25 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Përfundon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Prizren

Edhe një herë tjetër, ka përfunduar në shkallë të parë gjykimi ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bashkë me të, për herë të tretë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, po gjykohen edhe dy mësimdhënësit, Bekim Thaqi dhe Bedri Çeku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së martës, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, palët kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare.

Prokurori Mehdi Sefa deklaroi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas tij, ky pretendim mbështetet nga ekspertiza e ekspertit financiar Agim Kastrati, nga konkluzionet e kryetarit të Komunës së Prizrenit për mjetet e ndara për manifestin për javën “Remzi Ademaj” gjatë viteve 2010, 2011 dhe  20112, si dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve, ku në mesin e tyre ishte edhe Arbër Rexha.

Prova tjera bindëse sipas prokurorit janë transaksionet bankare të Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut, dëftesat, faturat dhe kuponët me të cilat të akuzuarit janë munduar që të arsyetojnë dhe të mbulojnë harxhimet e parasë publike gjatë manifestit në fjalë.

I njëjti ka kërkuar që tre të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku deklaroi se e mbështet fjalën përfundimtare të prokurorit Sefa, duke shtuar se nëse të akuzuarit do të shpallen fajtor, atëherë do të kërkohet procedurë kontestimore për përcaktimin e dëmit të shkaktuar.

Mbrojtësja e të akuzuarit Nexhat Çoçaj, avokatja Besa Krajku deklaroi se konkluzionet e prokurorit nuk rezultojnë nga provat e administruara.

Sipas avokates Krajku, nuk janë provuar elementet e veprës penale që i vihen në barrë klientit të saj, me arsyetimin se ai nuk ka pasur qëllim dhe as nuk ka përfituar ndonjë dobi pasurore për vete ose dikë tjetër.

Andaj, e njëjta i propozoi trupit gjykues që të mbrojturin e saj ta shpallë të pafajshëm.

I akuzuari Çoçaj mbrojti pohimet e avokates së tij dhe deklaroi se thëniet e aktakuzës asnjëherë nuk janë dëshmuar me prova në gjykatë, duke shtuar se pasojat në këtë rast kanë ardhur nga mungesa e infrastrukturës ligjore, që tha se nuk është përgjegjësi e tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bekim Thaqi, avokati Hylki Kurtaj deklaroi se klienti i tij, me veprimet e ndërmarra gjatë asaj kohe, nuk ka përmbushur elementet e veprës penale për të cilën akuzohet, andaj dhe  i propozoi trupit gjykues që ai të shpallet i pafajshëm.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Bedri ?ejku, avoakti Osman Zajmi deklaroi se klienti i tij nuk i ka përmbushur elementet e veprës penale për të cilën akuzohet, andaj  dhe i propozoi trupit gjykues që ai të shpallet i pafajshëm.

Ndërsa i akuzuari Bedri ?ejku deklaroi se nuk e pranon aktakuzën e prokurorisë dhe se këtë e bazon në faktin se faturat dhe obligimet janë kryer në përpikmëri, për çka tha se zyrtarët komunal të Prizrenit e kanë dëshmuar një gjë të tillë.

Pas fjalëve përfundimtare, kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi i njoftoi palët se shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet me 2 korrik, në ora 09:00.

Ndryshe, në qershor të vitit 2016,  i akuzuari Çoçaj ishte dënuar me tre vjet burgim efektiv, Thaqi ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim, ndërsa Çeku ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Më 27 shtator 2016, Apeli kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe kishte kthyer lëndën në shkallën e parë për rivendosje.

Sipas Apelit, për tejkalimet e buxhetit duhet të sqarohet nëse janë përgjegjës të akuzuarit në fjalë apo zyrtarët komunalë që i kanë lëshuar mjetet.

Kjo gjykatë, gjithashtu kishte kërkuar që të përcaktohet se sa është tejkalimi i buxhetit, a është shkaktuar dëm, kujt i është shkaktuar dhe kush është përgjegjës, sepse nëse mjetet shtesë janë lejuar atëherë përgjegjësia është te zyrtarët komunalë.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prizren, më 19 nëntor 2018, kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut.

E më pas, më 15 gusht 2019, Apeli kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe kishte kthyer lëndën në rigjykim për të dytën herë.

Gjykata e Apelit, kishte kërkuar që në rigjykim, gjykata t’i administrojë edhe njëherë të gjitha provat në këtë çështje penale dhe të bëjë vlerësimin e provave të administruara.

Gjithashtu, gjykata e shkallës së dytë, kishte kërkuar që të dëgjohet edhe njëherë përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, lidhur me faktin se sa ka qenë dëmi në këtë rast.

Apeli kishte kërkuar që edhe njëherë të dëgjohen ekspertët që kanë bërë super ekspertizën në këtë rast.

Ndryshe, në dhjetor të vitit 2014, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Nexhat Çoçajt, Bekim Thaqit dhe Bedri Çekut, të cilët i akuzon se duke qenë drejtorë të manifestimit kulturor “Remzi Ademaj”, kanë keqpërdorur mjetet e ndara për këtë manifestim.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, me qëllim të përfitimit për vete apo tjetrin, secili në vitin përkatës brenda periudhës 2008-2012, kanë përdorur mjetet e derdhura në xhirollogarinë personale të secilit, për të blerë gjera, me të cilat veprime i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prizrenit.

Nexhat Çoçaj, po ashtu akuzohet se duke qenë kryetar i këshillit organizativ, ka bërë furnizime nga firma “Bogdani’ pronar i së cilës është vet ai dhe ka tërhequr para nga xhirollogaria e tij, pa iu ditur destinacioni, duke e tejkaluar buxhetin e lejuar në shumën prej mbi 4000 eurove, pa vendim përkatës të komunës. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Italianët janë të bindur, Ibrahimovic ka nënshkruar kontratën e radhës, por jo me Milanin

Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar momentet e fundit si futbollist i Milanit. Ylli suedez iu bashkua Rossonerëve në janar për gjashtë muaj, ku ka mundësinë...

Në frontin e luftës me COVID-19, pamje të pacientëve në Klinikën Infektive

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i...

Qeveria e Kosovës paralajmëron masa më të rrepta për luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mori sot pjesë në takimin e radhës të Komitetit për koordinimin...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...

Haskuka thotë se Prizreni pësoi humbje milionëshe nga rishikimi i buxhetit të Kosovës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten ka paralajmëruar se buxheti i kësaj komune rrezikon që të humbë miliona euro nga miratimi...

“Vonesat e pagesave nga Pakoja Emergjente, shumë biznese janë në mëshirën e fatit”

Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem. Kryetari i Odës...

Malishevë: Gruja denoncon burrin dhe vjehrrin në polici për dhunë fizike dhe psikike

Policia e Kosovës njofton se viktima femër kosovare ka raportuar se dy të dyshuarit bashkëshorti dhe vjehrri i saj në vazhdimësi kanë ushtruar dhunë...

Lajmi i fundit: 22 raste të reja me COVID-19 në Prizren

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19! Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Tre të vdekur sot nga coronavirusi në Kosovë, shkon në 82 numri i viktimave

Gjatë ditës së martë tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 82 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Në Laboratorin e...

ShBA-të kërkojnë nga Beogradi drejtësi për vëllezërit Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd tha të martën se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet...

Zyrtare, talenti i Liverpool rinovon për 5 vitet e ardhshme

Skuadra e Liverpool fitoi titullin kampion në Premier League pas plot 30 vitesh dhe të kuqtë e Jurgen Klopp janë shndërruar në një nga...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Prizreni zë vendin e parë për kurorëzime në Kosovë

Rreth 20 mijë persona janë kurorëzuar gjatë vitit 2019 në Kosovë. 95% e tyre kanë vendbanim të përhershëm Kosovën, ndërsa 5% e tyre jetojnë jashtë...

Në Prizren hapet Qendra e Kurseve Artizanale

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren. Në qender do të...

De Rossi zbulon klubin që dëshiron ta drejtojë në të ardhmen

Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi ka zbuluar ëndrrën e tij për t’u rikthyer trajneri te ish-klubi i tij Boca Juniors. Legjenda e Giallorossëve ka...

Hapet Qendra Artizanale në Prizren

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë hapjen e Qendrës Artizanale dhe të kurseve në pesë fusha të...

Lajmet e Fundit

Prizreni, i pari në “listën e zezë” (VIDEO)

Prizreni radhitet i treti në Kosovë sa i përket numrit të të infektuarve me Covid-19, njofton Klan Kosova. Por ky qytet është në krye edhe...

Masakra e Srebrenicës kujtohet edhe në Prizren (VIDEO)

Qerim Bajrami nga Prizreni edhe në këtë 11 korrik, kur shënohet 25 vjetori i kasaphanës sw Srebrenicës, kujton ndjenjat që përjetoi kur dëgjoi për...

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...