14.3 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2020

Pezullimi i Ligjit për Zyrtarë Publikë mbetet në fuqi deri më 28 prill

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim ta vazhdojë masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit për Zyrtarë Publikë.

Në seancën e mbajtur me datë 26 shkurt 2020, kjo gjykatë vendos që Ligji i të pezullohet deri më datë 28 prill.

Më 19 nëntor të vitit të kaluar kushtetuesja pati vendosur që ta pezullojë vendimin e zbatimit të këtij ligji deri më 30 mars.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 26 shkurt 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KO 203/19; 2. KI 188/19; 3. KI 192/19; 4. KI 206/19; 5. KI 231/19 dhe 6. KI 109/19.

Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

Vendim për vazhdimin e masës së përkohshme

Lënda: KO 203/19

Parashtrues: Avokati i Popullit

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1. 2, dhe paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41 (paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 (paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68 (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe nenit 85 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, më 11 mars 2019, dhe që hyri në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se nenet e kontestuara nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 132 [Roli dhe kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në kërkesën e tij, parashtruesi gjithashtu kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara, të cilën kërkesë Gjykata e miratoi pas shqyrtimit të parë, më 19 nëntor 2019.

Kërkesa bazohej në paragrafin 2, nënparagrafin 1, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] dhe në paragrafin 2, të nenit 116 [Efekti juridik i vendimeve] të Kushtetutës, në nenet 22, 27, 29 dhe 30 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32, 56 dhe 57 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, në pajtim me nenin 116.2 të Kushtetutës, me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës:

TA VAZHDOJË masën e përkohshme të vendosur me Vendimin për masë të përkohshme në rastin KO 203/19, të datës të 19 nëntor 2019, deri më 28 prill 2020;

TA VAZHDOJË PEZULLIMIN e zbatimit në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I;

Aktvendim

Lënda: KI 188/19

Parashtrues: Saranda Nimani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë [C. nr. 61/2008], të datës 14 maj 2019, me të cilin parashtruesja pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

Vendim

Lënda: KI 192/19

Parashtrues: Naser Shala

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [CA.nr. 1802/2019], të datës 6 maj 2019, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit, janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 46 [Mbrojtja e pronës], 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] dhe 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me neni 113.7 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 29 dhe 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën. 

Aktvendim

Lënda: KI 206/19

Parashtrues: Mladen Nikoli?

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Gž.nr. 659/2017], të datës 21 maj 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i ishin shkelur të drejtat e tij në kundërshtim me nenet 478, 479 dhe 480 të Ligjit nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore. Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pretendon t’i jenë cenuar përmes aktvendimit të kontestuar.

Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(d) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

Aktvendim

Lënda: KI 231/19

Parashtrues: NSH “KOSOVA-EXPORT”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, [AC-I-15-0212-A0001], të datës 22 gusht 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 3 paragrafi 1 [Barazia para ligjit], nenin 7 [Vlerat], nenin 24 paragrafi 1 [Barazia para ligjit], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 54 paragrafi 1 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe me nenin 102 paragrafi 3 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kërkesa bazohej në nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e përkohshme] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 27.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe të rregullave 39 (2) dhe 57 (1) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

Aktvendim

Lënda: KI 109/19

Parashtrues: Mehmet Qerimi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Supreme të Kosovës [Pml.nr.5/19], të datës 22 janar 2019, me të cilin parashtruesi pretendonte shkeljen e të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe 49 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

- Advertisement -

Më Shumë

Kaosi sot në Kosovë lidhet me emrin Agim Veliu

Bekri Murselaj Emri i Agim Veliut, është emër i njohur për popullin tonë dhe veçanërisht për ndikimin e tij dhe fuqinë e tij brenda LDK-së....

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’ju paguajë Qeveria

Ministria e Financave ka njoftuar se do të mar përsipër ti paguaj për tre muajt e ardhshëm nga buxheti i shtetit, punëtorët të cuilët...

Një polic nga Malisheva infektohet me koronavirus

Një zyrtar policor i Policisë së Kosovës është infektuar me virusin COVID-19, ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës. Televizionit Publik ua kanë konfirmuar nga drejtoria...

Rrëzohet Qeveria Kurti

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj...

Ministrja Dumoshi konfirmon mbështetjen për xhudistët pas hyrjes së tyre në karantinë

(I plotëuar) Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, dhe drejtori i Departamentit të Sportit, Iber Alaj, kanë zhvilluar një video telefonatë me...

Arrestohet një i mitur në Prizren, nuk e respektoi orën policore

  Policia në Prizren ka arrestuar një të mitur për shkak mosrespektimit të orës policore. “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K pasi që i...

Më 28 mars 1989, në Kosovë shpërthyen protestat e mëdha kundër represionit të Serbisë

Në të gjithë Kosovën, më 28 Mars të vitit 1989, shpërthyen protestat e mëdha kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës nga parlamenti serb. Kjo datë...

Vedat Muriqi “lajmërohet” nga Turqia, kjo është gjendja e tij

Superliga turke, ishte një ndër kampionatet e fundit që ndali aktivitetin pas përhapjes së koronavirusit në kontinentin e vjetër. Në këtë kampionat zhvillon aktivitetin edhe...

Ronela emocionon me fjalët kushtuar babait të ndjerë

Ronela e kujtoi me fjalë prekëse babanë e ndjerë. Ronela Hajati është një nga artistet, e cila tenton që jetën private ta mbajë larg vëmendjes...

Kurti falënderon kryetarët e komunave: Këto ditë jemi të gjithë bashkë

Kryeministri Albin Kurti gjatë tri ditëve të fundit, ka biseduar me 38 kryetarë komunash në Kosovë, mbi masat që ata kanë marrë për t’u...

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij sezoni në Serie A, duke...

Dogana njofton bizneset për importet

Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import. Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit...

Vdes aktorja e madhe Leze Qena

Ka ndërruar jetë ikona e aktrimit në Kosovë, Leze Qena. Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 85 vjeçare. Tejet e dashur për publikun shqiptar...

Ministria e Ekonomisë: Furnizimi me miell nuk është problem

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt...

Në Prizren bëhet dezinfektimi i banesave kolektive

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se dezinfektimi i hapësirave publike dhe jopublike, si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, po vazhdohet këto ditë...

Erdogan beson se Turqia do ta ngadalësojë coronavirusin brenda 2-3 javësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se vendi i tij do ta ngadalësojë ritmin e përhapjes së coronavirusit brenda dy ose...

Lajmet e Fundit

Këto janë barnatoret që do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme në Prizren

Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren ka caktuar barnatoret të cilat do të kujdestarojnë në tri ditët e ardhshme. Orari është publikuar nga drejtori, Visar Shehu. Njoftim Barnatoret...

Në Krushë të Madhe nisin punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”

Në kuadër të projektit “Shtigjet e Ecjes”, kanë filluar punimet për ndërtimin e shtegut të ecjes “Lulet e Marsit”, në fshatin Krushë e Madhe...

Heqja e taksës 100 për qind për lëndën e parë, në Kosovë hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja...

‘E diela e vajtimit’/ Papa Françesku: Sot lutje dhe lot për njerëzimin

Me një bilanc tragjik nga përhapja e koronavirusit në botë, Papa Françesku e cilësoi këtë të diel, si “të dielën e lotëve”.  Ati i Shenjtë,...

Na mëson Nënë Tereza… Mos jeto kurrë pa jetë!

Bota po kalon ditë të vështira. Në kohët moderne, mbase shumëkujt i vijnë “të largëta” fjalët e thjeshta, dalë nga shpirti njerëzor. “Veshur” me...