21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

PDK’ja kërkon vendim urgjent për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Kosovës të merr vendim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave, raporton Express.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Bekim Haxhiu, ka thënë se ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë

“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të vecantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesave të infermirëve. Poashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë COVID-19”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve të tjerë shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përballjes me pandeminë”, ka thënë Haxhiu.

Më Shumë

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të ditur Meteo Kosova. Sipas njoftimit të MK-së, do të fryjë erë...

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Dhimbja

Lajmet e Fundit