13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Personi që filmoi masakrën e Krushës së Madhe thotë se Lulzim Basha iu prezantua si kosovar nga Peja

Milaim Bellanica, personi që ka filmuar masakrën e Krushës së Madhe dhe që akuzon Lulzim Bashën se ia ka marrë atë kasetë, ka rrëfyer në emisionin “Open” për ngjarjen.

I ftuar në Open në Top Channel, Bellanica tregoi bisedën me Lulzim Bashën.

Ai thotë se Basha i është prezantuar si shqiptar nga Peja por i lindur në Tiranë, ndërsa i kanë kërkuar kasetën origjinale për ta larguar atë dhe familjen e tij nga Shqipëria në mënyrë që të mos rrezikonte jetën.

“Atë natë kur u tranmetua nga BBC, pas një ore ka zbritur helikopteri në shtëpinë ku më ka çuar Dashamir Peza. Aty kanë qenë mbi 200 veta. Kanë zbritur 13 persona me emblemën e Gjykatës së Hagës. Lulzim Basha më ka thirrur: “Milaim Bellnica a je aty”. Pronari më tha na morën më qafë. Zbrita poshtë, më tha a je Milaim Bellanica, na kushto pak kohë, për çështjen e luftës që kemi parë në television.

Shkuam në një pjesë që ishte sallon dhe kuzhinë. E kanë marrë kasetën dhe e ka parë. “Kush të ka paguar për të bërë këtë incizim”, më pyeti Lulzim Basha. “E kam bërë për familjen time ta kenë si trashëgimi se cfarë bën armiku ndaj popullit tonë”, i thashë.

“Unë dua të më largoni nga Shqipëria u thashë. Më thanë më jepni origjinalin që të largojmë nga Shqipëria. Më thanë na e jep se ruhet më mirë në Tribunalin e Hagës. Diku nga ora 9 filluam dhe deri në orën 6 zgjati procedura. Më kanë shtyrë të nënshkruaj dhe në secilën fletë nxorën nga një fotografi dhe e ngjitën. Gjatë gjithë bisedës që u bë, unë u binda që ata nuk besonin që masakrën e bënin serbët. Lulzim Basha është prezantuar dhe më tha jam nga Peja, i lindur në Shqipëri”, tha Bellanica.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

Lajmet e Fundit