11.5 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

Përkujtimi i ditës së 13 qershorit 1999

Faik MIFTARI

Me 12 qershor 2019 u mbushën plot 20 vjet që kur trupat e KFOR-it hynë në Kosovë dhe çliruan Kosovën nga ushtria dhe policia serbe, pas bombardimeve të pandërprera 77 ditëshe të aleancës veriatlantike të NATO-së në misionin e tyre të ashtuquajtur intervenim humanitar për të ndalur dhunën dhe terrorin serb ndaj popullit të shumëvuajtur shqiptar të Kosovës.

Në historinë e mijëvjeçarit të dytë të Kosovës, ushtrinë serbe dhe pushtetin shtetëror serb nga Kosova për herë të parë e dëboi perandoria osmane në vitin 1389, për herë të dytë perandoria austrohungareze në vitin 1915, për herë të tretë perandoria gjermane në vitin 1941, dhe për herë të katërt, dhashtë Zoti të fundit, perandoria amerikane në vitin 1999.

20 vite pas, kur e përkujtoj ditën e 13 qershorit, më bien ndërmend kujtimet e hidhura të periudhës më të vështirë të luftës në Kosovë, periudhës kohore prej 24 marsit e gjer më 13 qershor 1999, si njëri nga aktorët e shumtë të popullit shqiptar në përgjithësi e të qytetarëve prizrenas në veçanti, që përjetuam”live” këtë tmerr dhe terror të paparë gjatë luftës në Kosovë. Me të vërtetë këto 77 ditë të përjetuara në ankth, më sillen vërdallë në kokë, çdoherë kur vie 13 qershori, një ditë me rëndësi të madhe historike për qytetin historik të Prizrenit. Shpesh shtroja pyetje vetevetes , vallë a thua do të ishte më mirë të isha larguar në atë kohë nga Kosova, se sa që mbeta i ngujuar në ankthin e pritjes së vdekjes gjatë 77 ditëve të bombardimeve të pandërprera nga ana e NATO-së. Tani, pas kësaj periudhe kohore 20 vjeçare të kaluar, me të vërtet mendoj se kam qenë i “krisur” që qëndrova dhe përjetova atë presionin të paparë psikologjik të luftës në Kosovë.

13 qershori 1999, ishte ditë e cila do të mbetet përherë e shënuar me shkronja të arta në historinë më të re të qytetit të Prizrenit, ditë kur trupat e ushtrisë gjermane hynë dhe çliruan Prizrenin nga trupat ushtarake dhe policore serbe. Ka qenë ditë që vetëm mund të përjetohet e assesi të përshkruhet. Vështrimi i gjithë atë erupsioni të shpërthyer të qytetarëve prizrenas për përjetimin më në fund të lirisë për qytetarët e Kosovës në përgjithësi e të qytetarëve prizrenas në veçanti, pas plot 77 ditëve të bombardimeve nga ana e NATO-së, që më në fund solli lirinë e shumëpritur, ka qenë diç e papërshkruar.

13 qershori 1999, për babain tim(shpirti i tij rahmet pastë) ishte gëzimi edhe më i veçantë, pasi që ai e përjetonte për herë të dytë ”live” çlirimin e qytetit të Prizrenit nga ushtria gjermane. Përjetimi i parë “live” i çlirimit të Prizrenit për babain tim ka qenë viti 1941 kur atdhetari i shquar shqiptar Qazim Bllaca solli trupat gjermane nga drejtimi i Ferizajit, të cilët hynë dhe çliruan Prizrenin nga ushtria dhe xhandameria serbe e cila me të madhe kishte nisur me djeg qytetin e Prizrenit. Gëzimi i tij ishte pa masë dhe i rrjedhnin lotët nga sytë e tij nga përjetimi i tij që në moshën e tij të shtyrë 86 vjeçare pati rast për herë të dytë në jetën e tij të përshëndes ushtrinë gjermane e cila çliroi qytetin tonë të bukur.

Si sot, 20 vjet pas, më kujtohen fjalët e babait tim, për ngjarjen që shpesh më ka rrëfyer, që ka ndodh gjatë vitit 1944 në Prizren. Në një prej ditëve të verës në qendër të qytetit në Shadërvan të Prizrenit para masës së tubuar të qytetarëve të Prizrenit, iu drejtua me një fjalim koloneli Shmit-huber komandanti i divizionit “Skënderbe”: “Dëgjoni këto fjalët e m’ia, të dashur qytetarë të Prizrenit, të dini gjersa të jetë prezent këtu këmba e gjermanit, këtu ka me qenë Shqipëri, atë ditë që këmba e gjermanit nga Prizreni largohet, prapë do të rikthehet Serbia (Jugosllavia)”. Me të vërtetë ashtu edhe ndodhi, nuk kaluan as 6 muaj nga ky fjalim i kolonelit gjerman Shmit-huber, me 17 nëntor të vitit 1944 përsëri në Prizren u rikthye Serbia(Jugosllavia)

Në këtë përvjetor të 20-të shënimit të ditës së 13 qershorit 1999, m’u kujtua edhe hoxha, hafëzi dhe atdhetari prizrenas Abdullah ef Sagdani, ish major për çështje fetare në divizionin “Skënderbe”, i cili gjatë gjithë jetës së kaluar të tij, ka qenë përherë i anatemuar nga komunistët, dhe i cili falë fshatarëve të Kabashit të Prizrenit të cilën e kanë strehuar plot 7 vite pas ardhjes së pushtetit serb në Prizren, ka arritur të shpëtojë dhe më vonë pas shpalljes së amnistisë së përgjithshme ka vazhduar i lirë të jetojë. Në një rast pak para se të ndërrojë jetë në një bashkëbisedim me të, e pyeta hafëzin e nderuar, i cili ka jetuar plot 80 vite, se “cilat ishin vitet më të lumtura gjatë jetës së tij 80 vjeçare”. Hafëzi i nderuar (shpirti i tij rahmet pastë) m’u përgjigj:”gjatë jetës sime 80 vjeçare, vetëm gjatë 3viteve kam përjetuar çastet më të lumtura, periudhën e viteve 1941-1944 kur ishin këtu gjermanët, dhe kur kemi qenë së bashku me nënën Shqipëri”.

Në përfundim të këtij përkujtimi të përvjetorit të 20-të ditës së 13 qershorit 1999, do t’i përmbyll me fjalët e ish presidentit amerikan Bill Klinton, njeriun më të merituar për ndihmën ofruar popullit shqiptar, nën udhëheqjen e së cilës u ndërmor aksioni humanitar në Kosovë për shpëtimin e popullit shqiptar nga ushtria, policia, dhe pushteti serb në Kosovë:”nuk do të lejojmë më që në Evropë njeriu të vritet vetëm për shkak të mënyrës së falurit tek Zoti. Njeriu nuk do të vlerësohet për shkak të përkatësisë etnike, racore, fetare, por për karakterin multietnik dhe devotshmërinë e tij ndaj Zotit dhe humanitetin e treguar ndaj popujve tjerë”.
13.06.2019

- Advertisement -

Më Shumë

Pastrohet bregu i liqenit të Vërmicës (Foto)

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Prizrenit sot në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe organizatën Let's do it...

Rregullohet ambienti i jashtëm në shkollën “Imer Krasniqi” në Carrallukë

Në kuadër të rregullimit të hapësirave në shkollat e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Carrallukë, përkatësisht në shkollën “Imer Krasniqi”, ka filluar dhe...

Haskuka ia kthen PDK-së: Akuzat tuaja qesharake

PDK sot në Prizren ka akuzuar qeverisjen e Mytaher Haskukës se gjatë kohës së pandemisë ka bërë shumë gabime në dëm të qytetarëve. Por, akuzat...

COVID-19: Shërohen tetë persona në Prizren

Tetë persona të infektuar me COVID-19, janë shëruar në Prizren. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu tha se ky është një lajm...

Protestuesit e qetë pranë Shtëpisë së Bardhë pas vendosjes së shtetrrethimit (Video)

Protestës së mbrëmshme para Shtëpisë së Bardhë në SHBA i mungoi tensioni i demonstratave të netëve të mëparshme. Turma ishte paqësore, e sjellshme madje, pasi...

Conte me dhimbje koke, rrezikojnë katër lojtarë përpara Napolit

Lajme jo të mira për trajnerin e Interit, Antonio Conten. Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, janë plot katër lojtar zikaltër që rrezikojnë gjysmëfinalen...

Rexhep Selimi – koalicionit: Ne po kthehemi te qytetarët, ju rrini mbrojeni Thaçin

Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur në seancën ku pritet të bëhet votimi i Qeverisë në krye me Avdullah...

Trumpi datën e Samitit G7-s do ta shtyjë deri në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shtyjë Samitin G7, të planifikuar për këtë vit, me qëllim që t’i ftojë...

Hatim Baxhaku letër Haskukës: Kështu nuk e ka burrëria

Zyrtari i lartë i LDK-së, Hatim Baxhaku i është drejtuar me një letër kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskukës, pas prishjes së koalicionit me subjektin...

Një rast me COVID-19 në Tupec të Prizrenit

IKSHPK ka konfirmuar se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 3 persona janë shëruar. Rastet...

Malisheva mbetet me vetëm një rast aktiv me COVID-19

Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv. Edhe...

Protestat në ShBA – lind frika për valën e dytë të coronavirusit

Mijëra amerikanë dolën nga shtëpitë e tyre për të protestuar në të gjithë vendin, si pasojë e vdekjes së George Floyd, ndërsa kjo situatë...

Brescia i ndërpret kontratën Mario Balotellit

Klubi i Brescia-s i ka ndërprerë kontratën Mario Balotellit, pasi sulmuesi nuk u paraqit për asnjë ditë në qëndrën stërvitore, pas rikthimit. “Il Messaggero”dhe “Gazzetta...

Ja çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti moderatorja e sportit

Moderatorja e njohur e sportit Lei Kraja është ndër femrat më seksi dhe më të bukura të ekranit shqiptar. Prej vitesh ajo prezanton emisione sporti...

Prokuroria në Prizren ngrit katër aktakuza kundër pesë personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale, për 24 orë, transmeton PrizrenPress. Dy persona të dyshuar...

Jashari kërkon dëmshpërblim për qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se duhet të pezullohen dënimet e qytetarëve të cilët janë ndëshkuar gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për...

Lajmet e Fundit

Rreth 50 raste aktive me Covid-19 por Prizreni plot me qytetarë

Qe shtatëdhjetë vite ky është vendi i tij i punës. Nëntëdhjetë vjeçari, Emin Ballakadri stacion e ka këtë shatërvan që nga mëngjesi deri në...

Ish-drejtorët e shkarkuar në Prizren thonë që do jenë opozitë e fortë në asamble

Stuhia e përplasjes së Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit. Edhe në komunës e...

Prizren: Prokuroria liron shkelësit e masave anticovid? (VIDEO)

Pikërisht për mos respektimin e vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, policia e Prizrenit ishte lider në inicimin e rasteve ndaj...

36 raste me COVID-19, asnjë nga Prizreni

TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE TETË TË SHËRUAR! Sot më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,...

Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive. Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç...