13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Poezia e parë shqipe u shkrua nga Lekë Matrënga

Lekë Matrënga, i njohur si Luca Matranga, ka lindur më 1567 në fshatin Hora e Arbëreshëvet/”Piana degli Albanesi”, ka vdekur më 1619 në Palermo.

Ishte prift dhe shkrimtar arbëresh nga Siçilia, Itali.

Studoi në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë, themeloi në vendin e lindjes shkollë. Libri i tij me titull “E mbsuame e krështerë”, shkruar në vitin 1592, përbën dokumentin e parë filologjik të toskërishtes së shkruar dhe të dytin të shqipes, fill pas “Mesharit” të Gjon Buzukut.

Matranga përdori gjuhën shqipe, arbërishten e folur në Piana degli Albanesi, ndryshuar në disa tipare fonetike, në mënyrë që të kuptohej edhe nga arbëreshët e kolonive të tjera. Libri përbëhet nga 28 fletë.

“E mbsuame e krështerë”, e njohur dhe si “Dottrina Christiana”, u botua në Romë më 1592.

Kjo vepër, në 28 faqet që ka, me përmbajtje shpirtërore e katekistike, tejet e rëndësishme për kishën arbëreshe, përfshin edhe një vjershë me tetë vargje, që përbën llojin e parë të vargut të shkruar shqip. Vepra është një doracak fetar për doktrinën e krishterë në formë pyetje-përgjigje.

Kjo vepër është e rëndësishme edhe për dokumentimin e një faze të vjetër të të folmeve të arbëreshëve të Siçilisë; ajo paraqet interes edhe për vjershën e shkurtër botuar në atë vëllim, dokument i parë e botuar i vjershërimit shqip.

Matrënga sjell me këtë vepër, poezinë e parë në gjuhën shqipe. Poezia, veç të tjerash, ka rëndësi, se gruan, femrën, e përmend që në vargun e dytë të saj…

Po jua risjellim në vëmendje vjershën “Këngë e përshpirtshme”, në origjinal, që konsiderohet si një nga vargëzimet e para në gjuhën shqipe:

Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë
Të mirë të krësht?, bura e gr?
Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njer? nesh çë mkatë s’k?
E lum kush e kujton se k? të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i k?
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për b?r të tij e për vëll?

Vargjet në gjuhën e sotme shqipe, do të tingëllonin kështu:

Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë,
Të krishterë të mirë, burra e gra,
me fjalë të Tënzot të shihni Meshë,
se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka.
E lum kush kujton se do të vdesë.
E mendtë bashkë në Tënzonë i ka,
se Krishti në parajsë atij i bën pjesë,
e bën për bir të tij e për vëlla”. 

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Lajmet e Fundit