10 C
Prizren
E premte, 5 Qershor, 2020

Përballja euro-amerikane rreth Kosovës

Avokati Faik MIFTARI

Para 12 vitesh Kosova shpalli pavarësinë e saj të njëanshme, porse akoma nuk ka përfunduar njohja e shtetësisë së saj sipas drejtës ndërkombëtare, pasi që duhet të njihet nga Serbia dhe të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si shtet anëtare me të drejta dhe obligime të plota.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës si promotore dhe mbështetëse kryesore e shpalljes së pavarësisë së njëanshme të Republikës së Kosovës së bashku me aleatët e saj kryesor, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë, etj., tani pas 12 vitesh duke parë se Kosova nuk po mund të përmbyll shtetësinë e saj, për shkak të mos njohjes së saj nga Serbia, dhe refuzimit të Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që pa pranimin e Serbisë Kosova nuk mund të anëtarësohet në OKB, ndërmorën një ofensivë politike dhe diplomatike në krerët e Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht me presidentët Thaqi e Vuçiqi, për të gjetur një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dyja palët.

Edhe pse akoma nuk është i njohur në opinionin publik se si do të duket ky kompromis politik, dhe se së fundi nga State departamenti i shtetit amerikan është demantuar se një marrëveshje e tillë sekrete ekziston, nëpër kuloaret diplomatike e posaçërisht në mediat elektronike qarkullon një plan i cili parasheh një shkëmbim, i mundshëm i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje kompromisi e pranueshme për të dy palët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë kompromis të mundshëm, nëse arrihet, do të kenë mbështetjen e Britanisë së Madhe, sipas të gjitha gjasave edhe të Rusisë, nëpërmjet së cilës, Rusia do të mbështet çdo zgjidhje me të cilën do të pajtohet Serbia. Për momentin, në Evropë Gjermania dhe Franca fuqishëm janë duke kundërshtuar këtë kompromis të mundshëm politik, shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke qëndruar në parimin, se nuk duhet lejuar ndryshim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse do të hapin kutinë e Pandorës në Ballkan për ri rregullimin e kufijve, e me theks të posaçëm në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjermania dhe Franca, pas largimit të Britanisë së Madhe, janë shtetet kryesor dhe lidere të Bashkimit Evropian, dhe pa pajtimin e tyre, nuk mund të arrihet zgjidhja politike në mes Kosovës dhe Serbisë, çfarëdo çoftë ajo, pasi që të dyja shtetet, edhe Kosova edhe Serbia, pretendojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian, e dihet se pa pajtimin e Gjermanisë dhe Francës, Kosova dhe Serbia mund të shohin “ëndrra “se një ditë do të mund të jenë anëtare e Bashkimit Evropian.

Liderët shtetëror dhe politik të Kosovës, sikurse ata që janë në pozitë, por edhe ata që janë në opozitë, në prononcimet dhe deklaratat e tyre , duhet të kenë shumë kujdes që të balancojnë në mes këtyre dy faktorëve vendimmarrës,atij anglo-amerikan(Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe), dhe asaj kontinentale(Gjermania dhe Franca) dhe të marrin parasysh të dyja faktorët, pasi që pa pajtimin e të dy faktorëve të cekur nuk mund të arrihet një zgjidhje e pranueshme për Kosovën.

Ishte shumë befasuese dhe shkurtëpamëse ajo që ndodhi gjatë këtyre ditëve me mocionin e votëbesimit të qeverisë Kurti, në të cilën pothuajse i gjithë spektri politik i përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, iu nënshtrua presionit të ambasadorëve amerikan Kosnet dhe Grenell, për të votuar mocionin e votëbesimit të qeverisë aktuale të Kosovës, që nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, NISMA, SRPSKA, G+6, përveç LVV-së dhe 3 deputetëve të LDK-së që votuan kundër mocionit, në këto ditë të vështira nëpër të cilin kalon Kosova me pandeminë e Korona virusit.

Të neglizhosh dhe anashkalosh zërin e Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe shteteve tjera që në këtë kohë të vështirë kanë porositur liderët politik të Kosovës që të mos shkohet në mocion votëbesimi, nuk do kalojë pa pasoja politike.

Kosova pikësëpari gjendet në Evropë, dhe varet në shumë aspekte nga Bashkimi Evropian, i cili edhe tani në këto ditë të vështira nëpër të cilën kalon Kosova me pandeminë, ia ofroi 68 milion Euro ndihmë Kosovës për përballje me pandeminë e Korona virusit, diaspora shqiptare është më së shumti e përqendruar në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Francë, Skandinavi, etj., dhe se në perspektivën e saj Kosova ka në plan anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Të gjitha këto bëjnë që establishmenti politik dhe shtetëror i Kosovës duhet të kenë shumë kujdes edhe në raportin me pjesën kontinentale evropiane (Gjermania dhe Franca), e jo vetëm asaj anglo-amerikane (SHBA-të dhe Britania e Madhe) të cilës janë duke dhënë rëndësi primare. Edhe pse është shumë vështirë të rezistosh presionit amerikan, duke marr parasysh thënien e analistit të shquar gjeopolitik amerikan George Friedman se:”Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rrezikshme edhe në gjendjen e tyre më dashamirëse, por kur ato përqendrohen në një problem, ato mund të jenë tmerrësisht të pamëshirshme”, por ama nuk duhet anashkaluar assesi edhe presionin kontinental evropian (Gjermania dhe Franca) i cili është faktor kyç për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Duke marr parasysh votimin e Parlamentit të Kosovës për mocionin e votëbesimit të qeverisë Kurti i cili u mbajt gjatë këtyre ditëve, nga kjo duhet nxjerr mësim se çfarëdo çoftë zgjidhje politike që do të serohet mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet lejuar vetëm ratifikimin e saj në Parlamentin e Kosovës, pa u mbajt referendumi në të cilin populli(sovrani) i Kosovës do të vendos për atë, çfarëdo që vendos, aq më shumë kur vet presidenti i Serbisë Vuçiq, ka deklaruar se ai fjalën e fundit për arritjen e marrëveshjes do të len popullit të vendos në referendum, dhe për atë kjo do të jetë vendimtare, neve nuk duhet lejuar luksin që për fatin e Kosovës të vendos vetëm presidenti Thaqi dhe Kuvendi i tanishëm aktual i Kosovës pa marr për bazë edhe vendimin e popullit(sovranit) të Kosovës në referendum lidhur me zgjidhjen e normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

27.03.2020

- Advertisement -

Më Shumë

A po e synon LDK-ja postin e presidentit sërish?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja e synon postin e presidentit sërish, ashtu siç e ka...

Një shishe konjak, shitet me shumën marramendëse…

Vera, është pija që koha ia shton vlerën e shijen. Por, një shishe me konjak, tejet e rrallë, nga “Maison Gautier”, që daton nga...

Testi i Arritshmërisë mbahet më 23 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë – për klasat e nënta – është caktuar më 23 qershor...

U mbajt mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, këto janë vendimet

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila për shkak të kushteve pandemike u organizua në sallën e shtëpisë së...

LDK kërkon që Qeveria Hoti të votohet të mërkurën në ora 11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin të mbahet të mërkurën...

Disa fshatra të regjionit të Prizrenit mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar konsumatorët e saj për një defekt në gypin furnizues fi 400, në fshatin Fortesë të Rahovecit. Përmes një...

Operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali, arrestohen 11 persona për kokainë

Ka përfunduar operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Ky aksion është zhvilluar për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e...

‘Jam gocë për shtëpi’, me leckë në dorë dhe duke kërcyer, Rike Roçi pastron shtëpinë

Edhe pse Rike Roçi ka preferuar që kohët e fundit të qëndrojë sa më larg ekranit, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale,...

Futbolli në zi/ Koronavirusi vret lojtarin 25-vjeçar, viktima e tretë në familjen e tij

Futbollisti bolivian Deibert Frans Roman Guzman është ndarë nga jeta pasi luftoi prej disa javësh me koronavirusin. 25-vjeçari vuante prej disa kohësh nga virusi...

Kafenetë hapen nga nesër, këto janë masat që duhet të zbatohen

Nesër pritet rihapja e kafeneve dhe restauranteve në Kosovë. Në Shoqatën e Gastronomëve kanë treguar se cilat janë masat që duhet të zbatohen nga...

Tërmet me magnitudë 3.2 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, raporton TCH. Saktësisht, tërmeti me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter është ndjerë në orën 22:21. Mësohet...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Rrihen keq dy persona në Rahovec

Dy persona në Rahovec, janë rrahur mes vete aq shumë sa janë detyruar të kërkojnë trajtim mjekësor. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Kryeministri në ardhje paralajmëron shfuqizimin e vendimeve të Kurtit

Avdullah Hoti, i dekretuar për Shef të ri të Qeverisë, ka thënë se do të shfuqizojnë vendimet që pengojnë rifillimin e dialogut me Serbinë. Këtë...

Icardi te PSG për 57 milion €, ofertë e majme edhe për yllin e Lazio

PSG dhe Inter kanë rënë dakord për Mauro Icardi, sikurse raportojnë ekspertët e merkatos, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano. Francezët e bënë të...

Lajmet e Fundit

Detaje rreth personit të infektuar me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

Pas një jave në Prizren rikthehen rastet e reja me coronavirus në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë për RTV...

Haxhi Shala: Nëse nuk respektohen organet e partisë, largohem nga Nisma

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka komentuar edhe emrin e zëvendëskryeministres nga partia e tij. Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV...

Në Prizren bizneset kërkojnë t’u lejohet organizimi i dasmave

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për lirimin e bizneseve nga taksa komunale, nga pagesa e qirasë për lokalet që janë pronë komunale...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë...