4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Policia në Malishevë për dy muaj arreston 705 persona

arrestimi 2Policia në Malishevë për dy muaj të këtij viti ka realizuar 705 urdhëresa të Gjykatës.

Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se në ekzekutimin e këtyre urdhëresave janë arrestuar 705 persona.

“Policia në Malishevë, krahas punës parësore që ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ka arritur që për periudhën janar –shkurt 2014 të bëjë realizimin e 705 urdhëresave të lëshuara nga gjykata dhe 66 shoqërime në seanca gjyqësore”.

“Për të sqaruar më mirë realizimin e urdhëresave, policia e Malishevës gjatë dy muajve ka arrestuar 705 persona të cilëve u janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje ose janë dënuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale”

“Prej 705 të arrestuarve, 633 kanë kryer obligimet me ç’rast kanë shlyer borxhin ndërsa 72 janë përcjellë për shlyerje të dënimit me burg. Po ashtu janë realizuar edhe 66 shoqërime në seanca gjyqësore me kërkesë të gjykatës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit