9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, pyeteni Kryeministrin

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka dashur të deklarohet rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi tha se për çështjen e zgjedhjeve duhet të pyetet Kryeministri dhe ata që kanë qenë të përfshirë në bisedimet e Brukselit.

“Marrëveshjen e kanë bërë Qeveria, ekzekutivi i vendit. Ne e respektojmë çdo vendim të cilin e merr Qeveria dhe Qeveria duhet ta t’i marrë vendimet konform Kushtetutës dhe ligjeve që janë në fuqi”.

I pyetur se a është shkelje e sovranitetit, mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, Krasniqi thotë se ai është vetëm për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Unë nuk jam këtu që të jap përgjigje se a është shkelje. Po, unë e thash, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve dhe me këtë unë e thash mendimin tim”.

“Për marrëveshjen pyeteni Kryeministrin, zëvendëskryeministrin që kanë qenë në bisedime”.

Sa i përket vendeve të rezervuara, Krasniqi i quan të paarsyeshme kërkesat e minoriteteve.

“Unë për këtë çështje kam dhënë mendimin tim dhe se kam asnjë arsye që ta ndryshojë. Unë konsideroj që kërkesat e minoriteteve pakicë janë të paarsyeshme, janë jo konform Kushtetutës, janë kundër dokumentit gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, në të cilin i kanë edhe vendet e rezervuara dhe ata duhet ta dinë se në asnjë vend të rajonit dhe të Europës nuk ka as vende të rezervuara dhe as vende të garantuara, por i nënshtrohen një procedure të votimit”.

“Në këtë aspekt janë të avancuara të drejtat dhe liritë e komuniteteve pakicë dhe çka është më kryesorja, kështu siç janë të garantuara është dëmtim i proceseve demokratike në Kosovë dhe një kërkesë e tillë është e paarsyeshme”.

Për këtë arsye Krasniqi thotë se minoritetet nuk kanë arsye që t’i bllokojnë ndryshimet Kushtetuese, siç do të jetë ai për shndërrimin e FSK në FAK.

“Sikur vendimi ose ndryshimi që do të bëhej të ishte kundër marrëveshjes ndërkombëtare të Vjenës, dokumentit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, ata kanë të drejtën ta bllokojnë. Por, gjithçka që është konform atij dokumenti nuk kanë të drejtë ta bllokojnë, pra as ndryshimet kushtetuese që i duhen Kosovës”.

Krasniqi ka bërë të ditur se ende nuk ka arritur në Qeveri ligji për zgjedhjet, në mënyrë që të procedohet me futjen e tij në rendin e ditës të seancës së ardhshme të Kuvendit.

“Ligji ende nuk është kthyer nga Qeveria. Nëse kthehet nga Qeveria dhe partitë politike në Kuvend janë të gatshme ta respektojnë Rregulloren e Kuvendit mund të shkojë duke e votuar paraprakisht anashkalimin e rregullores me 80 vota të deputetëve. Mund të hyjë në rend dite nëse është vullneti i grupeve politike”.

Në lidhje me temën aktuale për krijimin e një Tribunali për krime të luftës në Kosovë, Krasniqi shprehet:

“Konsideroj që institucionet e Kosovës në përgjithësi, politika e Kosovës në veçanti duhet ta shikojë dhe rishikojë mirë funksionimin e sistemit të drejtësisë, se a është duke funksionuar sipas Kushtetutës dhe ligjit”.

“Përndryshe, Tribunali i Hagës, nëse veç precizohet për luftën, unë jam i bindur se nuk ka nevojë se edhe ashtu ishte një Tribunal i Hagës”.

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit