11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Përurohen dy fusha sportive dhe oborri i shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec

Sot në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, u bë përurimi i dy fushave sportive dhe rregullimi i hapësirave gjelbëruese në oborrin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri”.

Në përurim morën pjesë kryetari i komunës së Rahovecit ,Idriz Vehapi, z.Christof Stock, shef për bashkëpunim, në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Zëvendës Ministrja në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj. Rita Hajzeraj-Beqiri, po ashtu të pranishëm në këtë përurim ishin edhe nxënës, mësimdhënës dhe banorë të fshatit Drenoc.

Christof Stock, shef për bashkëpunim, në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për ndërtimin e oborrit të ri dhe krijimit të hapësirave gjelbëruese , po ashtu Stock, falënderoi për bashkëpunimin e mirë që ka zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me komunën e Rahovecit.

Më këtë rast kryetari Vehapi, tha se, “së bashku me partnerët e komunës së Rahovecit, Bashkimin Evropian, përmes programit ”Kosova e Bukur ll”, sot po i përurojmë punimet në projektin që ka ndryshuar oborrin e shkollës fillore” Vëllezërit Frashëri”, në fshatin Drenoc. Kyprojekt për rregullimin e oborrit të shkollës, është në të mirë të nxënëseve mësimdhënëseve dhe banorëve të këtij lokaliteti”.

Kryetari Vehapi, premtoi se projekte të ngjashme do të ketë edhe në lokalitet tjera në komunën e Rahovecit.

Ky projekt është realizuar përmes programit “Kosova e Bukur II”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Rahovecit, të implementuar nga IOM-i, në këtë projekt janë rregulluar dy fusha sportive dhe krijimi i hapësirave gjelbëruese në oborrin e kësaj shkolle. Vlera e përgjithshme e bashkëfinancimit të këtij projekti në mes të komunës së Rahovecit dhe Bashkimit Evropian arrin në 115.000 euro.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Dhimbja

Lajmet e Fundit