7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren: Arkëtari i bankës “NLB” dënohet me gjobë për keqpërdorim detyre

Arkëtari kryesor në filialin e bankës “NLB” me seli në Prizren, Adnan Bajrami është dënuar me 600 euro gjobë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e turpit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, për “Betimi për Drejtësi”, bëri të ditur se i akuzuari e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Ajo tha se i akuzuari kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë më prokurorin Metush Biraj, ku pas aprovimit të së njëjtës nga gjykatësja Elezi, Bajrami u dënua me 2 muaj burgim efektiv.

Mirëpo pas shqiptimit të dënimit, i akuzuari i kishte propozuar gjykatëses që dënimi me 2 muaj burgim t’i zëvendësohej në dënim me gjobë, kur pas aprovimit, u shqiptua gjoba në shumën prej 600 euro.

Sipas gjykatëses Elezi, dënimin me gjobë i akuzuari është i obliguar ta paguajë me 2 këste mujore, si dhe obligohet që në emër të shpenzimeve gjyqësore t’i paguaj 50 euro dhe 50 euro të tjera në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave

Ndryshe, Adnan Bajrami akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, duke i tejkaluar kompetencat tij, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër.

Sipas aktakuzës, këtë e ka bërë në atë mënyrë që me 30 dhjetor 2016, në cilësinë e arkëtarit kryesor në filialin e bankës “NLB” me seli në Prizren, pranon nga bashkëpunëtori i klientit të bankës Ekrem Shala – pronar i këmbimores “Euro-Ekr”, N.SH, një shumë të lartë të valutave të frangave zvicerane për konvertim, e pastaj ia kthen në para të gatshme “Cash”, shumën prej 147,000.00 euro.

Sipas dispozitivit të aktakuzës, i akuzuari këtë shumë të parave nuk e fut në sistem, e pastaj kur zbulohet nga punëdhënësi, shumën gjegjëse të mjeteve përsëri të nesërmen, përmes vartësve të tij, ilegalisht e kthen në bankë.

Me këto veprime, Adnan Bajrami akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Lajmet e Fundit