4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Premierliga jep dritën jeshile, arabët një hap larg Newcastle

Siç flitet prej kohësh, klubi i Newcastle pritet të ketë pronarë të rinj sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për disa investitorë arabë, të cilët kanë lidhje me familjen mbretërore të Arabisë Saudite, konkretisht me princin e vendit arab, Mohammed bin Salman

Ky lajm padyshim që i ka entuziasmuar tifozët e Newcastle, pasi në rast se kjo ndodh klubi i tyre do të ishte më i pasuri në Premier League. Kjo do të sillte një ndryshim të historisë së klubit, duke e kthyer atë në një nga klubet më të fuqishme në ishullin britanik.

Një lajm akoma më i mirë vjen për ta sepse sipas raportimit të kanalit arab “Al Ekhbariya”, Premier League ka dhënë dritën jeshile për të lejuar blerjen e Newcastle nga arabët. Në media të ndryshme flitet se operacioni do të kushtojë diku te 300 milion paund, por gjithçka do të zbardhet në ditët në vijim.

Premier League jep dritën jeshile, arabët një hap larg Newcastle ...

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit