituar.

Poashtu një vlerësim tjetër i performancës së Komunave nga Ministria respektive, bazuar në kriteret relevante të matjes së peformancës, e ka vendosur Komunën e Prizrenit në vendin e 23-të, që është nën mesataren, si dhe në vendin e 24-të Prishtinën.

Sipas një klasifikimi tjetër, Komuna e Prizrenit është ranguar në vendin e 10-të në nivel vendi, sa i përket performancës për shërbimet administrative.

Rangimi i Komunave është bërë nga Ministria e Pushtetit Lokal për:

•             Shërbimet publike administrative,

•             Efikasitetin e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve si dhe

•             Shqyrtimin e kërkesave të personave fizik dhe juridik.

Vlen të përmendet se para Komunës së Prizrenit, kanë dalur disa Komuna të vogla si: Rahoveci që është radhitur i pari, pastaj Suhareka, Vitia, Istogu, Lipjani etj.

Specifikisht po i përmendim këto 2 Komuna: Prizrenin dhe Prishtinën, sepse Prishtina ka qenë e udhëhequr nga VV dhe po dëshmohet se përveq mungesës së kapaciteteve menaxhuese dhe resurseve humane, problem mund të kenë edhe ideologjinë dhe mungesën e një koncepti të avancuar qeverisës.

Kjo qasje se si qeveriset në Prizren, kryesisht bazohen në reklama e ankesa dhe gjithmonë në kërkim të fajit diku tjetër, e asnjëherë tek vetvetja.

Qyteti i Prizrenit në vazhdimësi po ballafaqohet me pasoja të kësaj filozofie dhe mënyre të qeverisjes, ku asgjë nuk respektohet, përfshirë këtu edhe partnerët e koalicionit që e sollën në pushtet VV-në. Rangimet e Komunave bazuar në matje të performancës sipas kritereve, janë argumente që e mbështesin këtë pohim e që Komuna e Prizrenit ka dalur shumë keq.

Vlen të theksohet se deri sa ishte në pushtet PDK, Komuna e Prizrenit ka qenë e vlerësuar me performancë shumë më të mirë, se kjo qeverisje që aktualisht jemi duke e parë.

Kur kësaj që u tha sot, i’a shtojmë edhe shumë deficite tjera në performancë, për të cilat kemi folur dhe do të flasim në vazhdimësi, atëherë vërehet se kush është shkaktar i kësaj gjendje të rënduar tej mase në Komunën e Prizrenit.

- Advertisement -

Më Shumë

Nuk din shkjau me mbajtë miqsí!

Poezi nga Gjergj Fishta Nuk Din Shkjau Me Mbajtë Miqsí! Por, s’ din Shkjau me mbajtë miqsí! Aman, Zot, kur duel Serdari, Se ç’ kje ndezë Vranina zhari! Aman,...

Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Reçan të Prizrenit

Arka e xhamisë ka qenë cak i hajnave në fshatin Reçan të Prizrenit. Vjedhje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. “Ankuesi ka raportuar se...

Vdes ish-kryetari i Gjykatës në Prizren

Ka vdekur ish-kryetari i Gjykatës në Prizren, Engjëll Çeta. Ai, punoi gjyqtar dhe avokat. Çeta ka qenë edhe kryetar i Shoqatës ‘’Nëna Terezë’/QendraPress/

Sot u nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Rexhep Mazreku, ka nënshkruar marrëveshjet për subvencionimin e organizatave...

Projektimi i buxhetit të vitit 2021 nuk po shihet si i qëlluar nga PDK

Projektligji i buxhetit të vitit 2021 në Kosovë parashihet të jetë diçka më i lartë se 2.4 miliardë euro. Kështu thonë në Qeverinë e...

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiaj i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

ë hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet se ish-bashkëshortes së tij,...

Mungonin paratë për rrugën Prizren–Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur të vërejnë të parët vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që...

2,869 raste aktive me coronavirus, nëse vazhdon rritja e të infektuarve do të ketë masa të reja kufizuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098...

Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë. Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës...

Qeveria i reagon Serbisë: Kosovën e ruan gjaku i dëshmorëve e institucionet demokratike

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas betimit të djeshëm në Kuvend të Serbisë të Qeverisë së re të këtij shteti. “Anëtarët...

Erdogan i quan vendet evropiane islamofobë

Presidenti Recep Tayip Erdogan deklaroi të dielën se vendet evropiane duhet të heqin qafe islamofobinë. Kreu i shtetit turk bëri një deklaratë mbi islamofobinë në...

PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun

Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës. Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton...

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për afatin e dytë

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...

Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci

Një autobus me targa shqiptare u përfshi në një aksident ditën e sotme në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti disa nga pasagjerët...

Lajmet e Fundit

Ministri i AAK-së paralajmëron dorëheqjen nga Qeveria Hoti

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi...

2,869 raste aktive me coronavirus, nëse vazhdon rritja e të infektuarve do të ketë masa të reja kufizuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098...

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...

Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë...