13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren, 15 aktakuza kundër 17 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 25 aktakuza ndaj 28 personave, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë ndalur 17 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Më Shumë

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit