6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prindërit e gjejnë të birin që u ishte rrëmbyer para 32 vjetëve

Një çift kinez është bashkuar me fëmijën e tyre pas 32 vjetëve, pasi që u ishte rrëmbyer në një hotel në vitin 1988.

Mao Yin ishte rrëmbyer kur ishte 2 vjeç, gjersa babai i tij ishte ndalur për t’i marrë ujë rrugës nga çerdhja për në shtëpi, shkruan BBC-ja.

Familja kërkoi brenda dhe jashtë qytetit Xian ku ndodhi ngjarja dhe u vendosën shumë afishe rreth qytetit. Në një moment, prindërit menduan se e kishin gjetur, por kjo kishte qene vetëm një shpresë e rrejshme.

Nëna e tij kishte lënë punën për të kërkuar të birin dhe kishte shpërndarë më shumë se 100.000 afishe në më shumë se 10 provinca dhe komuna të Kinës, por pa sukses.

Brenda viteve ajo kishte dalë në shumë programe televizive kineze duke kërkuar ndihmë, por e gjitha kishte përfunduar pa sukses.

Në vitin 2007, Li filloi të bënte pune vullnetare me një grup që quhet “Baby Come Back Home”, për t’i ndihmuar prindërit e tjerë që t’i gjejnë fëmijët e tyre të humbur.

Sipas mediave shtetërore, ajo kishte ndihmuar 29 familje që të bashkohen me fëmijët, gjersa i biri i saj ende ishte i zhdukur.

Në muajin prill, policia mori rr një informatë për një njeri nga provinca Sichuan, i cili kishte adoptuar një bebe shumë vite më parë.

Policia e gjetën fëmijën e adoptuar, tashmë 34-vjeçar dhe pas testeve të ADN-së, doli se ishte i Mao Zhenjing dhe Li Jingzhi.

Policia tha se fëmija i ishte shitur një çifti pa fëmijë për 840 dollarë.

Rrëmbimi dhe trafikimi i bebeve ka qenë një problem në Kinë për dekada me radhë.

Nuk ka numra zyrtarë, por sipas faqes së internetit të organizatës “Baby Come Back”, janë 14.893 familje që kërkojnë djemtë e zhdukur dhe 7.411 të tjera që kërkojnë vajzat e zhdukura.

Në vitin 2015, ishte vlerësuar se çdo vit po rrëmbeheshin rreth 20.000 fëmijë në Kinë.

Në vitin 2009, ministria e Sigurisë Publike e Kinës kishte krijuar një bazë të të dhënave të ADN-së dhe kjo ka ndihmuar në gjetjen e 6.000 fëmijëve të zhdukur.

Në maj të vitit 2016, kjo ministri ka nisur një sistem të quajtur “Ribashkimi”, i cili deri në qershor të vitit të kaluar ka ndihmuar në bashkimin e 4.000 fëmijëve me familjet e tyre.

Më Shumë

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji I Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët...

Lajmet e Fundit