4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pesë raste me COVID-19 në Malishevë, njëri kishte vdekur para 2 dite

Në Komunën e Malishevës sot janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19.

Megjithatë në një komunikatë për media të dërguar nga Komuna thuhet se një prej personave i cili është raportuar sot me COVID-19 ka vdekur para dy ditëve.

“Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39 raste, kurse numri i të vdekurve në 8 raste. Këto të dhëna sot janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës”, thuhet në njoftim.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 135 të prekur, 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje”, thekson njofitmi.

“Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë: 1 rast në Malishevë, 1 në Lladrovc, 1 në Kijevë, 1 në Llazicë dhe 1 rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë”, përfundon komunikata.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit