9.1 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Privatizimi pas ristrukturimit si mundësi për shpëtimin e Telekomit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që Telekomi t’i futet procesit të privatizimit, madje zyrtarët e Qeverisë thonë se kjo është forma e vetëm për ta shpëtuar ndërmarrjen më profitabile në vend dikur.

Gjendja e vështirë financiare si dhe numri i të punësuarve ka bërë që për ekspertet e ekonomisë dhe njohësit e kësaj fushe privatizimi të shihet me dyshime, pa një ristrukturim fillestar të Telekomit.

Ish-kryeshefi i Post-Telekomit të Kosovës, Agron Dida, ka thënë për Telegrafin se menaxhimi jo i mirë ka ndikuar që kjo ndërmarrje të kërkojë shpëtim në procesin e privatizimit, por së pari duhet të ketë ristrukturim.

“Në rastin ideal duhet të ndodh një ristrukturim serioz, mirëpo kam dyshime që ka njerëz të dedikuar për këtë. Ky lidership e ka humbur kredibilitetin, ku me këtë me siguri punëtorët janë të pakënaqur. Zgjidhja më e volitshme është privatizimi. Me keqardhje të madhe po e shoh që jo vetëm Vala, por edhe Posta kanë falimentuar financiarisht. Aty më nuk ka zgjidhje tjetër”, tha Dida.

Ai ka shtuar se gjendja aktuale financiare e Telekomit është në një pozitë të pavolitshme që të qëndroj si ndërmarrje publike.

“Mendoj se ardhmja e PTK-së duhet të jetë publike, por duke i parë proceset ku minusi financiar është evident, atëherë nuk mund të qëndroj si ndërmarrje publike dhe është në pozitë të pavolitshme që nuk shkon”, tha Dida.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com, ka thënë se Telekomit nuk i kanë mbetur shumë opsione.

“Aty nuk ka shumë zgjidhje, Telekomit nuk i kanë mbetur shumë opsione, ku nëse në të kaluar kanë mundur ta mendojnë një opsion aktualisht neve nuk po na ofrohet një alternativë më e mirë se privatizimi. Momenti i duhur ka qenë shumë vite më herët kur industria e telekomunikimit ka qenë stabile, kanë qenë konkurruese dhe ka qenë në rritje. Është dashur kur Telekomi ka pasur bilanc krejt tjetër financiar, është dashur kur momentumi politik dhe ndërkombëtar në Kosovë ka qenë shumë më i përshtatshëm, është dashur kur edhe ekonomia botërore ka qenë në nivele të tjera. Pas krizës financiare, çdo perspektivë e privatizimeve të tilla ka ndryshuar dhe revolucionet teknologjike i kanë ndihmuar kësaj, që kjo industri nuk është atraktive për shuma të mëdha”, është shprehur Rukiqi.

Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për Telegrafin se gjëja e duhur do të ishte privatizimi sesa të falimentimi i Telekomit.

“Ne do të shikojmë brenda mundësive ligjore çfarë mund të bëjmë që ta nxjerrim Telekomin nga situata, me anë të privatizimit apo ndonjë formë tjetër se kështu nuk mund të lihet. Në fund të fundit të privatizohet se të lihet të falimentohet”, tha për Telegrafin, Shatri.

Ndryshe, në vitin 2013, Telekomi i Kosovës i ishte nënshtruar procesit të privatizimit dhe kishte dështuar. Pavarësisht gjendjes së vështirë financiare, Telekomi në periudhën 2010-2015 kishte ndarë dividendë për Qeverinë e Kosovës në shumë prej 250 milionë eurove. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Suksese “Liria” ime

Shkruan: Nol Elshani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim që të përfundojë kampionati i Ligës së Parë, për shkakun që klubet nuk...

Rikthehet në tryezë opozita në Shqipëri

Palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) pritet të mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00, pas bojkotit të takimit të...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Arrestohen nëntë persona në “Arbanë” të Prizrenit

Nëntë persona janë arrestuar në lagjen “Arbana” të Prizrenit. Ata nuk kanë respektuar masënkufizuese të lëvizjes. “Ndaj nëntë të dyshuarve meshkuj është iniciuar lënda, pasi të...

Pse iku arsimtari Agim?

Ditar Kabashi  Kur e ndërroi vendin e punës dhe kaloi tek një shkollë tjetër mërzia ime u ngjesh aq sa më ishte zbehur fare kuraja...

Familja Jahaj nga Gjonaj i Hasit kërkon ndihmë (Video)

Familja 5 anëtarshe Jahaj nga Gjonaj i Hasit jeton në kushte të rënda ekonomike. Në qershor, kjo familje do të mbetet në rrugë. Kryefamiljarja Shpresa Jahaj...

Pamje nga droni: Kështu u fal Bajrami në Durrës

Falja e Bajramit në Durrës u bë në sheshin pranë xhamisë 19 minuta më herët 15 Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë...

Policia e Prizrenit merret me identifikimin e personave të tjerë që kontaktuan 12 zyrtarët e infektuar me COVID-19

Pas rastit të parë të zyrtarit policor në rajonin e Prizrenit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Mjeku nga Prizreni tregon se si trembet ariu (Video)

Profesori dhe Specialisti i Protetikës Stomatologjike, dr. Kujtim Shala, tregon se si duhet të trembet ariu, në rastet kur njerëzit përballën me të. Sipas tij,...

Dua Lipa pas anulimit të “Sunny Hill”: Shihemi në 2021-tën

Këngëtarja Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”. “E mërzitshme që s’do të mund të festojmë këtë verë por, shihemi në 2021-tën”,...

40 policë në Prizren do të testohen për COVID-19

Ditë më parë rezultuan tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor. Në lidhje me këtë,...

Tërnava: Keni durim, shmangeni vizitat te familjarët për festë

Myftiu Naim Tërnava në mesazhin me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka kërkuar nga besimtarët mysliman që të ketë durim në këtë kohë...

Prizren: Dy punëtorë të një fabrike dhe një polic, janë të infektuarit me COVID-19

Në komunën e Prizrenit sot janë shënuar edhe tri raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 124 numrin total të të infektuarve. Të...

Hyrja në muze, falas për të gjithë turistët

Gjirokastra është qyteti i traditës, shijes dhe historisë. Gjirokastra nuk është vetëm e shqiptarëve dhe e gjirokastritëve, por një pasuri botërore që duhet shijuar...

Festa e Fitër Bajramit-Ky është plani i policisë së Kosovës për të evituar grumbullimin e njerëzve

Vetëm edhe një ditë na ndan nga festa e Fitër Bajramit. Por, kësaj herë kjo festë do të festohet ndryshe prej herave të tjera. Kjo...

Dragash: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Policia...

Lajmet e Fundit

ShBA, institucioneve dhe partive: Zbatojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e...

Kushtetuesja i jep të drejtë Thaçit për dekretin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i japë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në...

Mali i Zi lejon hyrjen për banorët e Kosovës, jo edhe për ata të Serbisë

Qytetarët e Kosovës prej 1 qershorit mund të hyjnë në territorin e Malit të Zi. Këtë e ka bërë të ditur të enjten mbrëma përmes...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Iluzion për një këngë

Nga Rauf Xhyheri Retë ikën! Këndoni sikur dielli do shpërthejë Harmoninë e harpave, Të mbetuna vjerë në shelgjet buzë liqenit, Që, edhe sot lotojnë, Tunden lehtas nga era e trishtueme. Zogjtë...