9.2 C
Prizren
E martë, 20 Tetor, 2020

Piktori shqiptar që po bën emër në artin modern

GazmendFreitag-piktorGazmend Freitag është gati për të hapur ekspozitën e katërt personale me temën “Impresione shqiptare” në “Osteria Allore” ne Vjenë, e cila është edhe një nga prezentimet e njohura që po bën në galeritë austriake të artit

Piktori shqiptar nga Kosova, Gazmend Freitag ka kohë që jeton dhe vepron në Austri, ku me mjaft sukses po ngjitetmajave të suksesit dhe të afirmimit. Nëpër shumë media është prezantuar arti i tij, duke e theksuar vazhdimisht se ky piktor, edhe pse jeton dhe vepronnë Linc të Austrisë, motivimin dhe tematikën e tij artistike e ka edhe nga Kosova.

Dhe vërtet, kur shikon punimet e tij artistike, në www.gazmendfreitag.net, qoftë në pikturë, qoftë në grafikë, sheh mjaft peizazhe nga ambiente shqiptare të rrethit prej nga heq origjinën e tij, pra nga Prizreni. Duhet thënë se lidhja e tij me Kosovën, me rrethin nga e heq origjinën, është një lidhje emocionale, është edhe një krenari për historinë dhe bukurinë që e shquajnë natyrën shqiptare, kombin shqiptar.

Prandaj, ai ka përjetësuar në pëlhura me penelin e tij artistik Urën e Gurit, pjesë të qytetit, siç janë dyqanet karakteristike zejtare dhe peizazhe të ndryshme.

Kjo vjen ngaqë edhe pse i lindur në Pataqan të Poshtëm të komunës së Rahovecit, më tej regjioni i Prizrenit, më 25 maj 1968, një kohë të gjatë, përkatësisht që nga viti 1990, apo më shumë se gjysmën e jetës e ka kaluar në Gjermani dhe në Austri, dhe malli për vendlindjen, për vendin e tij e bën të jetë shumë i lidhur emocionalisht me gjithçka të bukur dhe të mirë me to.

Në artin e tij, ndërkaq, nuk është vetëm motivika dhe tematika shqiptare, pasi që ai trajton të bukurën universale dhe me koncepte moderne estetike për artin. Prandaj, Gazmend Frietag ka shumë punime me motive nga Austria dhe gjetiu, gjithnjë në funksion të një trajtimi artistik të të bukurës në natyrë dhe te njeriu.

Perceptimi estetik i realitetit, e për më tepër transponimi estetik i tij, nga piktori Gazmend Freitag e ka bërë që në masë të madhe të punojë peizazhe dhe portrete, gjë që këtë e afron më shumë me realizmin magjik. Veten, ndërkaq, Gazmendi e mban një realist impresionist, sigurisht si një konceptim i një sinkretizmi të realizmit dhe të impresionizmit si rryma artistike mjaft të njohura dhe mjaft të përhapura në artin botëror.

Dhe Gazmendi po mëton dhe po arrin suksesshëm që të hapërojë gjithnjë e më shumë dhe më suksesshëm në artin modern si një artist i suksesshëm dhe i vlerësuar jo vetëm në Austri, sepse me talentin e tij, po arrin që gjithnjë e më shumë të formësohet dhe të identifikohet si një emër i veçantë i artit bashkëkohor.

Këtë e dëshmon edhe prania e tij me piktura dhe grafika në ekspozita personale dhe kolektive, ku po merr vlerësime të shumta si nga artdashësit, ashtu edhe nga kritika dhe mediat austriake e shqiptare.

Në këtë aspekt duhet thënë se është prezantuar në këto ekspozita personale: – më 2008 në “Panairin e Peuerbach”, në Peuerbach; – më 2008, në “Atrium” në Bad Schallerbach; – më 2013 në “Galerie – Halle”, në Linz, si dhe në disa ekspozita kolektive: – më 2013, me Grupin e Shoqatës se Piktorëve “Palette kunstforum Oberösterreich”, ne Cafe Kronberg ne Scharten, po ashtu më 2013, në galerinë “Der Kunstraum”, në Vjenë; -më 2013, në Universitetin e Artit në Vjenë, – më 2013 në “European Art Fest” në Linz. Megjithëse përmenda peizazhin dhe portretin si lloje të artit piktural dhe grafik, duhet thënë se nudoja zë një vend mjaft të madh në artin e Gazmendit.

Aq shumë është i dhënë pas nudos artistike, sa që edhe është duke bërë një specializim në Universitetin e Arteve në Linc, pikërisht për këtë. Në këtë aspekt, duket se ky piktor shqiptar po ndjek shembullin e piktorit të njohur Pablo Pikaso, i cili është një nga piktorët që parapëlqen.

Po ashtu, edhe natyra e qetë, apo siç quhet ndryshe, natyra e vdekur, është një nga tematikat artistike që janë të pranishme në artin e tij. Me fjalë të tjera, opusi tematik i artit të të Gazmendit realizohet nëpërmjet peizazhit, portretit, nudos dhe natyrës së qetë. Së fundmi ka filluar të punojë edhe punime të natyrës ilustrative për tregime dhe libra të ndryshëm letrarë, duke bërë hapa të tjerë në zgjerimin e lloj-llojshmërisë artistike të tij.

Duhet thënë se kur bëhet fjalë për aspektet e brendshme, tipologjike dhe strukturore të artit të Gazmendit, nuk mund të lëmë pa përmendur se nëpërmjet vajit dhe tushit, ai ka arritur që të realizojë piktura dhe grafika mjaft tëmira, ku shquhet kompozicioni karakteristik, harmonia e hapësirës dhe e përmbajtjes estetike, si dhe shtrirja harmonike e ngjyrave dhe e dritëhijeve.

Në këtë aspekt, ndikimi i impresionizmit është i dukshëm, megjithëse ai po arrin që të paraqitet me një veçanti origjinale si një piktor i formësuar dhe injohur në botën artistike moderne. Një veçanti që nuk mund të lihet pa u përmendur është edhe ajo që ka të bëjë me njohjen solide që ka për artin jo vetëm në Austri, dhe kontaktet që ka filluar t’i ketë me piktorë të ndryshëm në Austri dh jashtë saj, qoftë me kontakte personale të drejtpërdrejta, qoftë edhe me forma të ndryshme elektronike të komunikimit.

E theksoj këtë veçanti, pasi që rritja e kontakteve të këtilla vjen edhe si vlerësim që po i bëhet artit të tij nga profesionistë të fushës, e që është edhe një shprehje e afirmimit të tij gjithnjë e më të madh. Në këtë kuptim, pra në kuptimin e njohjes solide që ka për artin, Gazmendi parapëlqen artin e Ibrahim Kodrës, Budim Berishës, Pikasos, Henri Matisse-s, Edgar Degas, Lucian Freud etj., e që do të thotë se parapëlqen piktorë shqiptarë dhe botërorë të identifikuar edhe nga publiku edhe nga kritika si piktorë të njohur.

Natyrisht se arti është një veprimtari dinamike dhe që ka marrëdhënie ndërpersonale dhe jashtëpersonale, të cilat reflektohen edhe në vetë artin si shkathtësi estetike, por edhe që ndihmon në ndërtimin marrëdhënieve njerëzore dhe profesionale ndërmjet artistëve të ndryshëm, e të cilat Gazmendi vazhdon t’i ndërtojë suksesshëm në funksion të një komunikimi artistik në të mirë të artit të tij dhe te artit në përgjithësi.

Gjithsesi duhet theksuar se Gazmend Freitag është duke dhënë një kontribut të madh në jetën kulturore të shqiptarëve në Austri, qoftë nëpërmjet Shoqatës “Aleksandër Moisiu”, qoftë nëpërmjet librit antologjik, “Illyricum”, në të cilin janë përfshirë autorë shqiptarë në Austri, dhe në tëclin është i përfshirë i vetmi piktor në Austri.

Ky libër është botuar shqip dhe gjermanisht dhe i është ofruar opinionit të gjerë në Austri Pjesëmarrja e rregullt e tij në jetën kulturore të shqiptarëve në Austri, është edhe një mënyrë e shprehjes së lidhjes emocionale me vendine tij, me kombin e tij, por edhe një shprehje e vullnetit të tij që të bëjë sa të mundet që shqiptarët në Austri dhe në botë të njihen jo vetëm si krahë pune, por edhe si krijues vlerëash artistike dhe organizatorë të veprimtarive të ndryshme kulturore.

Prandaj ai ka marrë në shumë takime letraro-artistike që janë organizuar atje nga artistë shqiptarë të fushës së letërsisë, të pikturës dhe të artit në përgjithësi, por edhe në takime të tilla të organizuara bashkë me artistë austriakë. Së këndejmi duhet thënë se Gazmendi është shumë aktiv jo vetëm me punën personale si piktor, por edhe me angazhimet e tij në jetën kulturo-artistike të shqiptarëve në Austri, por edhe në jetën kulturore austriake në përgjithësi.

Gazmend Freitag është gati për të hapur ekspozitën e katërt personale me temën “Impresione shqiptare” në “Osteria Allore” ne Vjenë, e cila është edhe një nga prezentimet e njohura që po bën në galeritë austriake të artit. Kjo ekspozitë do të hapet të hënën më 20 janar dhe do të jetë e hapur deri më 20 shkurt të këtij viti.

Fakti që ky piktor arrin të hapë ekspozitë personale në një nga galeritë e njohura të Vjenës, për më tepër si një shprehje të artit shqiptar, e bën shumë të rëndësishme këtë ekspozitë, por edhe bën që në këtë mënyrë të ketë një përfaqësim dinjitoz edhe arti shqiptar në veçanti, dhe kultura shqiptare në përgjithësi.

Në këtë mënyrë, ky piktor po futet në artin modern evropian dhe botëror si një piktor me veçanti kombëtare shqiptare, pra po futet si një piktor shqiptar dhe arti i tij si përfaqësim i artit shqiptar në botë. Prandaj po pritet me mjaft interesim kjo ekspozitë, e cila nuk do ta lartësojë vetëm piktorin Gazmend Freitag, por edhe artin shqiptar në përgjithësi./Zhurnal/

- Advertisement -

Më Shumë

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Malishevë

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK, sot në territorin e Komunës së Malishevës nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19. Gjendja e...

Për një javë, në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 u rrit për 300

Për gati 300 është rritur shifra e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë në javën e fundit. Teksa 11 tetorin Kosova e mbylli me...

Situata me COVID-19, Hoti: Pas dy javësh do të marrim masa ekstreme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në konferencën e mbajtur për media, ku është njoftuar për rezultatin e të infektuarve me Covid-19, tha se pas...

Vetëm dje, 12 lindje në Prizren

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, raporton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të...

A i njeh Gjermania patentë shoferët e Kosovës?

Njohja ndërkombëtare e patentë shoferëve të Kosovës, mbetet ende sfidë qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendet e ndryshme evropiane. Patentë shoferët e lëshuar...

Në Prizren 6 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 6...

Situata me COVID-19, panairi i librit në Tiranë mbahet online

Panairi i 23-të i librit, “Tirana 2020” do të mbahet online në ditët e caktuara më parë, 12-15 nëntor 2020. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e...

Ushtarë të rinj amerikanë pritet të vijnë në Kosovë

Një numër i caktuar i ushtarëve të rinj amerikan pritet t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Disa prej tyre të cilët tashmë kanë...

Rikthehet Superliga e Kosovës, java e 6-të nis me këtë takim

Pas pauzës dy javëshe, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion. Java e 6-të e Superligës fillon me ndeshjen tejet interesante, Arbëria-Ballkani. Ndeshja do të zhvillohet nga...

Haxhi Avdyli kërkon arrestimin e Ramush dhe Nasim Haradinajt

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar për privatizimet e tokave me çmime prej 1 deri në 3 euro,...

Ibrahimovic: Askush nuk do të më ndal mua

Heroi i Milanit Zlatan Ibrahimovic ishte i etur për sukses kundër Interit, pasi i kaloi dy javë në karantinë. Sulmuesi 39-vjeçar e mposhti koronavirusin dhe...

Suharekë: Ndalohet një person pasi policia i gjen në shtëpi 3 pushkë, pistoletë e shumë fishekë

Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë, L.K., (1978), pasi që pas kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar tri pushka,...

Coronavirusi në Prizren, 3 raste të reja

Në komunën e Prizrenit të premten janë shënuar tre raste të reja me coronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Gjendet mjet shpërthyes në Kramovik të Rahovecit

Në fshatin Kramovik të Rahovecit një person ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton PrizrenPress. Njësiti policor ka siguruar vendin...

Enca nesër mbush 25 vjeç, fillon festën ku shfaqet ekstravagante

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, në përgjithësi njihet për paraqitjet e saj ekstravagante në skenë. Ajo përmes rrjeteve sociale mban të informuar 2.3 milionë ndjekësit e...

Kështu duhet të aplikoni për të marrë 10-përqindëshin nga Trusti

Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria e Kosovës ka paraparë që qytetarët të mund të nxjerrin 10% nga Fondi Pensional. Në këtë pjesë...

Lajmet e Fundit

Ambsadori i ri i BE-së vizitoi Prizrenin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...

Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë të martën në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, si projekt i...

Zafir Berisha në Konferencë Ndërkombëtare flet për Siguri Kibernetike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, i cili është caktuar nga Agim Veliu edhe në cilësinë e koordinatorit për siguri kibernetike, sot iu...

Ndërrimi i orës për këtë vit, ky është vendimi i fundit

Ora do të ndryshohet edhe këtë vit. Edhe pse u diskutua se shumë, ora do të qëndrojë e njëjta dhe duket se edhe në këtë...