6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Përurohet objekti i zyrës së gjendjes civile në Mushnikovë

Të martën është bërë përurimi i objektit të zyrës së gjendjes civile në Mushnikovë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës Komunale në Prizren, Osman Hajdari.

“Bashkë me kryetarin përuruam objektin e zyrës së gjendjes civile në Mushnikovë”, ka shkruar Hajdari në Facebook, transmeton PrizrenPress.

Sipas Hajdarit, ky objekt dhe kjo adminstratë në Mushnikovë-Zhupë është në kuadër të reformave të adminstratës komunale, e cila punon parreshtur për mbërrirë dhe tejkaluar objektivat e saj.

Postimi i plotë i tij:

Bashkë me kryetarin përuruam objektin e zyrës së gjendjes civile në Mushnikovë.

Për dallim nga administratat e qeverive të kaluara që kanë vendnumëruar, kjo adminstratë prioritet e ka shërbimin ndaj qytetarit dhe çdo reformë që ndikon direkt në favor të tij.

Pra, ky objekt dhe kjo adminstratë në Mushnikovë-Zhupë është në kuadër të reformave të adminstratës komunale, e cila punon parreshtur për mbërrirë dhe tejkaluar objektivat e saj.

Ndryshimi ka ndodhur, po punojm fort që ndryshimet të jenë edhe më të mëdha!

Shpesh herë fotografia tregon shumë.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

69 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

69 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. 27 nga këto aksidente janë me të lënduar, ndërkaq 42 me dëme...

Lajmet e Fundit