12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Presidenti i klubit argjentinas: Lautaro e ka marrë rrugën drejt Barcelonës

Transferimi i mundshëm i Lautaro Martinez te Barcelona është kthyer në një temë dite në mediat italiane dhe ato spanjolle. Sëfundmi për këtë çështje është shprehur edhe presidenti i Racing Club, Victor Blanco njeriu i cili besoi te Lautaro kur ishte vetëm një adoleshent.

Numri 1 i klubit nga Avellaneda ka interes që Martinez të transferohet te Barcelona dhe me deklaratat e tij ka trembur jo pak tifozët e Interit të cilët janë duke kryqëzuar gishtat që numri 10 të mos largohet.

“Kam ndjesinë që firma e Lautaros me Barcelonës është shumë afër, edhe pse nuk kam biseduar me të kohët e fundit. Sado që të jetë shifra që do të paguhet për të, është e mirëseardhur. E ruajtëm një përqindje të kartonit kur e shitëm tek Interi. Vendosëm bast për të ardhmen, pa e ditur nëse dhe kur do të ndodhë“, deklaron Víctor Blanco, i cili do të përfitojë disa milion nga transferimi i Lautaros në Spanjë.

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit