10.6 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Politikani francez: Skënderbeu politikani e mbreti i shqiptarëve

Në faqen n°314 të librit me titull “Histoire de la Turquie II – Historia e Turqisë II”, të poetit, romancierit, dramaturgut dhe politikanit të njohur francez, Alphonse De Lamartine, botuar në Paris në 1862, gjejmë një përshkrim të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë, një vrasës nokturn; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund.

Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t’i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir.

Ai thirri në Krujë pesë motrat e tij, të martuara me krerë të tjerë shqiptarë të krahinave fqinje, vëllezërit, nipat, prindërit e tij, miqtë dhe klientët e shtëpisë së tij, të gjithë krerët e qyteteve, fshatrave, fiseve malësore, të bashkuar nga shpirti i racës dhe britmës së gjakut.

Dymbëdhjetë mijë shqiptarë dhe shqiptare nga të gjitha radhët dhe moshat shkuan me armët në dorë, me fenë ose me lirinë në zemër, në këtë këshill të madh të kombit në Krujë.

Emri i Skënderbeut, rinia, figura, elokuenca, grada e tij në Shqipëri, suksesi i tij në ushtritë turke, ku vetëm ai kishte sekretin për t’i mundur, nga që vetë i pati habitur me guximin e tij, prestigjin e dëbimit, gjakun e vezirit të therur me dorën e tij, kufomat e dhjetë mijë otomanëve të Muratit të II, animuan këtë asamble popullore me një heroizëm, i cili u përcjell të nesërmen nga gratë, pleqtë, fëmijët, deri në shkëmbinjtë më të fundit të Shqipërisë.

Me një zë unanim, motori i kryengritjes u shpall lider. Shqipëria nuk njohu më asnjë princ tjetër kombëtar përveç atij që i solli kombësinë dhe fenë e saj; thesare, armë, krahë, zemra, jetë e vdekje, gjithçka ishte e tij. Skënderbeu u bë në një ditë jo vetëm mbreti, por edhe emri i shqiptarëve.”/Darsiani.com

- Advertisement -

Më Shumë

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Dy raste të reja me COVID-19, kryetari i Suharekës bën thirrje të zbatohen masat e MSh-së

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se atje janë shënuar 2 raste të reja me Covid-19. “Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin...

60 milionë euro për Icardin, Juventusi parakalon PSG-në

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe...

Turistët mund të rezervojnë pushimet në Spanjë duke filluar nga korriku

Ministri i turizmit në Spanjë ka deklaruar këtë mëngjes se të huajt mund të rezervojnë pushimet në Spanjë nga korriku pasi karantina dy-javore për...

40 policë në Prizren do të testohen për COVID-19

Ditë më parë rezultuan tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor. Në lidhje me këtë,...

Detaje për gjashtë të infektuarit me COVID-19 nga Romaja e Prizrenit (Video)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte ka bërë të ditur se gjashtë rastet e reja me Covid 19, janë nga komuna e Prizrenit, saktësisht...

Zyrtare: Premierliga fillon me 17 qershor

Liga Premier e ka konfirmuar lajmin se do të rifillojë ndeshjet nga 17 qershori ku do të zhvillohen të gjitha 92 ndeshjet e mbetura. Një...

25 zyrtarë policor janë të prekur nga virusi COVID-19

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot bëri të ditur se 25 zyrtarë janë prekur nga COVID-19, prej tyre 11 janë shëruar dhe...

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Romajë të Hasit

GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 25 maj 2020, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika...

Prizren: Aktakuzë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet M.P., dhe R.D., për shkak të dyshimit...

Haradinaj përkujton 27 martirët e masakrës së Tusuzit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 27 martirët të cilët kanë rënë në masakrën e Tusuzit të Prizrenit, 21 vjet më parë. Haradinaj ka...

Vetëvendosje në Prizren uron festën e Fitër Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren të gjithë besimtarëve muslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit. "Në këtë ditë feste e gëzimi, le të mbretërojë dashuria...

Rimëkëmbja ekonomike mund të marrë kohë deri në vitin 2023

Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga koronavirusi, vlerësohet se Kosova mund ta rikthejë gjendjen ekonomike gjatë këtij viti, por nëse pandemia...

“Nuk kryenim marrëdhënie, e urreja burrin”, partnerja e Crouch flet hapur

Abbey Clancy, partnerja e Peter Crouch, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante gjatë kohës që ishte shtatzënë. Gruaja e ish-sulmuesit të njohur anglez zbuloi...

Avdyli: Dikush nga LDK iu ka thënë portaleve se kam qenë anëtar i PDK’së

Deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se ai nuk ka shkelur asnjë parim për të cilin...

Një burrë në Suharekë pengon zyrtarët policor në detyrë, arrestohet

Një burrë në Suharekë ka tentuar t’i pengojë zyrtarët policorë teksa ishin duke kryer detyrën e tyre, transmeton PrizrenPress. Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...