11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Presidenti Thaçi falë shtatë të burgosur, asnjëri prej tyre nuk është nga Prizreni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka falur nga gjashtë muaj deri në tri vjet burg shtatë të burgosurve në Qendrat Korrektuese të vendit.

Me një dekret të nxjerrë tri ditë më parë, Presidenti Thaçi shpalli faljen e tri vite e gjashtë muajve burgim për Luz Allakajn, të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Po ashtu, me këtë dekret iu hoqën disa vite burgim edhe gjashtë personave të tjerë të burgosur në qendrat korrektuese të Smrekonicës e Dubravës.

Më Shumë

Lajmet e Fundit