7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij sezoni në Serie A, duke këmbëngulur se ai do të rinisë në korrik ose gusht.

Debati se a do të anulohet plotësisht sezoni 2019/20 për të hapur rrugë për sezonin e ri 2020/21 është duke vazhduar, me koronavirusin që po tregon shenja të vogla të ngadalësimit njëherë për njëherë, transmeton Gazeta Express.

Përkundër kësaj, Gravina këmbëngul se Serie A mund të kompletohet këtë sezon, veçanërisht duke ditur se Kampionati Evropian 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Për sa të jem në gjendje nuk do ta humbasë shpresën e rinisjes së këtij sezoni. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë”, tha Gravina.

“Jam i vetëdijshëm se është shumë herët të mendohet për datën, por duhet të mendojmë pozitivisht. Do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA ta rinisim sezonin në korrik dhe gusht”, theksoi ai.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit