2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ponte Prizreni fiton përballjen ndaj Trepçës

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ponte Prizreni e nisi ndeshjen më mirë, duke kontrolluar lojën në fillim dhe e fiton çerekun e parë 27:20. Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku me kalimin e minutave arrijnë të barazojnë shifrat dhe të kalojnë në epërsi 38:42, por një seri e vendasve prej 8:0, u mundëson që të shkojnë në pushim me shifrat 46:42.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për prizrenasit, që fitojnë periodën e tretë, 21:12 dhe atë të fundit 28:20, duke triumfuar bindshëm në fund 95:74.

Te Ponte Prizreni u dalluan Xavier Cannefax me 22 pikë e 10 asistime, Jeremiah Paige me 27 pikë, Arti Hajdari me 16 pikë dhe Joshua Martin me pesë pikë e 22 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Erving walker me 26 pikë dhe Besnik Azemi e Dillon Smith me nga 13 pikë e tetë kërcime.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit