6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Saktësisht 53 raste aktive me koronavirus janë shtuar për një javë në Kosovë. Nga 199 sa ishin të shtunën e 30 majit, e shtuna e 6 qershorit do ta gjejë Kosovën me 252 raste aktive me COVID-19.

Rritja e numrit të rasteve pozitive me koronavirus në ditët e fundit ka mposhtur atë të të shëruarve. Të shtunën e shkuar ishin gjashtë raste të reja me infeksion e 12 të shëruar. Atë ditë numri i të infektuarve ishte 1070, derisa i të shëruarve 841. Nga ajo ditë deri më 5 qershor janë shtuar 88 raste të reja me koronavirus, e vetëm 35 të shëruar, duke i çuar shifrat në total në 1158 për të infektuarit e 876 për të shëruarit.

Në javën e fundit, e hëna e 1 qershorit ishte më e rënda. Në ditën kur nisi faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit u regjistruan 27 raste pozitive e asnjë i shëruar. Në javën e fundit, vetëm të enjten ka pasur më shumë të shëruar se raste me infeksion. Më 3 qershor u regjistruan 24 raste të të shëruarve e 19 raste pozitive me koronavirus.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë përsëritën thirrjet për kujdes të shtuar, sidomos pas rritjes së rasteve pozitive në vend. U paralajmërua se mund të rikthehen masat nëse vazhdon rritja e rasteve të prekura me koronavirus. Vushtrria, Prizreni, Prishtina e Fushë-Kosova ishin komunat që regjistruan më së shumti raste në javën e fundit.

Në Kosovë, nga koronavirusi kanë vdekur 30 persona./Koha

Më Shumë

Serbia paraburgos kosovarin që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit