10 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Për bizneset, vetëm regjistrimi është i lehtë

Në tregun e Kosovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 480 biznese të reja, nga to, 170 biznese të huaja, thonë zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Fillimi i një biznesi të ri në Kosovë, ku ka të bëjë me regjistrimin e bizneseve, është proces i lehtë për t’u realizuar, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit, sipas të cilëve, vështirësitë në zhvillimin e veprimtarisë se tyre vazhdojnë më pas.

Edhe raporti i fundit i Bankës Botërore “Të Bërit Biznes 2018”, konfirmon progres në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë, duke rritur renditjen në vendin e 40-të në botë, nga gjithsej 190 shtete, sa kanë qenë të përfshira në këtë raport.

Progres të konsiderueshëm, sipas raportit, Kosova ka shënuar në disa indikatorë si, fillimi i një biznesi, marrja e kredive, por edhe përfundimi i biznesit.

Lumnije Ajdini nga Aleanca Kosova e Re, konsideron se në Kosovë është lehtë vetëm regjistrimi i biznesit, por jo edhe mbijetesa e bizneseve në faza të zhvillimit.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Ajdini shprehet se pavarësisht reformave që kanë bërë autoritetet kompetente në të bërit biznes, ende ekzistojnë barriera dhe pengesa të ndryshme që pengojnë zhvillimin e një biznesi.

“Pas regjistrimit të bizneseve, ato hasin në vështirësi të ndryshme sepse ende nuk e kemi legjislacionin e harmonizuar më udhëzimet administrative, siç është Ligji për investime strategjike, Ligji për pushime tatimore ligje këto që janë favorizuese për bizneset e reja të cilat duhet jo të mbijetojnë, por të zhvillohen”, shprehet Ajdini.

Sa i përket pushimeve tatimore, Qeveria e Kosovës gati tri vite më parë kishte marrë vendim që të ketë pushime nga taksat për të gjitha investimet e reja, tre deri në shtatë vite, por që një vendim i tillë ende nuk ka hyrë në fuqi.

Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Tregtare të Afarizmit në Kosovë, Ismet Mulaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ka përparime të jashtëzakonshme sa i përket regjistrimit të bizneseve, por ai përmend barriera tjera pas regjistrimit të biznesit.

“Prej faktit të sigurimit të tokës, qasjes në energji elektrike, qasjes në infrastrukturë, këto janë një numër barrierash të mëdha që u shkaktohen bizneseve, konkretisht biznesit prodhues, duke përfshirë këtu edhe pengesat tjera burokratike”.

“Kosova ka një administratë shumë të madhe publike dhe biznesi detyrohet të orientohet në shumë adresa dhe këto shumë adresa e humbin efektin tek biznesi. Por, edhe gjykatat janë një problem shumë i madh, sepse kontestet e bizneseve nuk trajtohen më vite të tëra. Ka deri në 10 që nuk përfundojnë”, thekson Mulaj.

Edhe Lumnije Ajdini përmend kontestet gjyqësore si probleme që ndikojnë te bizneset, por edhe investitorët e huaj.

“Ende kemi sistemin bankar të shtrenjtë, kontestet gjyqësore, duke ditur se në sistemin gjyqësor në Kosovë ka lëndë shumë të ngarkuara. Kurse, sa i përket bizneseve janë mbi një mijë lëndë që kanë konteste të ndryshme gjyqësore në mes palëve”.

“Si pengesa tjera gjatë bërjes se biznesit është konkurrenca jolegale dhe informaliteti që është një rangim, mandej probleme më energjinë e elektrike që po ballafaqohen bizneset tona, por edhe investitorët e huaj”, thotë Ajdini.

Ndryshe, në bazë të një raporti të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, mesatarja e ditëve për regjistrimin e të gjitha shoqërive tregtare për vitin 2017 ka qenë 1.96 ditë. /REL

- Advertisement -

Më Shumë

47 kosovarë kthehen nga Sllovenia

47 kosovarë janë kthyer nga Sllovenia në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Slloveni në njoftimin e së cilës thuhet...

Policia e Prizrenit merret me identifikimin e personave të tjerë që kontaktuan 12 zyrtarët e infektuar me COVID-19

Pas rastit të parë të zyrtarit policor në rajonin e Prizrenit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Studimi/ Koronavirusi do të na “ndajë” deri në 2025

Masat për distancimin social për shkak të Covid-19 mund të zgjasin deri në vitin 2020 dhe se virusi mund të rikthehet deri në vitin...

Arusha sulmon dy persona në Karapotok të Prizrenit

Dje dy persona për pak kanë mundur të pësojnë keq nga sulmi i një arushe mbi Karapotok të Prizrenit, raportojnë qytetarët në Rtv Besa. Njëri...

Zyrtare: Premierliga fillon me 17 qershor

Liga Premier e ka konfirmuar lajmin se do të rifillojë ndeshjet nga 17 qershori ku do të zhvillohen të gjitha 92 ndeshjet e mbetura. Një...

Totaj: Kurti e Haskuka injoruan Hasin

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, për injorim të Hasit. Sipas...

Wind of Change – a qëndron CIA pas këngës hit të grupit Scorpions?

CIA e ka përdorur shpesh muzikën si instrument propagandistik gjatë Luftës së Ftohtë. A është dhe "Wind of Change", që shoqëroi shembjen e regjimeve...

Familja Jahaj nga Gjonaj i Hasit kërkon ndihmë (Video)

Familja 5 anëtarshe Jahaj nga Gjonaj i Hasit jeton në kushte të rënda ekonomike. Në qershor, kjo familje do të mbetet në rrugë. Kryefamiljarja Shpresa Jahaj...

Pastrohen varrezat në Prizren (Foto)

Pas pastrimit të varrezave myslimane të qytetit, puna për pastrim dhe mirëmbajtjen e tyre po vijon edhe në varrezat katolike dhe ortodokse. Sipas kontratës pastrimi...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja  Armina Mevlani është një ndër vajzat më të njohura të shoëbizz-it shqiptar. Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishë,...

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...

Nga e enjtja, 16 orë lëvizje pa kufizime, hapen edhe objektet fetare

Faza e tretë e lehtësimit të masave do të nisë më herët se që ishte menduar. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë...

Kurti: Duhet të kemi zgjedhje, është në pyetje shëndeti i demokracisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar sërish zgjedhje, duke thënë se ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...

Zyrtari i BIK-ut: Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia e Serbia

Pas raportimeve për vrasjen e një mercenari serb në Libi, i cili po luftonte në kuadër të grupit paramilitar rus Vagner, ka reaguar në...

Presidenti i klubit argjentinas: Lautaro e ka marrë rrugën drejt Barcelonës

Transferimi i mundshëm i Lautaro Martinez te Barcelona është kthyer në një temë dite në mediat italiane dhe ato spanjolle. Sëfundmi për këtë çështje...

“Të duash një person tjetër, do të thotë të shohësh fytyrën e Zotit”

Ekzistojnë baballarë që nuk i duan fëmijët e tyre; por s’ka asnjë gjysh që nuk e adhuron nipin e tij. Një hije është e vështirë...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...