7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

”Pimë hashash dhe më pas nisi nga bisedat +18”, dëshmia e vajzës që u ngacmua nga i ati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik pasditen e djeshme ku u raportua se një 37-vjeçar, i identifikuar si Rodolf Merolli, është vënë në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 18-vjeçe.

Fax News ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me 18-vjeçaren, e cila ka treguar të gjithë ngjarjen, sesi ka rënë pre e ngacmimeve të të atit, i cili në ditën e ngjarjes ka qenë dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

“Shkova ta takoja babin në shtëpi, por ai nuk ishte aty. Isha me shokun dhe shoqen time të ngushtë. Ndenja në shtëpi me shoqen time të ngushtë deri në orën 22:00 deri në momentin që ai erdhi në shtëpi. Kishim marrë për të ngrënë po që nuk konsumuam asgjë. Pastaj ai bëri háshash piu,,piva dhe unë. Shtruam për të fjetur dhe në atë moment filloi të fliste përçart”, tregon fillimisht vajza e re.

“Fillonte duke me folur e me treguar dëshirat e tij ku dëshira e tij ishte që të kryente marëdhënie me mua.Kemi biseduar për gjëra të tjera po jo kaq personale dhe normalisht mua nuk me kanë interesuar dhe nuk duhet të mi thoshte fare mua. Jam treguar shumë e qetë duke i thënë që të flisnim nesër sepse kisha shumë frikë. Po flisja me shoqen time të ngushtë dhe i thashë që nuk isha mirë”, tregon më tej vajza, ndërsa shton se i ati nuk ka tentuar që ta prekë.

Vajza tregon se i ati i kishte thënë se ndjenjat nuk komandohen, ndërsa shton se ka kërkuar ndihmë nga shoqja e saj e ngushtë, në mënyrë që të largohej nga banesa.

“Nisi bisedat +18, më tha që kam një dëshirë ma plotëso, i tash çfarë po thua se je tapë. Pastaj i thashë çfarë po thua? Ai tha që dua ta bëj njëherë me ty. Po, tha që më ka evlat por ndjenjat nuk komandohen, thjesht provoje njëherë se do të çmend. Më pas nuk po duroja më dhe i thashë shoqes time të ngushtë, që të vinte shoku im i ngushtë të më merrte, ndërkohë nuk kisha mundësi të dilja se të gjitha dyert ishin mbyllur. Isha shumë e frikësuar, vetëm u tregova e qetë, nuk u bëra agresive. Më pas më ka marrë shoqja ime në telefon dhe tha hajde se jemi në punë, por nuk jam në punë, doja të shpëtoja që aty”, thotë e reja, ndërsa tregon se dhuna nga babai i saj ka qenë e vazhdueshme.

“Që kur kam lindur.., shkoja në shkollë me kripë dhe me qepë, për shkak të dhunës. Kam kërkuar psikolog dhe nuk ma kanë mundësuar, sepse ky është shteti ynë, ndërkohë e kam kërkuar ta kem sepse kam nevojë. Psikologun dhe avokatin sepse nuk kam mundësi ti paguaj, kaq kërkoj nga shteti”, shprehet vajza.

Më Shumë

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit